Sfarqa ia kthen Sejdiut: Në kohën kur ishe ti kryetar i LDK-së, dega e Ferizajit ishte përtokë

Periskopi.com Lajme

Ish kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Degës se Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, pas rezultatit sipas tij jo të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Periskopi.

Fatmir Sejdiu, ka thënë në Debat Plus se dorëheqje nga pozitat aktuale në LDK duhet të japin edhe Lutfi Haziri e Agim Veliu, për shkak të mos suksesit në udhëheqjen e komunave.

“Muharrem Sfarqa, Lutfi Haziri, kemi zbritje të komunave, po e zëmë Podujeva. Ka edhe ndonjë degë tjetër. Ata që kanë humbë, asnjëri s’kanë mbushur bonusin e nevojshëm për të siguruar pikë’’, ka deklaruar Sejdiu.

Periskopi ka kontaktuar me kryetarin e degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Sfarqa, të cilin e ka pyetur se si i komenton deklarimet e Sejdiut. Ai për Periskopin ka thënë se në kohën kur ishte kryetar i LDK’së, Fatmir Sejdiu kjo degë “ka qenë për tokë”, dhe se rritjet e votave të LDK’së në këtë komunë kanë ardhur pas vitit 2013.

“Është qëndrim i tij personal. Është e drejtë e shprehjes së tij e mendimit të lirë, por që faktet flasin ndryshe përshkak që përgjatë kohës sa Fatmir Sejdiu ka qënë kryetari i LDK’së, dega e LDK’së në Ferizaj ka qenë për tokë, dmth i ka pas nja 4600 vota duke pasur pas vetës vetëm partitë e minoriteteve, ndërkaq rritjen e LDK’së në Ferizaj e ka bërë që nga viti 2013 e këndej duke qenë njëra nga forcat kryesore politike në Kosovës dhe duke ndikuar në rritjen komulative të votës në nivel Kosovës, dhe sot dega e LDK në Ferizaj ka po të njëjtat vota që ka pas në krahasim me vitin 2017”, ka thënë Sfarqa.

Kryetari i degës së LDK’së gjithashtu ka thënë se vlerëson Fatmir Sejdiun për kontributin e tij në LDK, si dhe për postin e presidentit.

Tutje Sfarqa ka thënë se proceset zgjedhore të LDK’së e kanë legjitimuar secilin në vendin e tij.

Sipas ish kryetarit të Ferizaj, dega e LDK’së është fuqia e tretë politike e kësaj partie në vend, pas asaj të Podujevës dhe Pejës.

Kujtojmë që Sfarqa ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, por ai nuk arrit t’i fitojë votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend./Periskopi/