​Gjen pasaportën me para në rrugë, ia kthen pronarit

Periskopi.com Lajme

Një qytetar ka gjetur sot një pasaportë me një shumë të parave në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Ai me këtë rast gjërat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Mitrovicë.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur pasaporta dhe paratë, të njëjtat ia ka dorëzuar, me ç’rast i njëjti ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

“Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë i është mirënjohës qytetarit për gjestin e ndërgjegjshëm të ndërmarrë si rasti në fjalë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

63 shtetas kosovarë nga Gjermania, Sllovenia e Kroacia kthehen në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se sot përmes pikës kufitare në Kullë, kanë hyrë në mënyrë të organizuar 63 shtetes të Kosovës, të ardhur nga Gjermania, Sllovenia e Kroacia.

Ky është postimi i plotë:

 

 

Sot në orët e pasdites në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të oragnizuar në grup 63 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur të organizuar me autobus nga Gjermania ,Sllovenia dhe Kroacia.

Ekipi mjekësorë i përbërë nga:

Dr.Myrvete Salihi-QKMF /Pejë,
Dr.Adnora Nurboja -IKSHP /Pejë,
Dr.Arijeta Musliqi-QKMF/Pejë,
Dr.Burim Kotori- IKSHP/Pejë ,
-Hydaverdi Kastrati -QKMF /Pejë ka kryer procedurat e nevojshme mjekësore në kuadër të masave mbrojtëse për Covid-19 dhe më pastaj janë përcjellë për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë.

Pedro nuk do të kthehet në Barcelonë, Lampard thotë se llogaritë në të

Periskopi.com Sporti

Pedro do të vazhdojë të qëndrojë në Chelsea.

Pedros nuk do t’i realizohet dëshira për t’u rikthyer në Barcelonë.

Trajneir i ‘Bluve të Londrës’, Frank Lampard. Pavarësisht se deri më tani nuk i ka dhënë shumë minuta, ka thënë se spanjolli është në planet e tij.

“Ai ëhstë në planet e mira, e kam nisur sezonin me të në ekip, dhe më pas fatkeqësisht u dëmtua. Tani ëhstë mirë, është këtu, është pjesë e skuadrës, dhe kam nevojë p[ër të gjithë sepse futbolli mund të ndryshojë Brenda natës”

 

Mërgimtarët po shkojnë, aeroporti i stërmbushur qysh në mëngjes

Periskopi.com Lajme

Edhe ky fundvit solli shumë mërgimtarë për të festuar pranë familjarëve të tyre në vendlindje.

Por, me të përfunduar festat ata kanë marr rrugën për tu rikthyer në vendin ku jetojnë e punojnë, shkruan Indeksonline.

Edhe sot, ditë e shtunë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është stërmbushur me mërgaten shqiptare që kanë marr rrugën e kthimit në diasporë.

Në disa fotografi të dërguara nga lexuesit e Indeksonline shihet fluksi i madh i qytetarëve që në orët e hershme të mëngjesit.

 

Fjalët e para të Xherdan Shaqirit pas rikthimit nga lëndimi (Foto)

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në fushë me bashkëlojtarët e tij te Liverpool, pas një lëndimi të gjatë.

Shaqiri u rikthye sot në stërvitje me skuadrën e Liverpoolit, pas një kohe të gjatë jashtë fushës për shkak të lëndimit, raporton Express.

Anësori nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës shpreson se do të mundë të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës.

Ai shprehu gëzimin e tij që përsëri është në gjendje të stërvitë dhe luajë më shokët e skuadrës.

“Jam i lumtur që jam kthyer në fushë me djelmoshat!”, shkroi Shaqiri në Instagram.

Shaqiri mbeti jashtë fushës që prej muajt shtator për shkak të dëmtimit të kofshës. Klopp pati sugjeruar se riaftësimi i tij po zgjaste kaq shumë për shkak se ai ka shumë muskujt në këmbë.

Sidoqoftë, 28-vjeçari është rikthyer në stërvitje tamam në kohë për ndeshjen e fundjavës që Liverpooli do ta zhvillojë kundër Crystal Palace në Premierligë.

Shaqiri do të shpresojë se do të grumbullohet nga trajneri gjerman për këtë ndeshje në Londër.

Me Mohamed Salah në dyshim të madh për shkak të lëndimit të vazhdueshëm me nyjën e këmbës, Shaqiri mund të jetë opsion i dobishëm për Liverpoolin, qoftë si titullar apo zëvendësues.

 

Elvira me lot në sy kërkon kthimin e motrave nga Siria (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

 

“E kam parë atë video me qindra herë. Ai i thërriste për më shumë se tre orë dhe kur i ka gjetur nuk kishte gëzim më të madh për ne familjarët”.

Kështu e nisi tregimin e saj me lot në sy Elvira Bajrami.

Elvirës i dhemb shpirti. Mbrëmjen e së martës, nga shtëpia e saj në Tiranë ajo shquajti motrën në reportazhin e A2 brenda kampit të Al Hawl në Siri.“Është motra ime. Ajo ka shkuar në Siri me familjen. 6 veta nga familja ime kanë shkuar në vitin 2015 në Siri, bëjnë 6 vjet tani. Ndoshta nuk jam e saktë ngaqë kam përjetuar shumë strese. Në fillim ka ikur vëllai, pastaj prindërit që të mos ishin larg tij. Në fillim kishim kontakte pastaj gjërat u përkeqësuan. Kontakti i fundit me mamin ka qenë një muaj më parë me mamin me mesazh, ndërsa me zë jo”, tregon për kameran e A2, Elvira Bajrami.

Në bisedat e pakta e të rralla me të ëmën, ka mësuar se femrat e familjes ndodhen në kapin famëkeq prej 7 muajsh.

“Vajza Unesa është 8 vjeç. Më ka lindur dhe një motër atje që bën 4 vjeç në shkurt. Vëllai është 19 vjeç, ka ikur 11 vjeç nga Shqipëria. Kam kërkuar ndihmë nga strukturat shtetërore madje dhe tek platforma e kryeministrit, por nuk kam pasur ndonjë përgjigje. Asnjë nuk ka kërkuar dokumentet e tyre të identifikimit”, vijon rrëfimin e saj me lot në sy Elvira.

E djegur nga malli dhe shqetësimi për familjen, lutja e Elvirës drejt shtetit është vetëm një.

“Shteti t’i kthejë sa më shpejt. I lutem shtetit ta bëjë sa më shpejt. Të përshpejtojë procedurat. I kërkoj kryeministrit të bëjë diçka për familjen time. Motra duket e qeshur në video ashtu siç ka qenë. I lutem shtetit që edhe për burrat nëse kanë bërë ndonjë gjë ta bëjnë burgun në Shqipëri”, shton Elvira Bajrami.

Derisa të ketë familjen pranë Elvira, sot nënë e tre fëmijëve, mund t’i gëzohet vetëm fotografive. Thirrjes së saj i bashkohet edhe bashkëshorti, Rifati, aktualisht imam i xhamisë së Mëzezit, një prej ish-vatrave të nxehta të ekstremistëve para vitit 2015, por aktualisht xhami nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

“I kërkoj shtetit të bëjë të mundur kthimin e këtyre njerëzve sa më shpejt të cilat janë viktima të asaj që ndodhi. Ka ardhur koha që ata të kthehen dhe të vijnë në vendin e tyre”, tha imami Rifat Bajrami.

Tre të arrestuarit serbë sillen nga Mitrovica në Prishtinë (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale ka vazhduar angazhimet lidhur me operacionin e koduar me emrin “Kontrabanda”

IPK respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Tre të arrestuarit (zyrtarë policorë) janë sjellë nga veriu i Mitrovicës për në Prishtinë, me ç’rast Klan Kosova ka arritur t’i sigurojë disa fotografi.

Bellerin rikthehet nga lëndimi me një mesazh për tifozët e Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Hektor Bellerin është rikthyer nga lëndimi pasi që ishte për 8 muaj jashta fushës.

Mbrojtësi i Gunners pësoi një lëndim në gju në ndeshjen kundër Chelsea në janar, kurse deri tani nuk kishte arritur ta marr veten nga ky lëndim.

Bellerin ka një mesazh të shkurtër për fansat:

“Përshëndetje të gjithëve, pas tetë muajsh të gjatë jam më në fund në fushë. Ka qenë një periudhë e vështirë, por ne jemi përsëri, jemi përsëri më mirë se kurrë dhe nuk më pritet që të kthehem në Emirates”, u deklarua Bellerin.

 

Kthehen në vendlindje eshtrat e Rifat Berishës, i zhdukur para 27 viteve në Bosnje

Periskopi.com Lajme

Rifat Berisha (1945), nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës, 27 vite më parë ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë rrugëtimit të tij për në Slloveni. Pas 27 vite të zhdukjes, janë gjetur eshtrat e tij, dhe sot janë kthyer në vendlindje, pranë familjes dhe fisit të tij, në Gurbardh.

Eshtrat e të ndjerit Rifat Berisha, sot janë pranuar nga familja, në kufirin e Kosovës me Malin e Zi, ndërsa në pranimin e arkivolit, krahas familjarëve, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të prirë nga Prenk Gjetaj.

 

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, e ka përshkruar “si një moment emocionues, gjetjen pas 27 viteve dhe kthimin e eshtrave në vendlindje, por edhe moment i dhimbjes për familjarët, të cilët për 27 vite jetuan në ankth dhe vuajtje në kërkim të familjarit”.

Me këtë rast, nënkryetari Berisha, ka bërë të ditur se në Komunën e Malishevës, vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe 38 persona.

Ndërsa djali i Rifatit, Driton Berisha, i ka përshkruar momentet e fundit kur e ka parë prindin, kur ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa ka treguar se prindi i tij, ishte nisur për të shkuar në Slloveni, në vitin 1992, kur edhe ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë luftës atje.

“Nuk jemi ndalur asnjëherë së kërkuari, për 27 vite, derisa e kemi gjetur, prandaj ju bëj thirrje të gjitha familjeve që të mos i humbin shpresat për gjetjen e familjarëve të tyre të zhdukur, por të angazhohen deri në fund”. Ai më pas e ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës, për përkrahje.

Acura kthehet fuqishëm në treg

Periskopi.com Tech & Auto

Nënbrendi i kompanisë së Japonisë, Acura po përgatit kthimin me modelin luksoz Type S.

Type S Concept është sedan i së ardhmes me karakteristika sportive, përkatësisht tregon se si do të duket gjenerata e ardhshme e modelit  TLX.

Sikurse modelet NSX dhe RDX, Type S ka pamje sportive, para së gjithash, për shkak të marrësit të madh të ajrit në pjesën e përparme.

Tash për tash, nuk ka detaje lidhur me performancën e automjetit.

Vitin e kaluar u paralajmërua se Type S i ri do të ketë motor turbo V6 në të katër boshtet.

Acura do të prezantojë konceptin Type S në panairin e veturave në Monterej gjatë ditës së sotme.

 

 

Ministri Tahiri: Kthimi i qytetarëve nga Siria na bëri referencë globale kundër terrorizmit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, në një postim në rrjetin social në Facebook, ka bërë të ditur se Kosova është marrë si referencë nga SHBA-të, kur flitet për masat në luftën kundër terrorizmit global.

Tahiri ka shkruar se ky vendim ka qenë më i vështiri që ka marrë, por ishte i vendosur të kthente fëmijët dhe viktimat e manipulimit nga zonat e konfliktit.

“Ndër vendimet më të vështira dhe puna më e ndjeshme që kam bërë gjatë këtij mandati si Ministër i Drejtësisë, ka qenë vendimi për kthimin qytetarëve tanë që gjendeshin në zonat e luftës në Siri. Kam qenë i vendosur që emri i Republikës së Kosovës të mos jetë referencë e asnjë aktiviteti që lidhet me terrorizmin dhe po ashtu, shumë i vendosur që fëmijët dhe viktimat e manipulimit të mos mbeten në zona të konfliktit” ka shkruar Tahiri.

Ndër të tjera, në statusin e tij, Tahiri ka shkruar se ndjehet krenar që përkushtimi i tij ka marrë kredenciale edhe nga zyrtarët më të lartë të administratës amerikane.

“Sot, të dyshuarit janë para drejtësisë dhe ballafaqohen me të, ndërsa fëmijët në rehabilitim dhe kanë filluar një jetë re. Republika e Kosovës ka treguar kështu përkushtimin e plotë ndaj rendit dhe ligjit, por po ashtu përkushtimin ndaj shtetasve të saj. Jam krenar që falë këtij përkushtimi, sot Republika jonë është referencë globale kundër terrorizmit dhe referencë globale për rigjenerimin social të viktimave të kësaj dukurie. Ky përkushtim tashmë ka marrë kredencialet e veta edhe nga Uashingtoni dhe zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” ka shkruar Tahiri.

 

Edhe gjermanët kërkojnë kthimin e familjarëve të bllokuar në Siri

Periskopi.com Lajme

Në verën e vitit 2014, Danisch Farooqi thotë se e pranoi një thirrje telefonike nga ish-gruaja, e cila i tregoi se e ka marrë vajzën e tyre, Aaliyan, në Turqi. Ai ishte përpjekur ta kthente vajzën në Gjermani, por për pak ditë ajo kishte arritur në Siri dhe nëna e saj ishte martuar me një luftëtar të ISIS-it.

“As nuk e di se çka ka parë dhe çka ka përjetuar vajza ime gjatë këtyre pesë vjetëve. Kur e mora vesh se ku ndodhet, prita që qeveria gjermane të më ndihmojë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo është shkatërruese dhe e tmerrshme. Jam shumë i zemëruar”, tha babai i vajzës.

Humbja e ISIS-it ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të përfshirë në konflikt të ngujohen në kampet e kontrolluara nga kurdët në veri të Sirisë. Në anën tjetër, qeveria gjermane është treguar e ngadalshme gjatë riatdhesimit të qytetarëve të saj.

Gjatë kësaj jave, Farooqi e organizoi një protestë nga familjet e personave që gjenden në Siri. Besohet që kjo është protesta e parë e këtij lloji në Gjermani. Protestuesit kërkuan nga ministria e jashtme gjermane që të marrë më shumë masa për riatdhesimin e qytetarëve të saj, e sidomos fëmijëve.

Gjermania nuk është shteti i vetëm që po përballet me këtë problem. Mijëra gra dhe burra nga shumë vende të Evropës i janë bashkuar ISIS-it. Franca, Britania e Madhe dhe disa shtete tjera po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i trajtuar njerëzit e kthyer nga Siria, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Kthimi i 110 kosovarëve nga zonat e luftës në Siri nxit debat në Uashington

Periskopi.com Lajme

A mund të parandalohet ekstremizmi duke luftuar shkaqet bazë që i bëjnë njerëzit më të ekspozuar në shtete të brishta ndaj ideologjisë së tij? Me përhapjen e kësaj dukurie në botë, një grup pune në Uashington sugjeron një qasje të re për këtë qëllim.

Me kërkesën e Kongresit, Instituti i Paqes hartoi një raport që arrin në përfundimin se suksesi do të varet nga një strategji bashkëpunimi dhe koordinimi mes partnerëve në këtë luftë në Shtetet e Bashkuara, por edhe nga zgjidhjet lokale. Siç njofton “Zëri i Amerikës”, në aktivitetin për publikimin e raportit, një zyrtare e Departamentin e Shtetit disa pjesëmarrës iu përgjigjën edhe pyetjeve për kthimin e luftëtarëve të huaj në Kosovë.

Raporti arrin në përfundimin se sa më i brishtë është vendi, aq më shumë gjasa ka të bëhet emëruesi i përbashkët për një sërë problemesh të lidhura me konfliktin e dhunshëm.

“Në raport përshkruhet një ndjesi padrejtësie, pakënaqësish të thella, mungesa e ndjesisë mes qytetarëve se vendi po ia plotëson nevojat, pra në thelb kontrata sociale është thyer”, thotë presidentja e Institutit të Paqes, Nancy Lindborg.

Steven Hadley, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Institutit të Paqes dhe ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare në kohën e presidentit George W. Bush, thotë se këto vende shndërrohen njëkohësisht edhe në teatër për rivalitetin e fuqive të mëdha. Ai e sheh çelësin tek përgjegjshmëria e qeverive të vendit.

“Nuk mund të kesh stabilitet afatgjatë dhe shoqëri që të kenë aftësinë të mos shpërbëhen nga terrorizmi, nga valët e migracionit dhe nga ndërhyrja e fuqive të jashtme, nëse qeveritë nuk u përgjigjen nevojave të vendit, nuk shihen si legjitime nga populli i vet, nëse nuk janë të zota që të sigurojnë shërbimet që u duhet njerëzve, si arsimi dhe shëndetësia dhe nëse nuk kanë një vizion të shoqërisë të cilin populli e mbështet dhe për të cilin ka vullnetin të punojë”.

Një element jetik për suksesin e parandalimit të terrorizmit në vende të brishta, janë zgjidhjet e brendshme dhe jo të imponuara nga jashtë, thonë autorët e raportit mes së cilëve edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

“Duhet të motivohen njerëzit që të zgjidhin problemet e tyre dhe jo të ndjehen sikur po u thuhet se çfarë të bëjnë, por ta kuptojnë se janë pjesë e zgjidhjes”.

Por zonja Albright tërheq vëmendjen se zgjidhja do të ishte një kombinim mes përpjekjeve të brendshme dhe atyre nga jashtë. Ajo thekson se roli i Shteteve të Bashkuara është i rëndësishëm, por duhet siguruar mbështetje nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë, pasi zgjidhjet afatgjata kërkojnë kohë.

“Ne luftuam kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, por nuk qëndruam aq gjatë sa ç’duhej. Duhet kohë për t’u dhënë udhë çështjeve të qeverisjes për të cilat po flasim, që të gjejmë mënyra proaktive për të mos lejuar grupe ekstremiste të hyjnë në një vend dhe t’i ngatërrojnë gjërat prapë, pasi jemi marrë një herë me to”.

Ndërsa autorët propozojnë zgjidhje për parandalimin e dhunës ekstremiste në të ardhmen, shumë vende përballen me sfidën e pasojave të dhunës që ka ndodhur, ndërsa debatohet fati i luftëtarëve të huaj të rekrutuar nga ISIS-i. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lejimin e tyre në vendet nga kanë ikur, por shumë vende nuk kanë pranuar.

Kosova është ndër të vetmet që priti 110 vetë nga Siria javën e kaluar.

Alina Romanowski, zëvendës-koordinatorja e parë për kundërterrorizmin në Departamentin e Shtetit, tha në përgjigje të një pyetjeje të ‘Zërit të Amerikës’, se Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë ato vende që gjejnë mënyrën për t’i pranuar këta njerëz dhe do t’i mbështesin ato.

“Ne kemi përfaqësuesit tanë ligjorë në ambasada, këshilltarë ligjorë në Ballkan që po punojnë direkt me qeveritë, si edhe duke trajnuar prokurorë dhe gjykatës, që nëse është e nevojshme të ndjekin penalisht dhe të burgosin”.

Ajo shton se Shtetet e Bashkuara punojnë me Kosovën dhe vendet e tjera në kuadër të Forumit Global të Kundërterrorizmit.

“Pra ne nuk po themi thjesht ‘pranojini luftëtarët e huaj dhe kaq’. Ne po zbatojmë një sërë përpjekjesh me të cilat mund të ndihojmë këto qeveri në vendet që i pranojnë ata. Por në fund të fundit janë vetë këto vende që duhet të gjejnë mënyrat se si t’i çradikalizojnë dhe ri-integrojnë luftëtarë e huaj që janë shtetas të tyre”.

Kjo dilemë me të cilën përballen shumë vende sot, përfshirë Shtetet e Bashkuara nxjerr në pah sfidën globale të zgjidhjes së problemeve aktuale, ndërsa bëhen njëkohësisht përgatitje për të parandaluar kriza të ardhshme. Siç u shpreh ish-sekretarja Albright: “shpesh urgjentja i zë vendin të rëndësishmes”.

 

Haradinaj: Të gjithë kosovarët u kthyen me vetëdëshirë nga Siria, isha i kyçur në çdo detaj

Periskopi.com Lajme

 Kryeministri Ramush Haradinajka dhënë detaje rreth operacionit që Kosova realizoi në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë.

Haradinaj thotë se të gjithë u kthyen me vetëdëshirë në Kosovë dhe asnjë nga to nuk u kthye dhunshëm.

Kryeministri tregon se ka qenë i informuar për çdo detaj rreth kthimit të qytetarëve kosovarë nga Siria, mirëpo nuk ka dashur të deklarohet në media rreth kësaj.

“Deri në detaje kam qenë vetë i kyqur. Marrë cdo ditë raporte, por nuk kam dalë në media, ua kam lënë kompetentëve”, ka thënë Haradinaj në T7

Ai falëndëron ambasadorin amerikan dhe të gjithë ata që ndihmuan në kthimin e kosovarëve pasi e quan “të ndytë” luftën në Siri.

 

Dy gra të kthyera nga Siria po trajtohen në QKUK

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht se gratë e kthyera nga Siria thonë se “në kampin e zonave të konfliktit nuk ishte keq”, po del të jetë e kundërta. Këtë e vërteton gjendja shëndetësore e dy grave që përfunduan në QKUK dhe po vazhdojnë të trajtohen aty. Si pasojë e kushteve të dobëta socio-ekonomike, konkretisht niveli i ulët i higjienës, të dyja kanë pësuar infeksione të ndryshme. Këto dy gra nuk kanë dëshmuar në Gjykatë në dyshimet për pjesëmarrje në luftëra të huaja, sepse gjendjen shëndetësore nuk e kanë të mirë.

Dy nga 30 gratë e kthyera nga Siria për në Kosovë, gjatë ditës së premte, që e lamë pas, gjenden në QKUK duke u trajtuar. Ato nuk kanë mundur që të marrin pjesë në seancat dëgjimore që po mbahen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamentin për krime të rënda.

Gjendja shëndetësore e këtyre dy grave të riatdhesuara sipas avokatëve që po merren me rastin e tyre, është stabile. Ndërkohë intervistomi i tyre pritet që të bëhet ditëve në vijim.

Se këto dy gra janë në QKUK, kanë deklaruar avokatet të cilat kanë mbrojtur klientët e tyre në seancën e mbajtur sot në Themeloren e Prishtinës.

Ndërkohë sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur dita e dytë e seancave dëgjimore, ku gratë e kthyera nga Siria janë deklaruar para trupit gjykues në prezencë të avokateve.

Për 30 gra, Prokuroria e Shtetit ka kërkuar arrest shtëpiak.

Ndërkohë sipas mbrojtjes, kufizimi i lirisë së këtyre grave do të ndikonte negativisht në risocializimin dhe kujdesin për vetën dhe fëmijët e tyre. Gratë, që ishin në pesën e 110 kosovarëve që shteti i Kosovës i ka kthyer në vend javën që shkoi, dyshohet të kenë kryer veprën penale pjesëmarrje dhe organizim në grupin terrorist.Express/

Edhe Bosnja po i kthen shtetasit e vetë nga Siria

Periskopi.com Lajme

Një shtetas boshnjak i dyshuar për luftime në shtetin islamik në Siri është transferuar në Bosnje dhe është vënë në paraburgim, tha të shtunën zyra e prokurorisë së Bosnjes.

Pas rënies së kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, vendet në mbarë botën po mundohen me mënyrën se si të merren me militantët dhe familjet e tyre që kërkojnë të kthehen, njofton Klan Kosova.

“I.C, 24 vjeçar është i dyshuar për vepra penale të organizimit të një grupi terrorist, formimit të paligjshëm dhe të bashkimit me formacionet paraushtarake apo para-policore të huaja dhe terrorizmin”, tha zyra e prokurorisë në një deklaratë.

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka gjykuar dhe dënuar 46 njerëz që janë kthyer nga Siria apo Iraku në vitet e fundit.

Media vendase identifikoi të dyshuarin si Ibro Cufurovic nga qyteti veriperëndimor Velika Kladusa i cili, së bashku me Armin Curtin, 22 vjeç, nga Sarajeva, ishte arrestuar nga milicia kurde më shumë se një vit më parë.

Prokuroria tha se për rikthimin e tij kanë marrë ndihmë edhe nga SHBA-të. Shtetet e Bashkuara janë aleati i milicisë kurde që vepron në Siri veriore.

Sipas inteligjencës boshnjake, në vitin 2012-2016, 241 të rritur dhe 80 fëmijë u larguan nga Bosnja ose nga diaspora boshnjake për të shkuar në Siri dhe Irak, ku kanë lindur 150 fëmijë.

Rreth 100 të rritur, përfshirë 49 gra, mbetën atje, ndërsa të paktën 88 u vranë ose vdiqën.

Gjatë ditës së sotme edhe në Kosovë janë kthyer 110 persona nga zonat e luftës së Sirisë.

 

Kryeprokurori jep detaje tjera rreth kthimit të kosovarëve nga Siria

Periskopi.com Lajme

Ndaj katër personave të kthyer në Kosovë, është rifilluar procedura penale kundër tyre. Kjo procedurë ka filluar vite më parë mirëpo është pezulluar.

Këto detaje i ka bërë të ditura kryeprokurori i shtetit,  Aleksander Lumezi në një konferencë për media.

Lumezi nuk ka bërë të ditur se nga cili vend i Kosovës janë këta persona.

“Sot pas marrjes së informacioneve nga Policia e Kosovës, kemi marr vendimin për ndalimim e katër shtetasve të cilët kanë marrë pjesë si luftëtarë në Siri. Ata janë në masën e ndalimit dhe shumë shpejt prokurori të merr masat.  Ndaj 119 personave deri më tani kemi ngritur akte akuzuese.”, u shprehë Lumezi.

Sa i përket identitetit të tyre, Lumezi ka thënë se për momentin i kanë të gjitha informacionet, por që nuk dëshirojnë t’i bëjnë publike deri në momentin kur lënda do t’i dorëzohet Gjykatës.

‘Dihet nga cilat vende, dihet identiteti i tyre, emrat dhe mbiemrat, por për momentin nuk do t’i bëjm publike këto informacione’, ka thënë Lumezi.

Prokurori Sylë Hoxha tha se: “Ndaj këtyre katër personave ka qenë në fuqi urdhërr arresti”.

Ndryshe, konferencë për media ka mbajtur edhe ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Nga kjo konferencë u tha se nga Siria janë kthyer 110 shtetas prej të cilëve 4 luftëtarë dhe të tjerët gra e fëmijë.

?LIVE: Prokuroria flet për kthimin e kosovarëve nga Siria

Posted by Periskopi on Saturday, 20 April 2019

 

Pamje nga vendi ku janë strehuar të kthyerit nga Siria

Periskopi.com Lajme

Në mesin e 110 të riatdhesuarve që kanë ardhur në Kosovë nga Siria, shumica janë gra dhe fëmijë.Bëhet e ditur se momentalisht ata janë strehuar në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Vranidol.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri  dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj sot përmes një konference për media kanë dhënë detaje rreth kthimit të kosovarëve nga Siria. Ata kanë njoftuar se me avion janë sjellur 110 shtetas kosovarë. Prej  tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë – 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë. Këta persona do të rehabilitohen dhe ri-integrohen në shoqëri.

Ministri Tahiri thotë se operacioni është marrë në bashkëpunim me insititucionet vendore dhe SHBA’në.  Në Siri, siç u tha në këtë konferencë, po qëndrojnë ende 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Mediat botërore i japin jehonë kthimit të 110 kosovarëve nga Siria

Periskopi.com Lajme

Lajmi për vendimin e  autoriteteve të Republikës së Kosovës për të riatdhesuar 110 shtetas të saj të kthyer nga Siria, ka pushtuar të gjitha faqet e mediave botërore.

Që nga SHBA-ja e deri tek mediat e Arabisë Saudite, sot po raportohet për këtë veprim të institucioneve të Kosovës.

Katër nga të kthyerit dyshohet madje se kanë luftuar përkrahë ISIS-it, ndërsa 7 fëmijë janë kthyer pa prindër fare.

Këtë veprim e ka përshëndetur Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, dukë thënë se Kosova po tregon një shembull për anëtarët e Koalicionit Global kundër ISIS-it.

Thaçi fton që të kthyerit nga Siria të trajtohen me profesionalizëm

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas kthimit të mbi 100 shtetasve të Kosovës nga Siria.

Ai ka bërë thirrje që ata të trajtohen me profesionalizëm, dhe ka thënë se ata duhet të riintegrohen në shoqërinë kosovare sa më shpejtë.

“Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë.

Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera!”, ka shrkruar Thaçi.

Këtë vendim të institucioneve të Republikës së Kosovës e kanë përshendetur edhe nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se Kosova po jep shembull për partnerët e Koalicionit Global  për luftimin e ISIS-it.