Britney Spears nuk heq dorë nga lufta për fitimin e kujdestarisë së djemve

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur nuk ka hequr dorë nga lufta e saj për të marrë kujdestarinë e dy djemve nga ish-Kevin Federline.

Britney Spears gjatë një gjyqi në shtator arriti të fitojë 30% të kohës së djemve dhe tani sipas raportimeve, ajo po përgatitet për një tjetër gjyq vitin e ardhshëm.

“Qëllimi i Britney është që në vitin e ri të shkojë në gjykatën familjare dhe të kërkojë më shumë kohë nga kujdestaria e djemve të saj,” tha një burim për revistën ‘Us Weekly’.

Spears do të kalojë natën e Krishtlindjeve me dy djemtë Sean, 14-vjeç dhe Jayden, 13,  para se të shkojnë te babai i tyre ditën e Krishtlindjeve.

Që nga divorci i tyre në vitin 2007, Spears dhe Federline ndanë një marrëveshje kujdestarie 50-50.

SHSKUK paguan shtesa për kujdestari edhe pse punëtorët nuk kujdestarojnë

Periskopi.com Lajme

SHSKUK-ja u paguan punëtorëve shtesa për kujdestari përkundër që nuk kujdestarojnë, raporton Koha Ditore.

Një gjë e tillë konfirmohet nga fletëpagesat e ekzekutuara nga ky institucion muajt e fundit. Punëtorët administrativë, asistentët e zëdhënësit kanë përfituar me mijëra euro në emër të kujdestarive të mjekëve.

Një zyrtare administrative ka pagë mujore mbi 400 euro por në dëshmitë e fletëpagesave del se ka përfituar shtesë edhe mbi 500 euro për muajin gusht.

Drejtori, Basri Sejdiu i kontaktuar nga gazeta ka thënë se, “punëtorët administrativë nuk munden të paguhen për kujdestari por vetëm për orë shtesë”.

Megjithatë gazeta ka dëshmi të këtyre pagesave, detajet e së cilave do t’i botojë në artikullin e gazetës për numrin e të premtes.

Derisa Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK-së, thotë se të gjitha pagesat e stafit të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, bëhen konform legjislacionit në fuqi.

Poashtu, shton se koeficientet e pagave janë të rregulluar në nivel të Ministrisë së Administratës Publike.

“Sipas legjislacionit në fuqi, secili i punësuar paguhet për orët shtesë, përfshirë mjekë, infermierë dhe staf tjetër mbështetës teknik administrativ. Në rastet kur punëtorët kanë punuar jashtë orarit të punës, me kërkesë të institucionit, atëherë institucioni obligohet të paguaj orët shtesë. Në listat e pagave të muajit dhjetor, disa të punësuar kanë marrë dy paga, nëntor- dhjetor, për shkak se kanë qenë punëtorë të ri dhe nuk kanë hyrë në listë pagave dhe nuk kanë marrë pagat e nëntorit edhe pse kanë punuar. Gjithçka ka qenë ligjore dhe arsyetuar edhe në thesar ku edhe zbatohen pagesat”, thuhet në komunikatën e Zyrës së drejtorit të SHSKUK-së.