Eksperti i ekonomisë: IPKO po na vjedhë

Periskopi.com Lajme

Kujtim Dobruna, ekspert i ekonomisë ka vërejtur atë që e quan ‘plaçkitje e organizuar nga IPKO’.

Si qytetar nga Kosova që thotë se po bën pushimin në Shqipëri, ka denoncuar kompaninë IPKO për vjedhje.

Ai dyshon kështu pasi që sqaron përmes një statusi në Facebook:

Plaçkitje e organizuar?!

Ende pa u bere 24 ore nga blerja e pakos javore / roaming te IPKO-s ne Shqiperi prej 1 GB, me erdhi njoftimi se tashme kisha shpenzuar 80% te saj.

U ndala dhe mendova ne mos kisha shkarkuar ndonje app apo dokument voluminoz, shikova historine e komunikimeve, mediave sociale dhe e-mailave te 24 oreve te fundit dhe tani jam i bindur se brenda kesaj kohe nuk mund te kem shpenzuar me shume se 1-200 MB. Fundja, eshte kohe pushimi dhe mundohem te rri pak me larg komunikimeve elektronike. Perpos kesaj, rrjeti roaming – edhe pse gjoja i liberalizuar tashme ne Ballkanin Perendimor – te shumten e kohes nuk funksionon fare.

Prandaj, kam dyshim te bazuar se operatori im mobil po me vjedh. Me tu kthyer ne Prishtine, do te ndermarr te gjithe hapat e nevojshem per te sqaruar kete situate. Nese dikush ka pervoje te ngjashme, e lus te me kontaktoj me mesazh privat!