9 gola në “Bernabeu” mes Legjendave të Realit dhe Legjendave të Chelseat

Periskopi.com Sporti

Legjendat e Real Madridit kanë triumfuar 5-4 ndaj Legjendave të Chelseat në ndeshjen që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”.

Janë futbollistë që kanë dal në pension që një kohë të gjatë, por Legjendat e Real Madridit dhe Legjendat e Chelseat harruan vitet mbi supet e tyre duke dhuruar spektakël për mijëra tifozë që ishin mbledhur në “Santiago Bernabeu” për këtë ndeshje të bamirësisë.

Në fund  Real Madrid fitoi 5-4 një ndeshje ku pati edhe gola shumë të bukur… dhe ku shkëlqyen dyshja e dikurshme Raul Gonzales-Fernando Morientes.

Julio Baptista dhe dy herë Fernando Morientes shënuan për rezultatin e hershëm 3-0.

Shevchenko dhe Poyet shënuan menjëherë për “Blutë”, duke ngushtuar epërsinë në 3-2, para se Karembeu të shënojë për Realin, derisa Raul Gonzales shënoi të fundit për Los Blancos.

Golat për Chelsean në pjesën e dytë i gjetën Gallas dhe Malouda.