Qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit me emigracionin më të lartë më 2018

Periskopi.com Lajme

Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort.

Sipas të dhënave të INSTAT qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kishin emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit në raport me popullsinë.

Më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte -135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Lezhën ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin 105 persona. Gjatë vitit të kaluar vetëm Vlora pa rritje emigracionin neto në vlera pozitivë me 23 persona për 10 mije banorë, çka do të thotë se në këtë qytet diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona.

Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.

Në rastin e qarkut të Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.

Megjithatë popullsia e këtyre tre qarqeve zvogëlohet më shumësi rezultat i lëvizjeve të brendshme se sa i migrimit ndërkombëtar.

Gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi është rritur si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë banorë.

E kundërta ka ndodhur për qarkun e Vlorës, ku popullsia është rritur si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 23 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë është zvogëluar me rreth 6 banorë për çdo 10 mijë banorë.

Qarqet e Tiranës dhe Vlorës janë të vetmet qarqe popullsia e të cilave është rritur si rezultat i lëvizjeve migratore të brendshme dhe ndërkombëtare, gjatë vitit 2018. Lëvizjet të tilla të popullsisë kanë patur ndikim të madh dhe të përvitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë, shkruan Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

INSTAT raporton se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %.

Përmbyset traktori, vdes 70 vjeçari në Lezhë

Periskopi.com Lajme

Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tale në orën 06:50 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, traktori i tipit “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Mark Luli 70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tërmeti në Lezhë, ngrihet qendra operacionale për menaxhimin e situatës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi njofton ngritjen e qendrës operacionale për menaxhimin e situatës në qytetin e Lezhës pas tërmetit.

Qendra është ngritur në Milot.

“Përfaqësuesi i Prefekturës është përgjegjësi kryesor dhe kjo Qendër do të shërbejë për grumbullimin e gjithë informacionit e problematikave, me qëllim koordinimin e veprimeve për zgjidhjen në kohë të tyre.

Në Qendrën Operacionale janë anëtarë nga të gjitha institucionet shtetërore, Bashkitë, Policia, Shëndetësia, Arsimi, Zjarrfikëset”, informon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një postim në facebook.

Një kënd i posaçëm do të jetë në dispozicion të gjithë organizatave apo aktorëve të tjerë vendas dhe të huaj që do të bashkohen në aksionet e përbashkëta.

Qendra do të funksionojë 24/24 dhe do të drejtojë dhe koordinojë gjithë veprimtaritë në funksion të menaxhimit të emergjencës në Qarkun e Lezhës.

Tërmeti shkund Lezhën, banorët strehohen në çadra, ankohen për kushtet

Periskopi.com Lajme

10 pallate dhe shumë shtëpi janë bërë të pabanueshme nga termeti i një ditë më parë në qarkun e Lezhës.

Disa prej banoreve janë strehuar në çadra të vendosura në Bashkitë Lezhë e Kurbin, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur që të qëndrojnë jashtë, pranë banesave të dëmtuara. Ata thonë se tërmeti ju ka shkaktuar dëme të shumta, ndërsa shtojnë se kushtet në çadra janë të këqija. Gjithashtu mungon edhe ushqimi.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Prefekti, Gjok Jaku shprehen se vëmendja kreysore është përqëndruar në identifikimin e dëmeve dhe strehimin e banoreve që i janë dëmtuar shtëpitë.

Prej dy ditesh në tre bashkitë e Qarkut të Lezhës grupet e punës ndodhen në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa ka nisur mbledhja e ndihmave për t’iu ardhur në ndihmë banoreve të prekur nga tërmeti.

Aksident në Lezhë: Përplasen tri automjete, katër të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në afërsi të fshatit Balldre, Lezhë.

Nga burime për Top Channel thuhet se në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dhe kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët janë dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Në Shqipëri hapet qendra sportive me emrin “Majlinda Kelmendi”

Periskopi.com Lajme

Në Tale të qytetit të Lezhës është hapur qendra më e re sportive e cila u emërua ‘’Majlinda Kelmendi’’.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ishte edhe pjesëmarrës në hapjen solemne.

Kjo qendër shërben për Kampe Stërvitore në shumë sporte, veçanërisht për atë të xhudos, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Kukës:

”Në Tale tê Shqipërisë…

Hapja Solemne e Dojo që do shërbej për Kampe Stërvitore në shumë Sporte por sidomos për Sportin e xhudos u ndërtua nga njeriu që krejt jetën ja ka kushtuar sportit të xhudos Anton Cena.

Qendra Sportive “Majlinda Kelmendi” siç u emërua palestra prej tash do jetë edhe një vend ku do rriten e ndërtohen sportistë që do prezentojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare!

​Sot rinumërohen votat e 11 kutive në Lezhë

Periskopi.com Lajme

KQZ në Shqipëri ka vendosur të hapë sot kutitë e 11 qendrave të votimit në bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e PS në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkuroi përballë Pjerin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapje kutish.

PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

KQZ certifikoi në mbledhjen e saj edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Vdes një turist në Lezhë

Periskopi.com Lajme

Ka humbur jetën në det një tjetër pushues.

Ngjarja ka ndodhur ne plazhin e Tales, në Lezhë dhe sipas të dhënave të para të policisë mësohet se viktimë ka mbetur një 76 vjeçar.

“Në Tale, Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër, njofton policia.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Opozita në protestë, Rama fushatë në Lezhë

Periskopi.com Lajme

Teksa opozita jashtëparlamentare pritet të nisë në 19:00 protestën e shtatë, ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe mos zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, kreu i PS-së ka nisur fushatën në Lezhë, ku kandidon Pjerin Ndreu.

Por gara pa kundërshtarë, duket se nuk përbën problem për kryeministrin Rama, i cili nga Lezha theksoi se janë në garë me veten.

“Duket si një betejë pa një kundërshtar, por është betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Është një betejë për të shkuar përpara me ata që duan të na kthejnë mbrapshte, mes nesh që duam një vend demokratik mes nesh dhe atyre që duan pushtet për veten”, u shpreh ai.

Mospjesëmarrjen në zgjedhje të opozitës, Rama e sheh si frikë nga vota e popullit.

“Ata kanë frikë nga zgjedhjet, kanë frikë të vijnë përpara popullit, nga ballafaqimi me ne ndaj dhe përbetohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje antidemokratike të dënueshme nga ligjet e këtij vendi. Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër veç ikjes në drejtim të paditur. Drejtimi ynë dhe i vendit dihen”, tha Rama.

Furgoni përplas një vajzë, 17 vjeçarja në gjendje të rëndë

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës pranë tregut industrial në mesditën e së martës.

Sipas dëshmitarëve të rastit, një furgon mallrash ka përplasur një 17 vjeçare teksa kjo e fundit po kalonte rrugën, shkruan tch.

Sipas mjekëve, e aksidentuara D.M. mjekeve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /Periskopi/

Sërish tërmet në Shqipëri, i katërti për sot

Periskopi.com Lajme

Lëkundje të lehta janë ndjerë rreth orës 11:42 të së premtes në qytetin e Lezhës.

Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01.

Mesnatën e kësaj të premteje janë shënuar 3 tërmete të reja, dy në harkun e 3 minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit, konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7, ndërsa lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1.
Lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo e rënë në Adriatik, por që është ndjerë nga qytetarët, pa shkaktuar gjithsesi dëme.