Lirim Kastrati: Kemi bërë ndeshje të mirë me Greqinë, fati nuk ishte me neve

Periskopi.com Sporti

Lirim Kastrati është nda i kënaqur me lojën e tij dhe barazimin e Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim te Greqia në ndeshjen e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Dardanët arritën të marrin një barazim të vlefshëm në takimin dhe kjo pikë e fituar i kënaqi edhe përzgjedhësin Challandes.

Ky barazim dhe paraqitje individuale dhe e ekipit i ka pëlqyer edhe sulmuesit të ri të Kosovës, Lirim Kastrati, i cili nuk ka hezituar ta thotë pas ndeshjes.

“Normal si unë dhe si çdo lojtarë kemi qejf me i ndihmuar ekipit me paraqitje të mira e sidomos me gol. Në ndeshjet e fundit fati nuk është më neve”, ka thënë fillimisht Kastrati pas ndeshjes.

“Kemi bërë ndeshje të mirë me Greqinë. Sot kemi pas raste, unë i kam pasur tri-katër raste, Benjamin Kololli dhe Paqarada gjithashtu. Duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme të bëjmë sa më mirë”.

“Asistimet? Normal, nuk kam luajtur shumë. Nuk kam pasur aq vetëbesim, pasi nuk kam luajtur. Kur nuk luan shumë, je i ngurrët. Nuk e ke ndjesinë. Unë kam menduar të pasoj, në ato momente. Faji im është ky”.

“Ky është një rezultat pas shumë kritikave nga njerëzit dhe mediat, kemi treguar karakter të fortë. Dhjetë lojtarë na mungojnë, por ata që kanë luajtur kanë dhënë gjithçka nga vetja”, përfundoi sulmuesi i ri i Kosovës