Kastrati në flakë, shënon edhe golin e dytë për Lokomotivën

Periskopi.com Sporti

Sot në kampionatin kroat ka nisur xhiro e 20-të e këtij edicioni.

Lokomotiva Zagreb luan ndaj Rijekës, në një nga derbit e kësaj xhiroje.

E kur ndeshja po shkon drejt fundit, futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati shënoi golin e dytë personal për rezultatin 2-0.

Kastrati, golin e dytë e shënoi në minutën e 71-të, ndërsa i pari erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ishte ky goli i nëntë këtë edicion për kosovarin në Superligën kroate.