Xhaka nga karantina: Masat në Londër po bëhen më të ashpra

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, përvec një futbollist është edhe një baba i përkushtuar, si dhe së fundmi edhe një xhaxha. Sot ai ka bërë një postim mjaft emocionues duke treguar se sa e do të vëllaun dhe Kelvisin djalin e sapoardhur në jetë të Taulantit.

Nëpërmjet një postimi Xhaka ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë, në Londër.

“Tani . Ka një orar lëvizjeje. Parqet e lojërave, fushat sportive, parqet dhe të gjitha dyqanet duhet të mbyllen. Ne dalim nga shtëpia vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe kur jemi në shtëpi kalojmë kohën bashkë! Familja ime më jep shumë forcë – ne argëtohemi së bashku dhe përpiqemi t’ia kalojmë sa më mirë. Si po e kaloni ju kohën?”, ka shkruar futbollisti pranë postimit në Instagram. /Periskopi.com/

Kurti sot takohet për herë të parë me Brnabiqin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ky Samit do të fillojë punimet sot.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Pritet që në këtë takim të jetë e pranishme edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Brnabiq nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

Kurti ka bërë të ditur se është kundër një minishengeni ballkanik dhe ka premtuar që do të kërkojë llogari në dialogun me Serbinë për dëmet në luftën e Kosovës. Po ashtu, Kurti u incizua duke thënë brenda konferencës se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

BERZH ka kohë që përmes donatorëve investon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një ndër rajonet me prioritet në agjendën e kësaj banke dhe deri më tani investimet kanë arritur shifrën e 12 miliardë dollarëve.

Pas terrorit në Londër, sulm edhe në Belgjikë

Periskopi.com Lajme

Një person është plagosur nga policia belge në qytetin e Gentit. Sipas mediave vendase i plagosuri kishte një thikë në dorë dhe do të sulmonte njerëzit.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat speciale të Belgjikës të cilët e kanë qëlluar në dorë duke i lëshuar thikën në dorë. Më pas ai është arrestuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak minuta pasi në Londër u vra një terrorist i cili pothuajse në të njëjtën mënyrë, me anë të një thike plagosi të paktën tre persona.

“Hetimi po vazhdon, ne do të komentojmë më vonë,” tha prokurori publik që po merret me rastin në fjalë në Belgjikë./tch

Identifikohen dy shqiptarët e vrarë në Londër

Periskopi.com Lajme

Janë identifikuar dy shqiptarët e gjetur të vdekur në Londër më 19 dhe 20 dhjetor. Policia vendase njofton se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Arbër Fesko, 30 vjeç, dhe shtetasin kosovar, Shkëlqim Paja, 31 vjeç.

Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree. Të dy shqiptarët kanë humbur jetën nga goditjet me thikë.

 

 

Autoritetet kanë identifikuar si autorë të vrasjeve dy persona, njëri prej tyre shqiptar.

B., Berisha, 42 vjeç, dhe K., Tuwisana, 31 vjeç, dyshohen si autorë të vrasjeve.

Scotland Yard ka njoftuar se po zhvillon hetime komplekse mbi ngjarjen, pa dhënë më shumë detaje./tch/

I riu nga Ferizaj u vra në sy të familjes, në mes të Londrës

Periskopi.com Lajme

Dje gjatë festës së Krishtlindjes, në Batteresa u qëllua me armë për vdekje, i riu nga Ferizaj, Flamur Beqiri.

Producenti i njohur Flamur Beqiri është ekzekutuar ditën e Krishtlindjes, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes.

DailyMail shkruan se eliminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.

Abcnews.al sjell të plotë shkrimin e DailyMail mbi ekzekutimin e Beqirit:

Ekzekutimi i një producenti para gruas dhe fëmijës së tij në Londër në prag të Krishtlindjes ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit, ka zbuluar MailOnline.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea.

Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte.

Policia në Suedi është duke punuar me Scotland Yard për rastin sepse ‘disa’ nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.

Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.

Një i brendshëm në Suedi tha sot për MailOnline se Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët suedeze.

Shoku i tij Naief Adaëi, 33 vjeç, u vu në shënjestër të një sulmuesi sirian para një dyqani në Malmo në gusht.

Grabitësi i dënuar i bankës ia dorëzoi foshnjën e tij dy muajshe gruas së tij Karolin Hakim, 31 vjeç, dhe iku. Zonja Hakim u qëllua në kokë, por fëmija dhe babai i saj mbijetuan.

Naief u burgos me tetë vite për një grabitje prej 7 milion dollarësh në Danimarkë në vitin 2008.

Vrasja e Beqiri është e 146-ta në Londër për vitin 2019.

Motra e tij është një modele e famshme e cila ka qenë e martuar me futbollistin e Manchester United, Anders Lindegaard por martesa e tyre nuk funksionoi .

Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?

Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018.

Në artikullin në revistën Grace Ormonde Wedding Style, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook.

Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht’.

“Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë,” tha ajo

Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha: ‘Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim, dhe gjithçka u duk kaq perfekte.

“Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë ‘Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”.

Por dashuria e tyre do të shuhej shumë shpejt..

Për vrasjen e tmerrshme që ndodhi , Jamie Stevenson, nga Komanda e Specialistëve të Krimeve, tha: ‘Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili është motivi që mund të ketë çuar në ekzekutimit të tij, në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij.

‘Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po ruhen nga oficerë të specializuar.

Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën pas një mbrëmje, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij. ‘

Julian Stratton, 51 vjeç, ishte në shtëpinë e prindërve të tij vetëm metra larg vendit të ngjarjes dhe kur tha se kishte dëgjuar krismat.

Ai tha: ‘Ishin pesë të shtëna me armë, pastaj një pauzë para gjuajtjes përfundimtare. ‘

‘Të shtënat u dëgjuan nga shumë fqinjë, por duke qenë pragun e Krishtlindjes, shumica menduan se ishin fishekzjarre, në fillim.

Ai shtoi: Fqinji im është një mjek. Ai shkoi për ta ndihmuar dhe pa atë të shtrirë në rrugën e tij, përpara se të arrinte policia dhe ambulanca.

‘Ai ishte shtrirë para derës së tij i mbuluar nga gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ia dilte.

“Ju nuk keni ide se sa e dëshpëruar ajo (gruaja e tij) dukej.”

Një makinë u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po siguron banorët e Battersea se nuk ka ndonjë rrezik tashmë nga personi i armatosur.

Ndërsa shumica e botës feston Krishtlindjet dhe shikon përpara në vitin 2020, Londinezët do të reflektojnë në një vit gjakderdhjeje me dhunë me armë.

Londër: Qëllohet për vdekje me armë zjarri kosovari nga Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Policia e Londrës ka nisur hetime mbi rastin e një vrasje të ndodhur në vazhdën e festës së Krishtlindjes.

Klan Kosova mëson se viktima që në Battersea u qëllua për vdekje me armë zjarri, është shqiptari nga Ferizaj, Flamur Beqiri.

Vrasjen e Flamur Beqirit i cili si producent i afirmimit të artistëve, njihej me emrin artistik Alex, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në Kosovë përmes rrjeteve sociale duke ndarë ngushëllime për humbjen e familjarit të tyre.

Fqinjët përshkruanin ngjarjen se dëgjuan zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.

Vittoria Amati, 60 vjeçare tha se ishte duke shikuar televizion kur dëgjoi të shtënat.

”Ngjanë njëra pas tjetrës, shumë shpejt. Kishte midis tetë deri në 10 prej tyre”, është shprehur ajo për mediat e huaja.

Flamur Beqiri raportohet se u vra në prag të shtëpisë së tij në natën e Krishtlindjeve, dhe ishte 36 vjeçar. Lidhur me këtë rast, nuk është raportuar ende për të arrestuar.

I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllau i modeles me origjinë shqiptare Misse Beqiri.

Përdhunoi mbi 100 gra në Londër, shoferi i taksisë së zezë dënohet dy herë me burgim të përjetshëm

Periskopi.com Lajme

John Worboys, i njohur si “John Radford, një përdhunues i ‘taksisë së zezë’, është dënuar me dy burgime të përjetshme, me një afat minimal prej gjashtë vjet për sulm edhe ndaj katër grave të tjera, raporton BBC.

62-vjeçari u burgos në vitin 2009 për sulmimin e 12 grave në Londër, por pasi një bord i lirimit me kusht njoftoi se ai do të lirohej, kanë dalë edhe katër gra të tjera, të cilat e kanë akuzuar për sulm.

Worboys u burgos në vitin 2009 me një mandat minimal prej tetë vjet pasi u shpall fajtor për 19 sulme seksuale ndaj 12 grave midis viteve 2006 dhe 2008.

Vitin e kaluar, bordi i lirimit me kusht ndryshoi mendje dhe vendosi që të qëndrojë në burg.

Prokurori i Duncan, Penny QC tha se psikiatri Philip Joseph tha që Worboys kishte “fantazuar” për sulmin e vitit 1986 ndaj grave. Raporti i lirimit me kusht në gusht thoshte se ishte “aq potencialisht i rrezikshëm tani siç ishte në kohën e shqiptimit të dënimit të parë”.

Pasi katër gra raportuan sulmin, Worboys u deklarua fajtor për dy akuza për përdhunim të drogës me qëllim të përdhunimit.

Penny tha se sulmoi të parin nga katër viktimat që më pas raportuan veten në vitin 2000 ose në fillim të vitit 2001 pasi dolën në një bar në lagjen Soho. Viktima e dytë, një student që jetonte në veri të Londrës, u sulmua në 2003.

Worboys e kapi atë rrugës pasi kaloi natën me miqtë në një klub. Viktima e tretë u sulmua më 2007 në një natë, ndërsa më vonë drogoi viktimën e tij të katërt në Bournemouth.

Policia beson se përveç këtyre krimeve, Worboys kreu më shumë se 100 përdhunime dhe sulme seksuale ndaj grave në Londër.

 

Zjarr kaplon një kinema në Londër

Periskopi.com Lajme

Zjarri i madh shpërthen në kinemanë e Londrës, London Vue.

Një zjarr i madh ka kapluar një kinema të veriut të Londrës pasi pamjet tregojnë flakë dhe tym duke dalë nga çatia.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët e mëdha që kanë kapluar kinemanë në Londër, transmeton Telegrafi.

Zjarri u përhap nëpër çatinë e kinemasë në Wood Green, Haringey, këtë pasdite.

Vizitorët thuhej se ishin evakuuar nga ndërtesa dhe turmat dolën shpejtë jashtë.

 

Sulmuesi i Londrës ishte burgosur më parë për planifikimin e një sulmi

Periskopi.com Lajme

Një burrë dhe një grua u vranë në sulmin e djeshëm terrorist në Londër, i cili u krye nga një ekstremist islamik që më parë ishte burgosur për planifikim të një sulmi tjetër.

Policia britanike është duke hetuar se si 28-vjeçari Usman Khan pati mundësi të kryejë sulm në Urën e Londrës të premten, pavarësisht faktit se ishte i njohur për autoritetet dhe ishte i pajisur me një pajisje elektronike për përcjelljen e vendndodhjes. Ai ishte liruar para një viti pasi e kishte vuajtur dënimin për planifikimin e një sulmi në Londër.

“Aq sa dimë deri më tash, sulmuesi mori pjesë në një tubim të premten pasdite. Ne besojmë se sulmi filloi brenda hapësirës ku po mbahej tubimi dhe vazhdoi më pas në Urën e Londrës, ku ai u ndalua dhe më pas u qëllua nga zyrtarët e armatosur”, tha Neil Basu nga policia e Londrës.

Emrat e dy personave të vdekur nuk janë publikuar nga autoritetet. Në këtë sulm mbetën të plagosur edhe një burrë dhe dy gra të tjera. Ata u dërguan në Spitalin Mbretëror të Londrës për të marrë trajtim mjekësor. Mjekët njoftuan se njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.

Sulmuesi Khan ishte pjesë e nëntë anëtarëve të një grupi terrorist që po planifikonte sulme në ndërtesën e këmbimeve të valutave. Ata besohet se e kishin planifikuar edhe ndërtimin e një kampi terrorist për trajnime në Pakistan, por një gjë e tillë ishte zbuluar dhe parandaluar nga inteligjenca britanike, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ferizajasi që i njeh 25 mijë rrugët e Londrës

Periskopi.com Lajme

Janë mbi 30 mijë emra rrugësh e lokacionesh të ndryshme të Londrës që Gëzim Ramadani është dashur t’i mësonte përmendësh për t’i kaluar testet e pesë fazave të studimit, para se t’i jepej e drejta për t’i dhënë taksisë së tij edhe nëpër shiritin e ndarë për autobusët e trafikut urban.

Prej vitit 2015, Ramadani është njëri prej rreth tridhjetë shqiptarëve të vetëpunësuar me makinat e tyre të famshme të zeza të Londrës.

“Ama, këqyre, nuk jam vetëm unë, se ka edhe shumë shqiptarë, shokë të mi, që e bëjnë këtë punë. Edhe ata kanë kaluar nëpër të njëjtin proces të studimit për të marrë bexhin”, thotë Ramadani, në njërën prej kafeneve në një qendër tregtare me emër anglez në vendin ku dikur ndodhej Kombinati i Drurit në Ferizaj

Hartën në kokë

Ramadani prej fundvitit 2012 deri në verën e 2015-s u shtrëngua të punonte vetëm dy ditë në javë, me qëllim që t’i mësonte emrat dhe lokacionet në një diametër prej rreth 19 kilometrash. Madje bleu një motoçikletë, me qëllim që t’ia lehtësonte vetes punën përgjatë rrugëve të stërngarkuara të kryeqendrës financiare të Evropës.

“Kur i sheh, i memorizon më mirë, sepse ish interesant se si po i ndante gjërat dhe se si po funksiononte truri”, thekson Ramadani. “Është studim i rrugëve të Londrës. Janë teste që udhët me i kalu patjetër për me mbërri në fazën për me marrë bexhin. Bexhi është faktikisht një sen që e fiton si diplomë, nuk është kurs, sepse është si diplomë që jepet prej shtetit. Studimi e ka emrin ‘Knowledge of London’”, apo testi i njohurive për Londrën.

“Dhe, realisht i bie se ky e njeh Londrën në gishta”, thotë vëllai i Gëzimit, Ardian Ramadani, i cili jeton në Belgjikë.

“Është një punë që anglezët e respektojnë shumë. Anglezët të respektojnë shumë, sepse e dinë se nuk është e lehtë me i mësu rreth tridhjetë mijë rrugë”, thotë Gëzim Ramadani.

Në shkrimin e gazetës britanike “The Sun”, se “pse testi i taksistëve për shoferët e taksive të zeza është aq i vështirë”, thuhet se “The Knowledge” është një seri testesh të cilat duhet t’i kalojnë para se të marrin licencën. Prej këtyre rrugëve, 320 njihen si rrugë boshte.

Londër, një burrë arrestohet nën akuzën për terrorizëm

Periskopi.com Lajme

Policia britanike ka arrestuar një burrë që mbërriti përmes një fluturimi nga Turqia për në aeroportin Heathrow të Londrës me dyshimin se kishte kryer krime në Siri.

Ai u akuzua më pas për terrorizëm. Mamun Rashid, 26-vjeç, do të dalë nesër në gjykatë me akuzën e përgatitjes së një akti terrorist, tha policia britanike.

Reuters tha se ai u arrestua me dyshimin e përfshirjes në krime të lidhura me konfliktin në Siri.

Agjencia britanike gjithashtu deklaron se Turqia ka filluar dërgimin e ish-anëtarëve të Shtetit Islamik në vendet e tyre të lindjes nga burgjet e tyre.

Astrit Dehari përkujtohet edhe në Vjenë e Londër

Periskopi.com Lajme

Me një sërë aktivitetesh që u përmbyll me një marsh në Prishtinë, u kujtua aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Me pankarta në duar, qytetarë, aktivistë e politikanë, kërkuan edhe një herë drejtësi për Deharit, në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Aktivisti që vdiq në Burgun e Prizrenit, u kujtua edhe në qytete të ndryshme të botës.

Me lule e qirinj, bashkatdhetarët bën homazhe sot në Vjenë dhe Londër.

Në Lodër bashkatdhetarët u mblodhën para ambasadës, ndërsa u lexua edhe poezia “Pesha e dhembjes”, vargje këto që babai i tij ia dedikoi Astritit.

 

Aksident i rëndë mes dy autobusëve në Londër, një i vdekur e 15 të plagosur

Periskopi.com Lajme

Një aksident mes dy autobusëve ka ndodhur në jug-lindje të Londrës, ku ka humbur jetën një person ndërsa janë lënduar 15 të tjerë, përcjellë Periskopi.

Policia londineze ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka shkaktuar aksidentin mes dy autobusëve.

Shoferi i një makine është në arrest shtëpiak pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin, duke drejtuar në mënyrë të rrezikshme veturën e tij.

Policia nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me viktimën ndërsa sipas fotografive shihet se aksident ka qenë mjaft i dëmshëm, pasi pjesët e autobusëve janë parë të shpërndara nëpër gjithë toruarin rreth rrugës.

Ishin rreth 10 ekipe me ambulanca dhe u trajtuan 15 pacientë, për të cilët as policia e as ekipet mjekësore nuk pranuan të tregojnë se në çfarë gjendje janë, shkruan Metro në Britani të Madhe.

Përkundër përpjekjeve të shumta të mjekëve, viktima nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra, ndërsa të lënduarit u transpotuan në spital për trajtim të mëtutjeshëm. /Periskopi

Përmbyten stacionet hekurudhore në Londër

Periskopi.com Lajme

Reshjet e djeshme, të krahasueshme me një muaj shi sollën përmbytje të mëdha veçanërisht në Londër.

Kështu mijëra udhëtarë në kryeqytet përjetuan vonesa të shumta në transportin publik për shkak të vërshimit të ujit në linjat hekurudhore.

Në total, katër stacione u detyruan të mbyllen si pasojë e përmbytjeve në fjalë.

Mbarë Britania pritet të përballet deri në muajin e ardhshëm me mjegull, erë, bubullima dhe vetëtima që pritet të godasin vendin gjatë gjithë kësaj jave.

Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 39 paralajmërime, ku britanikëve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë vigjilentë. /tch

 

Rita Ora sërish probleme me frymëmarrjen

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, po përballet së fundmi me disa probleme me frymëmarrjen.

Së fundmi, ajo mbajti një koncert në Itali, dhe më pas është nisur për në Londër.

Ndërkohë, kur hipi në aeroplan privat, këngëtarja shqiptare e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, trajtimet që po merrte për të përmirësuar frymëmarrjen.

Rita po merrte trajtimin “erosol”, në mënyrë që të ishte në gjendje më të mirë për koncertet e radhës.

Së fundmi, Ora performoi edhe në Portugali dhe Spanjë, teksa në Ibiza shijoi disa ditë të mira pushimi me shoqërinë e saj.

Arrestohet “Banda e Londrës”, nën pranga 12 shqiptarë

Periskopi.com Lajme

“My London” ka publikuar ditën e sotme një artikull, rreth bandës kriminale, ku 12 pjesëtarët e saj ishin shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë në Londër.

Janë vënë nën pranga 12 anëtarë të “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë.

Policia e qytetit të Londrës thotë, se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.

Policia ka qenë nënë hetim të kësaj bande për tetë muaj, dhe arriti të vërë nën pranga tetë prej korrierëve, dy kontrollorë si dhe dy persona të tjerë të implikuar.

25-vjeçari Erdi Nezaj, u arrestua nga policia dhe u integrua nga shërbimet e emigracionit.

Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, të një vlere prej rreth 144,000 paund, si dhe 20,000 paund, para kesh. Gjithashtu janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve.

Detektivi Lee Johnson, i cili drejtoi operacionin tha se:

“Shumë individë që shpërndajnë drogë në kryeqytet janë njerëz të rinj që po shfrytëzohen. Shumë njerëz nuk e kuptojnë, por paratë nga shitja e drogës mund të përdoren për të financuar vepra të tjera të rënda kriminale.”

“Ky operacion ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, arrestimi dhe dënimi i këtyre individëve tregon një mesazh të fortë, si për njerëzit që vijnë në qytet për të shitur drogë, ashtu edhe për ata që e blejnë dhe konsumojnë”, ka shtuar ai./Tch

Dua Lipa shkëlqen në Londër (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa ka shfaqur veshjen e saj me stil teksa po parakalonte në tapetin e kaltër gjatë pjesëmarrjes në Nordoff Robbins 02 Silver Clef Awards 2019, mbajtur në Londër të Anglisë.

Këngëtarja kosovare  ishte e shoqëruar nga kolegët e saj artistë, Sam Smith, Mabel, The Black Eyed Peas – apl.de.ap, Taboo dhe will.i.am – si dhe nga anëtarët e Years & Years – Mikey Goldsworthy, Olly Alexander dhe Emre Turkmen.

Dua Lipa, Sam Smith dhe të ftuarit e tjerë ishin në mesin e fituesve të këtij viti të kësaj ceremonie,e  cila u udhëhoq nga Edith Bowman për herë të tretë radhazi.

 

Zjarr në një ndërtesë në Londër, nuk dihet për fatin e banorëve (Foto)

Periskopi.com Lajme

70  zjarrëfikës dhe të paktën 10 automjete të zharrëfikësve janë drejtuar për në De Pass Gardens në pjesën lindore të Londrës ku një ndërtesë është kapluar nga zjarri.

Në fotografitë e publikuara shihet zjarr masiv i cili kanë arritur deri në maje të ndërtesës, raporton Daily Mail, transmeton Periskopi.

Sipas policisë, ende nuk dihet se cilat janë arsyet e shpërthimit të këtij zjarri masiv, por ata thanë se në momentin që zjarrfikësit ndalin zjarrin, do të fillojnë hetimet.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur për fatin e personave që ishin brenda ndërtesës. /Perikopi

 

Rita Ora përvëlon Londrën (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Rita Ora është në mes të turneut të saj Phoenix.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, po kënaqte turmën në O2 Arena të Londrës të premten në mbrëmje, ndërsa ajo ndezi skenën.

28 vjeçarja mahniti në veshjen e saj joshëse, një fustan të bardhë verbues me një prerje të thellë.

ISIS paralajmëron sulme në Londër dhe New York

Periskopi.com Lajme

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump kanë paralajmëruar se të ashtuquajturit Shteti Isamik po i vjen fundi, terroristë të kësaj organizate vijojnë të kërcënojnë me sulme të reja në qytetet më të rëndësishme të botës.

ISIS ka shpërndarë së fundmi tre posterë që nxisin akte terroriste në Londër dhe në New York. Njëri prej posterëve përshkruan një bombardues vetëvrasës që qëndron përballë Big Ben-it në flakë dhe nën të ka edhe një paralajmërim: Sulmet në Londër vijnë së shpejti.

Posteri tjetër tregon një terrorist të maskuar, i cili mban në dorë një thikë mbi qytetin e New Yorkut, ndërsa u bën thirrje ekstremistëve që të bëhen bashkë: “Vetëm terrori mund t’i luftojë ata”.

Grupet e lidhura me ISIS kanë lëshuar më herët postera propagandues që përkrahin sulmet terroriste që ndodhën në Sri Lanka në të dielën e Pashkëve. Imazhet treguan tetë sulmuesit mbi Donald Trump, Papa Françesku dhe Budën në zjarr. ISIS mori përgjegjësinë për Sri Lankën ku u vranë 250 vetë në kisha e hotele.

Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të madhe këtyre kërcënimeve, duke thënë se vijnë edhe si kundërpërgjigje e ISIS ndaj deklaratave triumfuese të presidentit Trump.