Serbia vazhdon ta vajtojë vendin e Thaçit në Paris, e pyesin ambasadorin francez se si ndodhi kjo

Periskopi.com Lajme

Që prej kur u organizua ceremonia e shënimit të përfundimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, mediat serbe në vazhdimësi trumbetojnë një çështje: si iu dha Kosovës (përkatësisht presidentit Thaçi) një karrige menjëherë pas shteteve të fuqishme të botës, SHBA’së, Rusisë e Gjermanisë, Francës dhe vendeve tjera, kurse Vuçiq u la mënjanë, përballë tyre, apo shumë larg.

Për këtë, ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondolini i ka kërkuar falje presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe popullit serb, shkruan B92, transmeton Periskopi.

Këtë, sipas mediave serbe, ai e ka bërë për shkak të vendit që u ‘akomodua’ Vuçiqi në shënimin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore.

“Me Serbinë ne jemi shumë të afërt, Serbia ka humbur pothuajse një të treten e popullit në Luftën e Parë Botërore, 62 për qind e të cilëve ishin meshkuj. Nuk e kuptoj se si ndodhi kjo. Ndoshta ishte një gabim dhe për këtë i kërkojmë falje presidentit Vuçiq dhe popullit serb”, ka thënë Mondolini për First Television.

“Thaçi mund të ketë qenë në fokus të kamerës. Për çdo rast, më duhet të them se edhe në Serbi u organizua një ceremoni mjaft e dinjitetshme për të cilën, e falënderoj ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq. Ne duam të forcojmë marrëdhëniet tona me Serbinë dhe këtë e konfirmon edhe vizita e presidentit Macron e cila do të ndodhë në fillim të dhjetorit”, ka thënë Mondolini./Periskopi/

 

 

112-vjeçarja kujton mbarimin e Luftës së Parë Botërore

Periskopi.com Lajme

Personi më i vjetër i gjallë në Britani thotë se njerëzit ishin “duke bërtitur, duke qeshur dhe duke kënduar” kur e kuptuan se kishte mbaruar Lufta e Parë Botërore.

Grace Jones, 112-vjeçare ka kujtime të forta për gëzimin që u përhap në mbarë vendin, por gjithashtu kujton dhembjen e humbjes së vëllait dhe fillimit të luftës.

“Kjo ka qenë një periudhë shumë e dhimbshme”, tha Grace me lot në sy.

“Do të doja që të jetë edhe vëllai me ne tani”, shtoi ajo.

Grace kujton momentin kur babai i saj e kishte gjetur vëllain vrarë. “

Ai vetëm u ul dhe filloi të qajë”, u shpreh ajo duke thënë se ishte një humbje e madhe pasi ishte i vetmi djalë në familje. 112-vjeçarja thotë se ato ditë mund t’i kujtojë shumë qartë.

Ajo në fund me pak fjalë e përshkroi momentet kur përfundoi lufta dhe u ribashkuan me më të dashurit, duke kënduar e vallëzuar.

E diela shënon 100 vjetorin që nga armëpushimi i vitit 1918 që përfundoi luftën e Parë Botërore.

 

 

 

Lufta e Parë Botërore – Si u shuan 4 perandori

Periskopi.com Lajme

Armët e Luftës së I Botërore, makinerisë vdekjeprurëse të shekullit 20-të, heshtën si pasojë e armëpushimit në Compiegne pranë Parisit më 11 nëntor 1918. Katër perandori u shkatërruan dhe harta e Europës ndryshoi, shkruan DW.

11 milionë të vdekur, 20 milionë të plagosur, të gjymtuar, të verbuar. Në çdo ditë lufte vriteshin mesatarisht nga 6000 ushtarë. Europa u shkatërrua. Ngado sundonte depresion, uri, varfëri.

Luftimet morën fund si pasojë e armëpushimit në Compiegne pranë Parisit më 11 nëntor 1918. Pas 1500 ditë lufte, Gjermania dhe aleatët e saj kapitulluan. Katër fuqi të mëdha u prishën. Ato u thyen, u shpërbënë në kombe më të vogla ose u zhdukën tërësisht nga harta. Perandoria Gjermane, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Perandoria Ruse.

Fituesit e Luftës së Parë Botërore, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA rivizatojnë hartat e Europës dhe Lindjes së Mesme.

Gjermania merr dënimin më të rëndë. Fuqitë fituese e bëjnë atë fajtore për fillimin e Luftës. Gjermanët duhet të paguajnë dëmshpërblime, për të gjitha dëmet e luftës. Si edhe për rindërtimin e qyteteve franceze.

Veç kësaj, Gjermania duhet të dorëzojë disa territore, dhjetë për qind të sipërfaqes së saj. (Gjermanët ndiehen të prerë në besë. Ata kishin shpresuar diçka tjetër nga armëpushimi.)

Në tryezë është edhe SHBA-ja. Ajo hynte te fituesit e Luftës. Presidenti amerikan Wilson dëshiron një rend të ri botëror dhe kërkon themelimin e Lidhjes së Kombeve paraardhësja e OKB-së së sotme. Por pastaj, SHBA-ja sërish nis të izolohet. Askush nuk mund të bëhet më garant për paqen në Europë.

Lufta e Parë Botërore – Ajo mbahej si lufta që do t’i jepte fund të gjitha luftërave. Por kjo nuk ndodhi. Shumë shtete e popuj ishin të pakënaqur me pasojat e Luftës. Në Gjermani erdhi në fuqi Adolf Hitler: Ky diktator kishte një synim të qartë: shmangien e pasojave të armëpushimit të vitit 1918 – me një luftë të re.