Luis Suarez u nënshtrohet testeve mjekësore, para zyrtarizimit tek Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez ka kaluar testet mjekësore tek Atletico Madrid, para kompletimit të transferimit.

Suarez është transferuar nga Barcelona dhe është paraqitur për herë të parë në veshjet e Atleticos.

33 vjeçari ka kaluar testet mjekësore, raportojnë mediet në Spanjë.

Pas testeve mjekësore, Suarez do të finalizojë transferimin tek Atletico, për t’u prezantuar si lojtar i tyre.

Neymar komenton në postimin e Leo Messit ku i thotë lamtumirë Suarezit dhe kritikon brutalisht Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Pikërisht kur menduam se Barcelona u këndell nga largimi potencial i Lionel Messit, ndodhë një tjetër incident.

Messi ishte i frustruar kur Ronald Koeman i tha Luis Suarezit se nuk është më i nevojshëm në ‘Camp Nou’, transmeton Periskopi.

33-vjecari shijoi gjashtë sezone të jashtëzakonshme në Kataluni, ku formoi një partneritet të jashtëzakonshëm me Messin brenda dhe jashtë fushës.

Por Koeman e kishte vendosur dhe ka lejuar largimin e Suarezit në parametra zero, pavarësisht se kishte edhe një vit në kontratë.

Pjesë e arsyes pse Messi deshi të largohet nga Barca këtë verë është për shkak të mënyrë se si klubi e trajtoi Suarezin.

Dhe Messi e bëri të qartë këtë në mesazhin lamtumirës në Instagram, ku shkroi:

 

View this post on Instagram

 

Ya me venía haciendo la idea pero hoy entré al vestuario y me cayó la ficha de verdad. Que difícil va a ser no seguir compartiendo el día a día con vos, tanto en las canchas como afuera. Los vamos a extrañar muchísimo. Fueron muchos años, muchos mates, comidas, cenas… Muchas cosas que nunca se van a olvidar, todos los días juntos. Va a ser raro verte con otra camiseta y mucho más enfrentarte. Te merecías que te despidan como lo que sos: uno de los jugadores más importantes de la historia del club, consiguiendo cosas importantes tanto en lo grupal como individualmente. Y no que te echen como lo hicieron. Pero la verdad que a esta altura ya no me sorprende nada. Te deseo todo lo mejor en este nuevo desafío. Te quiero mucho, los quiero mucho. Hasta pronto, amigo.

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

“Do të jetë e çuditshme të të shoh në një fanellë tjetër dhe shumë më tepër të dalësh kundër meje në fushë. Keni merituar një lamtumirë që përshtatet me atë që jeni: një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Dikush që arriti gjëra të mëdha për ekipin dhe në nivelin individual.“Ju nuk e meritonit që ata t’ju dëbonin jashtë ashtu siç e bënë. Por e vërteta është se në këtë fazë asgjë nuk më habit më. ”

Por Messi nuk është i vetmi i frustruar me mënyrën se si blaugranët e kanë trajtuar Suarezin, i cili shënoi 198 gola në gjashtë vite.

Neymar ka komentuar në këtë postim, duke shkruar: ”E jashtëzakonshme si po i bëjnë ata këto punë.” /Periskopi.com/

p1ej2flacv16qa1babehbifd17g2b.jpg

Messi sulmon brutalisht Barcelonën në lamtumirën për Suarezin: Asgjë nuk më habitë më te ky klub

Periskopi.com Sporti

Messi në llogarinë e tij personale ka kritikuar ashpër formën e largimit te Suarezit nga Barcelona.

Ylli argjentinasi në rrjetin social “Instagram” ka postuar një mesazh emocionues në drejtim të Suarez.

“Unë tashmë kisha filluar ta imagjinoja, por sot hyra në dhomën e zhveshjes dhe më doli e vërtetë. Do të jetë kaq e vështirë të mos vazhdosh të ndash çdo ditë me ty si në fushë ashtu edhe larg tyre.

“Do të na mungosh kaq shumë. Kemi kaluar shumë vite bashkë, shumë shokë, shumë dreka dhe shumë darka. Kaq shumë gjëra nuk do t’i harrojmë kurrë, gjatë gjithë kohës që kemi kaluar së bashku.

“Do të jetë e çuditshme të të shoh në një fanellë tjetër dhe shumë më tepër të dalësh kundër meje në fushë. Keni merituar një lamtumirë që përshtatet me atë që jeni: një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Dikush që arriti gjëra të mëdha për ekipin dhe në nivelin individual.“Ju nuk e meritonit që ata t’ju dëbonin jashtë ashtu siç e bënë. Por e vërteta është se në këtë fazë asgjë nuk më habit më. ” shkruajti Messi për Suarez.

 

View this post on Instagram

 

Ya me venía haciendo la idea pero hoy entré al vestuario y me cayó la ficha de verdad. Que difícil va a ser no seguir compartiendo el día a día con vos, tanto en las canchas como afuera. Los vamos a extrañar muchísimo. Fueron muchos años, muchos mates, comidas, cenas… Muchas cosas que nunca se van a olvidar, todos los días juntos. Va a ser raro verte con otra camiseta y mucho más enfrentarte. Te merecías que te despidan como lo que sos: uno de los jugadores más importantes de la historia del club, consiguiendo cosas importantes tanto en lo grupal como individualmente. Y no que te echen como lo hicieron. Pero la verdad que a esta altura ya no me sorprende nada. Te deseo todo lo mejor en este nuevo desafío. Te quiero mucho, los quiero mucho. Hasta pronto, amigo.

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

Videoja e asistimeve të Messit dhe Suarezit për njëri-tjetrin te Barcelona, po i bën fansat emocional

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona.

Në fakt, lajmi ka qenë i ditur për një kohë, por kjo nuk e ka bërë më të lehtë për blaugranët që t’i thonë lamtumirë një prej lojtarëve më të mirë në histori të klubit, transmeton Periskopi.

Për befasinë e shumicës, Atletico Madridi do të jetë destinacioni i radhës i Suarezit, pas gjashtë viteve në ‘Camp Nou’, derisa ai i dha fund epokës së tij atje me një konferencë për shtyp këtë javë.

p1ej0tds186djhg71un5190sgukb.jpg

Deri në ditën e fundit të tij në Kataluni, uruguaiani pati një miqësi të jashtëzakonshme me Messin dhe është tejet e trishtë që më nuk do ta shohim atë në fushë.

Llogaria në YouTube me emrin ‘Wouva’ ka krijuar një video të kemistrisë së dyshes që patën në fushë.

Në video shfaqen 86 asistimet që Messi dhe Suarez dhuruan për njëri-tjetrin sa ishin bashkëlojtarë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Pamje nga momenti kur Suarez mbërrin në Madrid, para transferimit sensacional tek Atletico

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez sezonin tjetër do të luajë sërish në Spanjë, por me fanellë të një klubi tjetër, atë të Atletico Madrid.

Ai është larguar nga Barcelona, jo me dëshirë, për t’u transferuar te ekipi i Diego Simeones.

Ai tashmë ka arritur në Madrid ku do t’i kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Atletico Madridin.

El Chiringuito ka publikuar pamje të momentit kur Suarez del nga aeroporti i Madridit.

Suarez do të prezantohet këtë vikend, pasi të kompletojë gjitha gjërat e nevojshme.

Kur Luis Suarez absolutisht humbi kokën dhe bëri gjithçka të mundur për t’u ndëshkuar

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez përgjithmonë do të ketë vend të vecantë në zemrat e fansave të Barcelonës, pas kontributit të jashtëzakonshëm në gjashtë vitet e fundit.

Sulmuesi uruguaian, i cili është tani lojtar i Atletico Madridit, shënoi 198 gola për Barcelonën në të gjitha garat – më shumë se çdo futbollist tjetër në histori të klubit, me përjashtim të Cesar Rodriguez (232 gola) dhe Lionel messit (634 gola).

Suarez gjithashtu ndihmoi skuadrën katalunase të fitonte disa trofe të rëndësishëm, përfshirë katër tituj të La Ligas, katër trofe Copa del Rey, Champions League, UEFA Super Kupën dhe Kupën e Botës për Klube, transmeton Periskopi.

p1ej06bt76dcm34c1erfhhnrga9.jpg

Barcelona rrezikoi shumë kur e transferoi atë, jo pse i mungon talenti, por për shkak të temperamentit.

Suarez sapo kishte marrë një pezullim katër-mujor pasi kafshoi Giorgio Chiellinin në Kupën e Botës në Brazil.

Ky ishte pezullimi i tij i tretë për kafshim brenda katër viteve.

Mirëpo, ai e shpagoi besimin e Barcelonës edhe pse, natyrisht, pati momente çmendurie edhe në ‘Camp Nou’, përfshirë një kur ai në mënyrë qesharake u mundua ta ndëshkojë veten gjatë fitoren 6-1 kundër Gironas, në shkurt të vitit 2018.

Suarez së bashku me Jordi Alban bënë gjithçka që mundën për t’u ndëshkuar, por gjyqtari nuk e nxori të verdhin.

Uruguaiani dëshironte të ndëshkohej në mënyrë që të mungonte kundër Las Palmas në takimin tjetër, por të ishte i gatshëm për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Atletico Madridit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

VIDEO/ Momenti kur Suarez fillon të qajë në konferencë për shtyp pasi i thotë lamtumirë Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez i ka thënë lamtumirë Barcelonës me një konferencë për shtyp të enjten.

33-vjecari, i cili largohet nga ‘Camp Nou’ si golashënuesi i tretë më i mirë në histori, u konfirmua si lojtar i Atletico Madridit të mërkurën mbrëma, transmeton Periskopi.

Suarez u filmua i përlotur teksa u largua nga qendra stërvitore e Barcelonës, disa orë para të tjerëve. Periudha e tij gjashtë-vjecare me gjigantin katalunas përfundoi pas ardhjes së trajnerit të ri, Ronald Koeman.

p1eivttboj110j1f54ugl188a1890b.jpg

Tekniku holandez vendosi ta ndërprejë bashkëpunimin me të përmes një telefonateje.

Si falënderim për gjithcka që ai ka bërë për klubin, Barcelona lejoi atë të përshëndetet si duhet me një konferencë të vecantë për shtyp.

Emra si Jordi Alba, Gerard Pique, Sergio Busquets dhe, natyrisht, Lionel Messi ishin të gjithë të pranishëm.

E panevojshme të ceket se ishte tejet emocionale.

Shikoni si ai has në vështirësi t’i përmbajë lotët. /Periskopi.com/

Suarez largohet i përlotur nga qendra stërvitore e Barcelonës, para se t’i bashkohet Atl Madridit

Periskopi.com Sporti

Luis Suarezi nuk ka mundur t’i përmbajë lotët e pikëllimit kur është larguar nga qendra stërvitore e Barcelonës, për t’iu bashkuar rivalit Atletico Madrid.

Barcelona është pajtuar ta lejojë Suarezin t’i bashkohet rivalit të vet në La Liga, Atletico Madridit.

Suarezi nuk është i dëshiruar në Barçë dhe klubi katalonas me kënaqësi do ta lironte nga marrëveshja pa asnjë qindarkë, nëse nuk do t’i bashkohej disa klubeve të caktuara.

Ai ishte në qendrën stërvitore të klubit për t’i tërhequr gjësendet personale dhe për t’u përshëndetur me tashmë ish-shokët e skuadrës.

Rrugës duke u larguar nga qendra stërvitore e gjigantit katalonas, ai nuk u pa duke qarë në makinë.

Ai largohet nga Barcelona si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit me 198 gola, si dhe me 13 trofe të fituar gjatë gjashtë vjetëve në Camp Nou.

Sulmuesi uruguaian u pajtua për ta ulur pagën për t’iu bashkuar Atleticos, pasi kalimi në Juventus i dështoi për shkak të problemeve me pasaportën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pastaj e bllokoi marrëveshjen sepse nuk dëshironte që ai t’i bashkohej klubit rival.

Por, pas një takimi me përfaqësuesit e Suarezit, klubi katalonas u zmbraps, për shkak se Suarezi e kërcënoi se do të protestonte në media.

Atletico duhet ta paguajë një shumë prej 4 milionë eurosh për 33-vjeçarin, e cila do të bëhet vetëm në bazë të bonuseve të ndryshme.

Në Atletico, Suarezi do t’i fitojë gjysmën e 30 milionë eurove që i fitonte në Barcelonë në vit.

Fillojnë hetimet ndaj Suarez në Itali: Dyshohet se kopjoi provimin për nënshtetësinë italiane

Periskopi.com Sporti

Agjencia italiane për sundim të ligjit, Guardia di Finanza, e ka nisur një hetim ndaj Luis Suarezit, i cili akuzohet se kopjoi në provimin për ta marrë nënshtetësinë italiane, i cili i nevojitej për t’iu bashkuar Juventusit nga Barcelona.

Autoritetet italiane kanë zbuluar se Suarezi i kishte ditur të gjitha pyetjet që do t’i binin në test dhe e kishte kryer provimin për 30 minuta, edhe pse kohëzgjatja e tij është 2 orë.

Sulmuesi uruguaian ishte buzë kalimit në Juventus dhe u fut në provimin e gjuhës italiane në Perugjia për ta nisur procesin e marrjes së pasaportës italiane.

Gazetar italiane LA Repubblica zbulon se janë gjetur parregullsi nga Guardia di Finanza dhe se Zyra e Prokurorit të Perugjias në provimin të cilit iu nënshtrua javën e kaluar 33-vjeçari.

E përditshmja italiane zbulon se sulmuesi i Barcelonës dhe i Uruguait i kishte siguruar paraprakisht përgjigjet në pyetjet që do t’i binin në provim.

Juventusi e kishte mbushur numrin e lejuar të lojtarëve joevropianë në skuadër, prandaj Suarezi nuk kishte të drejtë t’i bashkohej atij pa pasur pasaportë italiane.

Kampioni italian kishte arritur marrëveshje personale me Suarezin, por ajo dështoi për shkak të vonesave me të cilat përballej ai në marrjen e pasaportës.

Barcelona ka një listë me tri klube ku Suarez nuk mund të transferohet, bllokohet transferimi tek Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Ka qenë një verë me shumë zhvillime te Barcelona, apo jo?

Që prej humbjes 8-2 nga Bayern Munichu në cerekfinale të Champions Leagues, ka qenë një periudhë turbulente në ‘Camp Nou’, transmeton Periskopi.

Pas ndodhive shumë mirë të dokumentuara, Luis Suarez është emri i fundit që po lidhet me largim nga klubi, me trajnerin e ri Ronald Koeman që i ka thënë atij të gjejë një klub të ri.

Dhe uruguaiani sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Atletico Madridit.

p1eipepdr51gbqt5m4i619ak1mfch.jpg

Të hënën u tha se ai ka arritur marrëveshje personale me madrilenët, duke pranuar shkurtesë në pagë.

Derisa Barca mezi priste ta hiqte qafe Suarezin nga fatura e pagesave, duket se katalunasit nuk e kanë ndërmend ta lënë atë t’i bashkohet një rivali në La Liga – të paktën jo pa një shumë transferimi.

Sipas Tancredi Palmeri, Barca tash po mundohet ta bllokojë transferimin e Suarezit tek Atletico.

Palmeiri shkroi në Tëitter: ”Presidenti i Barcelonës, Bartomeu personalisht ka bllokuar transferimin e Suarezit tek Atletico! Tash ai kërkon pagesë dhe ka ndryshuar mendje rreth pagesës për transferimin e Suarezit! Dhe ndërkohë Atletico ka kontaktuar Cavanin!

”Marca” shton se Barcelona ka një listë të klubeve të cilave Suarezve nuk mund t’i bashkohet kur të largohet nga ”Camp Nou”. Ato janë: Real Madridi, PSG dhe Manchester City.

Atleti nuk është në listë por duhet të paguajë një shumë për Suarezin dhe kjo mund të nënkuptojë se ‘Rojiblancos’ mund të kthehen nga Cavani. /Periskopi.com/

Luis Suarez ka pranuar zbritje page për 5 milionë euro vetëm që të kalojë tek Atl Madridi

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez do të largohet nga Barcelona, por jo edhe nga La Liga.

Sulmuesi uruguajan do të bashkohet me Atletico Madridin në këtë merkato, pasi klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij.

Sipas mediumeve spanjolle, Luis Suarez ka pranuar edhe ulje page vetëm për t’u larguar nga Barcelona.

Ai do të huazohet për dy vjet tek Atletico Madrid dhe do të fitojë 9 milionë euro në sezon.

Tek Barcelona, ai fitoi 14 milionë euro në vit.

Luis Suarez arrin ‘marrëveshje totale’ me gjigantin evropian [Mundo Deportivo]

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Luis Suarezit ka qenë një prej temave më të përfolura këtë afat kalimtar.

U raportua muajin e kaluar se trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman e ka informuar sulmuesin se ai më nuk është i nevojshëm në ‘Camp Nou’ dhe i ka thënë të gjejë një klub menjëherë.

Juventusi u lidh shumë me transferimin e tij, por problemet me dokumentacion, si pasaporta dhe lejen e punës, ndikuan që transferimi të dështonte, pavarësisht se ai kaloi provimin për gjuhën italiane.

Suarez could still be part of Barca's plans

Dhe tash, sipas ‘Mundo Deportivo’, uruguaiani ka arritur marrëveshje personale me Atletico Madridin.

Gazeta spanjolle raporton se Suarezi ka arritur ‘marrëveshje totale’ me madrilenët dhe klubi do t’i ofrojë atij një kontratë dy-vjecare.

Edhe pse detajet e pagës së tij nuk janë zbuluar, gazeta shton se Diego Simeone dhe pronari i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Suarezin që të sigurohen që të jenë zgjedhja kryesore e lojtarit.

Mirëpo, fakti se ka marrëveshje personale, nuk do të thotë se gjithcka do të zyrtarizohet së shpejti.

Atletico tash duhet të gjejë marrëveshje me Barcelonën për shumën e transferimit, me ‘Los Colchoneros’ që pritet të largojnë Diego Costan për të liruar fonde financiare. /Periskopi.com/

Juve e bën të qartë për fansat: Harrojeni Suarezin

Periskopi.com Sporti

Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici ka bërë të ditur se tifozët bardhezi duhet të harrojnë emrin e Luis Suarez pasi ai nuk do t’i bashkohet skuadrës kampione.

Uruguaiani ishte objektiv i Juves, por problemet me pasaportën kanë bërë që ky transferim të mos realizohet.

“Le të themi se kjo nuk është situata e Dzekos, por e sulmuesve sepse ne po kërkojmë një qendërsulmues. E dimë se çfarë duam dhe po punojmë në atë drejtim me qetësi. Janë edhe 15 ditë deri në fund të merkatos dhe nuk po ngutemi”, tha Paratici.

“Suarez mund të largohet nga lista, sepse koha e nevojshme për marrjen e pasaportës është më e gjatë se koha kur mbyllet merkato, ose kur ne duhet ta dorëzojmë listën e lojtarëve për Ligën e Kampionëve. Kemi provuar ta marrim kur na u propozua, por kushtet që i përmenda e pamundësojnë
realizimin e operacionit”, përfundoi ai.

E pabesueshme: Suarez refuzoi një ofertë që do të shkruante historinë e futbollit amerikan!

Periskopi.com Sporti

Prapaskenë interesante e zbuluar nga ESPN rreth një transferimi të mundshëm, shumë të pasur në kampionatin amerikan për Luis Suarez, qendërsulmuesi i Barcelona dhe për shumë ditë i lidhur ngushtë me Juventusin.

Sipas asaj që mësohet nga transmetuesi, në fakt, uruguajani ka refuzuar një propozim kontrate nga Inter Miami, ku tashmë ka lëvizur ish-lojtari i Juventusit Higuain: një ofertë që, nëse do të thoshte “po”, do ta shndërronte atë në njërin nga futbollist më të paguar ndonjëherë në historinë e MLS-së.

Shifra nuk ka, por sipas zërave dhe lajmeve, flitet për një rrogë rreth 20 mln euro në sezon! Suarez ende nuk e ka vendosur të ardhmen, por dëshira është të vazhdojë në Europë dhe Atletico Madrid i ka telefonuar.

E bujshme: Suarez mund të transferohet në Madrid – zbulohen detaje

Periskopi.com Sporti

Telefon i nxehtë për Luis Suarez. Diego Pablo Simone dëshiron Pistolero te Atletico Madrid.

Të dielën e kaluar telefonata e parë mes të dyve, kontaktet vazhdojnë edhe në këto orë. Cholo identifikoi Suarez si shënjestrën e parë për sulmin.

Barcelona është e gatshme të negociojë, por në kushte të caktuara. Pista e Juventusit është ftohur dhe Ajax mbetet në prapavijë duke ndjekur goditjen e nostalgjisë.

Por sot Atletico Madrid po përpiqet të minojë konkurrencën duke i ofruar lojtarit dy ose tre vjet kontratë. Gjithçka rreth Suarez, Atletico – i cili duhet të bëjë një shitje – këmbëngul.

Dhe Cholo Simeone merr fushën direkt …

Pasi i dështon transferimi i Suarezit, Juventusi kthen sytë nga ky sulmues

Periskopi.com Sporti

Juventus mund të shpejtojë ecurinë për nënshkrimin e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, pasi që transferimi i Luis Suarez nga Bracelona duket se ka dështuar

Tuttomercatoweb ka treguar komplikimet që ka uruguaiani me pasaport, rreziqe që mund të marrin më gjatë se 5 tetori, kur edhe përfundon afati i tanishëm i transferëve.

RAC 1 ka konfirmuar që uruguaiani nuk do të mund të merr pasaportën italiane me kohë dhe Juventus nuk do të mund ta regjistrojë jug-amerikanin si një lojtar të BE-së për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri Andrea Pirlo dëshiron të këtë një sulmues të ri sa më shpejt që është e mundur kështu që ka shpejtuar transferimin e boshnjakut, Dzeko në Allianz Stadium.

Mirëpo, bardhezitë, sipas La Repubblica, duhet të presin deri pas 29 shtatorit, dy ditë pas ndeshjes kunëdër Romës në ligë për ta marrë atë.

Lamtumirë Suarez: Pasaporta ia humb shpresat Juventusit për transferimin e uruguaianit

Periskopi.com Sporti

Suarez e Juventus lamtumirë. Sulmuesi i Barcelonës ka përjashtuar në këto orë mundësinë për tu transferuar në kampionatin tonë për të luajtur së bashku me Ronaldo e Dybala.

Në mes është cështja pasaportë e kohët për ta marrë.

Uruguaiani, përmes stafit të tij, ka marrë konfirmimin se – edhe nëse do ta merrte provimin e gjuhës e nevojshme për të marrë nënshtetësinë italiane – nuk do të mund ta merrte pasaportën në kohët e duhura për tu transferuar tek Juventus e të regjistrohej në listën Champions që ka një limit në datën 6 tetor.

Suarez ka ndërmend ta luajë Champions, e për këtë arsye ka ndërmend t’i thotë jo bardhezinjve.

Uruguaiani do të pranojë me shumë mundësi një prej ofertave të tjera interesante që kanë mbërritur në adresë të tij, nga shoqëri të nivelit të lartë që luajnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Raportet mes sulmuesit e Barcelonës mbeten të tensionuara.

Klubi praktikisht e ka lënë jashtë, ndërsa lojtari do një dëmshpërblim të përafërt me atë që do të merrte nëse do të qendronte tek blaugranat, rreth 15 milionë.

E atëherë propizimi i ri i Barças për të lehtësuar daljen e Suarez: në bazë të asaj që do ti ofrojë si pagë klubi i ri i mundshëm i uruguaianit,

Barcelona do ti shtojë diferencën për të arritur në shifrën e 15 milionëve, aq sa Suarez do të merrte në Katalonjë.

Barcelona kërcënon Suarezin: Na u hiq qafe ose qëndron një vit në tribunë

Periskopi.com Sporti

Situata është gjithnjë e më e tensionuar: Barcelona nuk ka ndërmend të durojë tekat e Luis Suarez e kërcënon lojtarin që ta lërë një vit në pankinë (deri në fund të kontratës që skadon në 2021).

Pas asaj që zbuloi dje Mundo Deportivo, është e përditshmja katalanase Sport, që rrit akoma më shumë dozat e tensionit: sulmuesi uruguajan nuk futet në planet e klubit të Koeman e nëse nuk pranon të zgjidhë kontratën duke hequr dorë nga 10 muajt e ardhshëm duke pranuar një destinacion të ri, shoqëria blaugrana është gati të aplikojë masa ekstreme.

Një konflikt që Juventus e vëzhgon me interes, jo pa një lloj kufiri: sepse nëse është e vërtetë që bardhezinjtë duan Suarez si partner të Cristiano Ronaldo është po aq e vërtetë që faktori fushë ka një peshë të konsiderueshme.

Uruguajani, edhe sikur të zgjidhë raportin e tij me Barçan, duhet të marrë pasaportën italiane për të mbërritur pastaj në kampionatin e Serie A si komunitar.

Pirlo, sipas asaj që ka thënë vetë, ka nevojë sa më shpejt për qendërsulmues e Paratici pret mesin e kësaj jave për të kuptuar sa janë kohët burokratike për dokumentat e nevojshëm për të teseruar Suarez.

‘Mashtrimi’ i Suarezit: Ekzagjëron kërkesën e vonohet për ti mbetur në derë Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Tratativa e Luis Suarez duket se nuk ështe aq e thjeshtë sa duket. Tifozët e Juventus mendojnë se mes bardhezinjve e uruguajanit është vetëm një provim gjuhe e një pasaportë, sidomos pasi Atletico Madrid u tërhoq nga gara, përballë kërkesës së ekzagjeruar të stafit të lojtarit për pagën.

Por, sr shkruan sot Mundo Deportivo, pikërisht pas pretendimeve ekonomike të Suarez mund të fshihet një strategji ndryshe: Suarez, dyshohet, po vonohet e po merr kohë, duke mos zgjidhur ende kontratën me Barcelonën, në tentativë për ta vënë pas murit klubin e “ta detyrojë” Koeman ta riintegrojë në organikë.

Me kalimin e ditëve kjo hipotezë forcohet. Pavarësisht se interesi i Juves është i madh, nuk mund të nënvleftësohen kohët e burokracive: të kalojë provimin e italishtes nuk do të thotë që të marrë menjëherë pasaportën. E dinë bardhezinjtë, që negociojnë edhe me Milik e Dzeko e di edhe sulmuesi.

Pikërisht për këtë Mundo Deportivo hedh dyshimin se strategjia e vërtetë e Suarez është të marrë kohë, i bindur se mund të vlejë vitin e mbetur në kontratë e të qendrojë në Barcelonë deri në 2021 bashkë me Messi.

Një lloj spy-story në të cilën Juventus nuk ka ndërmend të lejojë të mashtrohet e aq më pak përdoret: nëse javën e ardhshme Suarez nuk bën provimin e nuk zgjidh kontratën me blaugranat, nuk do të humbet më asnjë dite me uruguajanin.

E kafshoi në botëror, Suarez flet me Chiellinin para se të transferohet te Juventusi

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi Luis Suarez pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës për t’iu bashkuar Juventusit. Ai nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe bisedimet me “Zonjën e Vjetër” po shkojnë shumë mirë.

Uruguiani pritet të kalojë në Torino dhe sipas Gazzetta dello Sport marrëveshja është arritur për 9 milion euro në sezon. Para se të kalojë te bardhezinjtë, 33-vjeçari duhet të sqarojë disa goxha delikate.

Ai ka telefonuar kapitenit Giorgio Chiellini për të sheshuar tensionin mes tyre. Suarez e kafshoi atë në ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Uruguait të vlefshme për botërorin e 2014. Palët duket se i kanë lënë pas vetes situatat e tensionuara dhe nuk ka probleme për sulmuesin.

Shihni videon: