Lluka thotë se ka filluar zbatimi i marrëveshjes së roamingut me Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar sot se Shqipëria ka nisur të implementojë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen e tarifave të roaming-ut.

“Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming. ????????Komunikim të këndshëm!”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Qytetarët e Kosovës tanimë mund të komunikojnë me tarifa më të lira prej 90 për qind edhe kur janë duke qëndruar në Shqipëri dhe anasjelltas.

Ndërsa më 1 korrik 2021 planifikohet që të hiqen plotësisht tarifat roaming për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në mbledhjen e dy qeverive në Pejë në nëntor të vitit të kaluar.