Matuidi: Isha afër pensionimit për shkak të 6 golave të Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Edhe pse 30-vjeçar, dikur, në vitin 2017, Matuidi kishte menduar që t’i varë atletet, fajtor për këtë 6 golat e Barçës…

Një ndër rikthimet më të jashtëzakonshme në histori të Champions League dhe që do të mbahet mend gjatë është ajo e Barcelonës në vitin 2017, kur e mundi 6-1 në ‘Camp Nou’ Paris Saint Germainin, atëherë me Neymarin në formacion.

Barça kishte humbur 4-0 në ndeshjen e parë në Paris dhe kur të gjithë kishin menduar se ka përfudnuar gjithçka, madje edhe futbollistët e PSG-së, dolën në skenë lojtarë si Lionel Messi, Neymar, Suarez e Sergio Roberto, që shënuan në ‘Camp Nou’ – tre gola prej minutës 90 për të bërë përmbysjen më të madhe në histori.

Natyrisht, ajo çfarë ndodhi në ‘Camp Nou’ ishte shumë e dhimbshme për futbollistët e PSG-së, aq e dhimbshme sa që Blaise Matuidi kishte menduar edhe të pensionohet.

“Doja të pensionohesha zyrtarisht nga futbolli në vitin 2017. Arsyeja? Ishte për shkak të Barcelonës. Pas 6-1, në Camp Nou, kam qenë shumë, shumë i mërzitur. I thash vetes se duhet të ndalem së luajturi futboll dhe t’i varë atletet. Por, tani jam më mirë në Juve dhe kujtoj vetëm momente të mira te PSG”, deklaroi Matuidi. /Gazeta Express

 

Matuidi i befasuar nga Ronaldo: Ne ishim të vdekur, por ai nuk ndalej

Periskopi.com Sporti

Blasie Matuidi ka zbuluar sesi lojtarët e Juventus ishin të gjithë të lodhur pas ndeshjes me Manchester United, përveç Cristiano Ronaldos.

Ronaldo ka gjetur formën e tij tek Juventus pas transferimit 112 milionë euro nga Real Madrid gjatë verës, me shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

“Të gjithë ishim të ‘vdekur’ pas ndeshjes me Manchester Unitedin, madje edhe ditën e nesërme, përveç Cristiano Ronaldos”, shprehet Matuidi për RMC Sport.

“Ai është duke punuar si i çmendur çdo ditë. Prandaj në moshën 33-vjeçare, ai është një shembull për të gjithë ne. Ronaldo është shumë i rëndësishëm për ne gjatë 90 minutave. Ai bën gjëra që nuk mund t’i bëjnë të tjerët. Të gjithë ndihen më të mirë kur luajnë përkrah tij. Ai është një lider”, ka shtuar Matuidi. /Periskopi/