Aksident me të lënduar në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Dardania në Fushë Kosovë.

Në këtë aksident një person është goditur i cili është rreth moshës 30-vjeçare, raporton Periskopi.

Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë mbërritur Policia e Kosovës e as ekipi i urgjencës./Periskopi/

Policia jep detaje për përleshjen në BeerFest

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një  përleshje ka ndodhur sonte në  orët e vona në  eventin BeerFest i cili po mbahet në  qendër të  Prishtinës, raporton Periskopi.

Zëdhënësja e Policisë  së  Kosovës dha detaje dhe konfirmoi se gjatë  përleshjes, sipas informacioneve fillestare janë  dy persona të  lënduar.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje ne mes te disa personave ne afërsi te Pallatit te Rinise, saktësisht ne një event qe po mbahet ne atë zone, ku sipas informatave fillestare dy persona  janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, te cilat kane vene situatën nen kontrolleLidhur me kete rast policia ka shoqeruar ne stacion 6 persona. Me rastin po merren njesitet perkatese”, tha Ahmeti per Periskopin. /Periskopi