Masat e reja kundër koronavirusit duket se kanë irrituar gjermanët: Trëndafila të kuq dhe një gur varri para zyrës së Merkelit

Periskopi.com Lajme

Angela Merkel pritet të dekretojë masa të reja kundër Covid-19, çka duket se ka irrituar shumë njerëz.

Trëndafila të kuq dhe qirinj, si dhe një gur varri me mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, Lëvizja dhe Kuvendt-Demokracia 1990-2020”, bën me dije Policia përmes një deklarate për mediat.

Policia gjermane tha të shtunën se ka nisur një hetim në lidhje me episodin në fjalë që duket se lidhet me masat e kancelares në kuadër të koronavirusit.

Aksioni protestues erdhi ndërsa mijëra demonstrues po përgatiten të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Stuttgart-in, Mynih-un dhe Berlin-in kundër masave të qëndrimit në shtëpi.

Policia gjermane bën me dije se bashkë me gurin e varrit një maskë mbrojtëse e fytyrës ishte e vendosur para zyrës së CDU-së, në zonën e saj elektorale të Stralsund, në brigjet e Balltikut.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti atë “një veprim pa shije”.

Një valë në rritje demonstrimesh kanë nisur Gjermani nga teoricienët e komplotit, ekstremistët dhe anti-vakshitësit, të cilat kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj. Fillimisht në protesta kanë marrë pjesë pak njerëz, por tanimë tubimet janë rritur duke u shtrirë në qytetet më të mëdha gjermane.

Merkel: Racizmi është helm që gjendet në shoqërinë tonë

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë.

Deklarata e sipërcituar bëhet pas incidentit tragjik në qytetin gjerman, Hanau, ku një ekstremist i djathtë vrau nëntë persona, përpara se të vetëvritej.

Kancerlaja Merkel anuloi edhe programin e saj të sotëm për shkak të sulmit të armatosur.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se kancelarja Merkel ka anuluar programin në qytetin Halle për shkak të sulmit në Hanau.

Seibert gjithashtu njoftoi se Merkel informohet për çdo zhvillim në Hanau.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në deklaratën e tij tha se “ngjarja e tmerrshme në Hanau na la të gjithëve në dhimbje. Mendimet tona janë me ata që humbën jetën, familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj që sa më shpejt të shërohen të plagosurit”, transmeton KP.

Në një sulm ndaj dy lokaleve në Hanau humbën jetën 9 persona, në mesin e të cilëve edhe qytetarë turq. Në sulm u plagosën 5 të tjerë.

Në aksionin e zhvilluar nga ekipet e sigurisë, terroristi i së djathtës ekstreme Tobias R. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai pas tij ka lënë edhe një video mesazh.

Kush do ta zëvendësojë Merkelin?

Periskopi.com Lajme

Vendimi i befasishëm i pasardhëses së Angela Merkelit, për t’u larguar si drejtuese e partisë më të madhe të Gjermanisë, e ka çoroditur politikën e vendit – dhe ka rindezur një garë potencialisht përçarëse për të gjetur pasuesen e kancelares gjermane, e cila planifikon të tërhiqet vitin e ardhshëm, thonë analistët.

Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila u bë udhëheqëse e Kristian-Demokratëve (CDU) një vit më parë, njoftoi të hënën se po tërhiqet nga posti. Vendimi i saj erdhi pas kritikave në rritje për mënyrën e trajtimit prej saj të një grindjeje lidhur me bashkëpunimin e ligjvënësve të CDU-së në shtetin lindor Thuringia me anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) pas zgjedhjeve shtetërore me një rezultat të ngushtë.

“Kam kohë që po e mendoja këtë vendim”, tha zonja Kramp-Karrenbauer në një konferencë shtypi në Berlin. Mandati i saj i shkurtër si drejtuese e partisë u shoqërua nga një seri gafash dhe ndarjesh toksike në lidhje me drejtimin e ardhshëm të partisë, të cilat ulën autoritetin e saj. Ajo planifikon të mbetet ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, por thotë se nuk do të kërkojë nominimin e CDU-së si kandidate e partisë për kancelare në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që do të zhvillohen në vjeshtën e vitit 2021.

Largimi i pasardhëses së saj të zgjedhur nga vetë Merkeli për drejtimin e partisë, ka prishur planet e pensionit të Merkelit dhe ka shkaktuar spekulime se mund të krijohen rrethanat për zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit 2021. Merkel e vendosi me kujdes Kramp-Karrenbauer si drejtuese të CDU-së për të realizuar një tranzicion të rregullt , thonë analistët. Largimi i saj shtron tani pyetjen se kush do ta pasojë Merkelin dhe si mund të pajtohen fraksionet e ndryshme të CDU-së.

Partia ka debatuar nëse do të vazhdojë me strategjinë centriste të Merkelit apo të kthehet në rrënjët e saj konservatore më tradicionale.

Analistët thonë se kryesuesit janë Friedrich Merz, një konservator fiskal dhe kritik i Merkelit, Jens Spahn, ministri aktual i Shëndetësisë në Gjermani, dhe Armin Laschet, kryeministri i shtetit të North Rhine-Westphalia. Të gjithë ata humbën para Kramp-Karrenbauerit në garën për drejtimin e partisë në vitin 2018 falë miratimit të Merkel për gruan që ajo shpresonte se do ta pasonte atë si Kancelare të vendit.

Merz dëshiron ta çojë CDU-në në një drejtim më të djathtë. Dy rivalët e tij janë pranë vizionit të Merkelit dhe favorizojnë centrizmin. Ata besojnë se CDU-ja duhet të përgatitet për një partneritet të mundshëm koalicioni me partinë e të Gjelbërve në rritje pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.

Emily Mansfield me Economist Intelligence Unit, thotë se të gjithë pretendentët për të pasur Merkelin përballen me sfidën e shuarjes të ndasive mes politikanëve të nivelit shtetëror dhe federal të CDU-së dhe problemit “si të balancojë konkurrencën e ashpër nga AfD-ja me faktin se partneri tjetër i koalicionit të CDU-së ka shumë të ngjarë të jetë me të Gjelbërit”.

Kriza e pasueses së Merkelit vjen në një kohë të vështirë për Gjermaninë. Frika e recesionit po rritet. Prodhimi industrial gjerman ka rënë në pesë nga shtatë muajt e fundit. Parashikimet janë që ekonomia e vendit të rritet vetëm 0.4 përqind këtë vit dhe 0.9 përqind në vitin 2021, por ekonomistët paralajmërojnë se Gjermania mund të rrëshqasë lehtësisht në territorin e rritjes negative.

“Jam pesimist për parashikimin ekonomik pasi Gjermania mund të përjetojë një stuhi të vërtetë”, i tha CNN-it Marcel Fratzscher, Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike. Ndër rreziqet që ai nxjerr në pah janë një ngadalësim i tregtisë globale, ndikimi i koronavirusit, tensionet gjeopolitike, veçanërisht mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe ngërçi i mundshëm ekonomik nga Brexit.

“CDU do të jetë e preokupuar përsëri me diskutimin e lidershipit dhe një diskutim më strategjik se si të përballet me AfD-në,” thotë Carsten Brzeski, ekonomist për firmën ING.

Brzeski thotë se “tranzicioni i rregullt i politikës gjermane në epokën e pas Merkelit duket se po dështon. Vendi do të vazhdojë të përballet me një peizazh politik më të fragmentuar, ku partitë duhet të rimendojnë vijat e kuqe të së kaluarës dhe partnerët e mundshëm të koalicionit”.

Ai thotë se koha është e papërshtatshme për Evropën në tërësi. “Për Eurozonën, mund të shohim një politikë gjermane me më shumë vëmendje nga brenda vendit se sa më parë dhe, rrjedhimisht, më pak përparim në ndonjë integrim më të madh në Eurozonë.” Bankat qendrore dhe politikëbërësit e BE-së kanë kërkuar nga qeveria gjermane të jetë më pak konservative në politikat fiskale dhe të rrisë shpenzimet e qeverisë, duke besuar se kjo do të ndihmojë në rritjen e rritjes ekonomike në Eurozonë.

Analistë të tjerë evropianë thonë se preokupimi i Berlinit me politikën e brendshme do ta detyrojë atë për të qënë e papërgatitur për një betejë të ardhshme tregtare me Uashingtonin. Të hënën, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po jep mendimet e tij për ribalancimin e marrëdhënieve tregtare më shumë se 1 trilion dollarëshe me BE-në, duke ngritur perspektivën e një lufte tregtare transatlantike.

Ai u tha guvernatorëve amerikanë: “Evropa na trajton shumë keq. Gjatë 10, 12 viteve të fundit, ka pasur një deficit të jashtëzakonshëm me Evropën. Ata kanë barriera të jashtëzakonshme … Kështu që ne do të përgjigjemi. Ata e dinë këtë”. Zyrtarët evropianë thonë se do të hakmerren, nëse Presidenti Trump bën një kërcënim për të vendosur tarifa për makinat evropiane dhe produktet e tjera. Uashingtoni dhe evropianët janë në konflikt në lidhje me subvencionet e linjës ajrore, barrierat e tregtisë bujqësore dhe planet e BE-së për të filluar taksimin e kompanive digjitale amerikane. /VoA

Merkel i shkruan Kurtit: Keni detyra të rëndësishme, veçanërisht dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në marrjen e drejtimit të qeverisë.

Në letrën e urimit, Merkel, ia përmend Kurtit, disa nga vështirësitë në të cilat do të përballet qeveria e tij, por i ka dhënë mbështetje në luftën kundër luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Merkel, me theks të vecantë e ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik, për të cilin ka thënë se është njëri ndër hapat për ta forcuar perspektivën evropiane të Kosovës.

Kancelarja Merkel, ka përsëritur se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, teksa i ka thënë Kurtit se do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Letra e plotë e Angela Merkelit:

I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.

Do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme.

Juaji sinqerisht

Angela Merkel
Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë

Rama ironizon me Pacollin: Po ta bëjmë një statujë afër Skënderbeut

Periskopi.com Video

Merkel: Gjermania e gatshme të rrisë ndihmën për refugjatët në Turqi

Periskopi.com Lajme

Kancelarja Angela Merkel, deklaroi se Gjermania është e gatshme të zgjerojë ndihmën për Turqinë për strehimin e refugjatëve sirianë.

Turqia ka nevojë për ndihmë në shumë aspekte për sigurimin e 3,5 milionë personave. “Unë jam gati për këtë”, deklaroi ajo pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, gjatë kongresit të Partisë Popullore Europiane në Zagreb.

Në një marrëveshje me BE-në nga viti 2016, Turqia u zotua të angazhohet në përpjekjet për të parandaluar migrantët të arrijnë në ishujt grekë të Egjeut dhe të pranojë kthimin e migrantëve, kërkesat për azil në Europë të të cilëve, u janë refuzuar.

Në kthim, BE premtoi 6 miliardë euro në ndihmë të Turqisë. Blloku theksoi se ka shpërndarë tashmë 5,6 miliardë euro.

Haradinaj i shkruan Merkel-it, e siguron se Kosova është e angazhuar në rrugën drejt integrimit në BE

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka dërguar një telegram urimi kancelares gjermane, Angela Merkel në shënimin e 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Tutje ai tha se edhe këtë herë ka siguruar kancelaren Merkel se Kosova është e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian

 

Postimi i plotë:

Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh.

Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!

Urime Gjermani!

RH

Merkel: Gjermania ka përparuar shumë që nga rënia e Murit të Berlinit – por mbetet shumë për të bërë

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se sheh përparime të dukshme që nga viti 1989, ndërkohë që paralajmëroi se diferencat mes ish-Lindjes dhe Gjermanisë Perëndimore duhet ende të zhduken.

”Ka shumë arritje në tre dekadat që nga rënia e Murit të Berlinit”, tha Merkel, disa ditë përpara Ditës së Unitetit Gjerman, më 3 tetor.

Festa kombëtare feston ribashkimin e Gjermanisë në 1990.

”Sidoqoftë, mbetet shumë për të bërë”, tha ajo.

”Për shembull, fuqia ekonomike e shteteve të reja federale në lindje në kohën e ribashkimit qëndroi në 43% të shteteve perëndimore gjermane. Ky raport është rritur në 75%”, theksoi Merkel.

“Pra, ishte një sukses i madh. Nga ana tjetër, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Dhe kjo në shumë fusha”, shtoi ajo.

”Krijimi i kushteve të barabarta të jetesës në të gjitha pjesët e Gjermanisë, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, është një projekt i madh i qeverisë”, deklaroi kancelarja Merkel.

 

Merkel bën thirrje për më shumë përpjekje për luftimin e ndryshimeve klimatike

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje individëve dhe sipërmarrjeve që të bëjnë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike, në përgjigje të një raporti të lëshuar nga IPCC sot, në OKB.

“Në shekullin njëzet e një, për shkak të ngrohjes globale, në oqeane do të vihet re një rritje e paparë e temperaturës dhe acidifikimit”, theksoi Komiteti Shkencor për Klimën (IPCC).

“Ngrohja globale në oqeane do të pasojë me një rënie të niveleve të oksigjenit, valë nxehtësie, shira dhe ciklone më të shpeshta, rritje të nivelit të ujit, si edhe pakësim të specieve detare”, thekson raporti për klimën i OKB.v

Merkel – Bërnabiqit: Vazhdoni punën në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet më tej në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

Merkel tha në një konferencë për shtyp se ajo kishte diskutuar gjithashtu me shefen e ekzekutivit serb situatën dhe bashkëpunimin rajonal, transmeton Klan Kosova.

Kancelarja gjermane theksoi se ishte e kënaqur që Procesi i Berlinit rezultoi si shumë i dobishëm dhe çoi në mundësi të mëdha dhe aktivitete për bashkëpunim.

Rama pas takimit me Merkelin, optimist në përkrahjen e Gjermanisë për negociatat me BE-në

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama është prononcuar pas takimit që zhvilloi në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Duke ruajtur konfidencialitetin formal të takimit, Rama tha vetëm se “kancelarja pati vlerësime shumë inkurajuese pozitive dhe ajo që është më e rëndësishme, një predispozitë shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë”.

“Megjithatë, ky është një proces dhe Gjermania ka një procedurë të veçantë, sepse kalon nëpërmjet Bundestagut, nëpërmjet diskutimeve në grupe. Grupet janë grupe demokratike, kanë ide të ndryshme, kanë qasje të ndryshme, kështu që me shumë durim, ne do të vazhdojmë kontaktet dhe kjo është faza kur do të bëjmë çmos që, pavarësisht gjithë pengesave që ja kemi krijuar vetes në gjysmën e parë të këtij viti sidomos, t’ia dalim që të hyjmë në një fazë të re, krejt tjetër, të rrugës sonë europiane”, thotë Rama, përcjell Top Channel.

Kryeministri sqaron se Shqipëria ka pak në dorë sa i përket vendimi të Këshillit Evropian për negociatat, gjithsesi, Tirana po punon që zëri i Gjermanisë të jetë në favorin e saj.

“Ne po punojmë intensivisht për aq sa mund të bëjmë. Jemi të vetëdijshëm se vendimi gjithsesi ka të bëjë më pak me ne dhe me çfarë bëjmë ne dhe më shumë me vendet dhe me çfarë ato kërkojnë në radhë të parë nga BE, që, siç e ka thënë Presidenti francez, nuk funksionon me 28, si mund të funksionojë me më shumë, etj. dhe sigurisht në raport me opinionet e tyre publike që është një problem i mirëkuptueshëm më vete. Patjetër që një pozicion pozitiv i Gjermanisë do të thotë shumë. Gjermania është një zë, le të themi, jo si të gjithë të tjerët në familjen e Evropës së bashkuar dhe ne do të bëjmë çmos që ky zë të jetë në favor të Shqipërisë”, shprehet Rama.

Në fund të deklaratës, Rama thekson se negociatat për Shqipërinë nuk do të ishin dhuratë, por ajo çfarë i takon. Ai flet për një proces të kushtëzuar që do e ndjekë Shqipërinë në çdo hap.

“Një gjë është e sigurt, që, pavarësisht se nuk kemi qenë gjithmonë dakord, kemi të bëjmë me njerëz dhe me institucione që gjithmonë kanë dashur më të mirën për Shqipërinë dhe për shqiptarët pa diskutim. Kështu që jemi në një moment që atmosfera është pozitive, por duhet që të përpiqemi deri në fund dhe të përpiqemi, le të themi, që të mos marrim më sysh veten, duke u gëzuar, apo folur para kohe”, ka thënë Rama.

“Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një dhuratë, bëhet fjalë për të marrë atë që na takon. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Evropa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte”, thekon kryeministri Rama.

Merkel modeste: Kjo është fjalia me të cilën di të kujtohem në histori

Periskopi.com Lajme

Angela Merkel është shprehur se si do të donte që të kujtohej pasi të largohej përfundimisht nga roli i Kancelares së Gjermanisë.

Ajo ka thënë në librat e historisë do që të njihej si “ajo që ka provuar”, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova.

E pyetur se di do të dëshironte që të kujtohej në librat e historisë për 50 vjet, Merkel është përgjigjur: “Epo, nuk mund….është…um.. ‘ajo u përpoq”.

Merkel ka qëndruar në krye të Gjermanisë për 14 vjet. Ajo që njihet si gruaja më e fuqishme në botë në vitin e kaluar pas 18 vjetësh la kreun e Unionit Kristian Demokrat – CDU kurse nga pozita e Kancelares do të largohet më 2021.

Ndërsa sa i përket mundësisë që ajo të marrë ndonjë detyrë në Bruksel në kuadër të BE-së, ka thënë se personalisht nuk do.

Merkel sërish shfaq probleme me dridhjen (Video)

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shfaqur e paqëndrueshme dhe duke u dridhur për herë të dytë brenda 10 ditëve në një ceremoni në Berlin.

Ky incident i shkurtër ndodhi pasi Merkel qëndroi pranë presidentit Frank-Walter Steinmeier në një aktivitet të brendshëm sot në mëngjes, ku u emëruar zyrtarisht ministri i ri i Drejtësisë. Kancelares Merkel iu dha një gotë ujë, por e refuzoi atë dhe u duk mirë kur mbërriti në parlament gjysmë ore më vonë.

Të martën javën e kaluar, Merkel dridhej derisa qëndronte jashtë në një mot të nxehtë së bashku me presidentin e Ukrainës. Merkel më pas tha se ishte mirë pasi piu tri gota ujë, të cilat “me sa duket ishin të nevojshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Moti i nxehtë në Gjermani ka vazhduar këtë javë edhe pse temperaturat në Berlin kanë rënë brenda natës.

Merkel, 64-vjeçare, është udhëheqëse e Gjermanisë që nga viti 2005.

A ia kërkoi Kancelarja Merkel Haradinajt pezullimin e taksës. Dëgjoni dy deklarata kundërthënëse

Periskopi.com Video

Takimi Haradinaj – Merkel të enjten, ja çka pritet nga ky takim

Periskopi.com Lajme

Pas samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të takohen edhe një herë gjatë kësaj jave, ku temë qendrore e këtij takimi pritet të jetë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Njohës të çështjeve politike thonë se në këtë takim çështje kyçe që do të diskutohen janë taksa dhe dialogu.

Analisti politik Behlul Beqaj, vizitën e kryeministrit Haradinaj pas samitit të Berlinit dhe para atij të Parisit, e lidh me atë se në këtë takim do të vendoset se a mundet Qeveria Haradinaj të përfundojë procesin e dialogut.

Sipas tij, ajo çfarë do të ndodhë në këtë takim, do të jetë një argument shtesë në funksion të sqarimit të pozicionit edhe sa i përket mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

“Vizita e kryeministrit do të jetë një argument shtesë në funksion të sqarimit të pozicionit edhe sa i përket mocionit të opozitës, por edhe sa i përket vazhdimit të koalicionit qeverisës. Pra, aty do të bëhet ndarja në mes shapit dhe sheqerit, për arsye se është një moment i caktuar kur realisht duhet të kihet parasysh drejtimi i saktë se a do të shkohet në zgjedhje për shkak se ky koalicion nuk është në gjendje ta përfundojë me sukses procesin e dialogut. Dhe, nëse indikatorët tregojnë që ky koalicion nuk jep gatishmëri se mund të shkojë me sukses  në përfundimin e procesit të dialogut, atëherë më siguri se do të marrin sinjale të tjera që do ta inkurajojnë opozitën për të shkuar në zgjedhje dhe për ta legjitimuar një spektër të ri ndoshta dhe të vjetër, por që ka marrë paraprakisht garanci se do të jetë ekzekutues i përpiktë i implementimit të marrëveshjes e cila ka mbetur në gjysmë të rrugës ap o është aktualisht në një qorr sokak”, deklaron ai.

Beqaj thotë se takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren Merkel lidhet edhe me takimin e Parisit më 1 korrik.

“Gjithsesi, ka lidhje nëse eventualisht indikatorët shkojnë në drejtim se ekziston gatishmëria e kryeministrit dhe këtij koalicioni që procesi të ndiqet në përputhje me shtytësit, të cilët kërkojnë që ta kemi një përfundim të epilogut të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe e kundërta, nëse shihet që nuk ka indikatorë të cilët flasin në funksion të shtytjes së mëtutjeshme, atëherë do të ndodhë e kundërta – do të shtyhet opozita që ta përshpejtojë çështjen e mocionit dhe me siguri do të krijohet një ambient i tillë që edhe ndoshta nga koalicioni qeverisës do të votojë dikush për shkak se atyre iu nevojiten edhe dy vota së paku nga koalicioni qeverisës për ta rrëzuar Qeverinë. Por, kjo nuk besoj se do të jetë shumë problematike, duke marrë parasysh faktin se në Parlamentin e Kosovës më tepër janë disa ‘kukulla’ sesa që janë njerëz me dinjitet”, shprehet ai.

Në anën tjetër, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në këtë takim përveç dialogut, do të diskutohet edhe taksa ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Ai shprehet se në këtë takim do të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sipas të gjitha gjasave, do të diskutohen dy çështje kryesore të cilat janë preokupim edhe i Bashkimit Evropian , po edhe i Kosovës në anën tjetër. Pikë së pari, taksa dhe e ardhmja e dialogut mes Kosovës dh Serbisë, me faktin se vendosja e tarifës për mallrat serbe dhe boshnjake është krijuar njëfarë mënyre si pengesë për vazhdimin e dialogut. Sipas të gjitha gjasave, kjo do të jetë një nga çështjet kryesore, të cilat do të diskutohen, meqenëse Gjermania sikurse të gjitha shtetet tjera të BE-së është e interesuar që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë, dhe të arrihet një zgjedhje e pranueshme për të dyja palët. Po ashtu, ne në vazhdimësi prej asaj që është biseduar edhe në samitin e Berlinit, sipas të gjitha gjasave mund të ketë edhe diskutime sa i përket idesë të shkëmbimit të territorit ose korrigjimit të kufijve, diçka që Gjermania në vazhdimësi ka kundërshtuar”, deklaron ai.

Sa i përket taksës, Murati thotë se deri më tani kryeministri Haradinaj nuk iu është nënshtruar presioneve për pezullimin e saj.

“Ne tash e sa kohë jemi duke e monitoruar këtë situatë që është zhvilluar pas vendosjes së taksës dhe mënyra se si e ka afektuar dialogun dhe normalisht në aspekt të politikës së jashtme taksa nuk është se ka shkuar gjithherë në favor tonin. Mirëpo, e kemi pa që një presion klasik ndaj kryeministrit Haradinaj nuk është se ka çuar peshë deri më tani nga askush, madje ka ardhur direkt nga ShBA-të, por nuk është se është marrë shumë parasysh dhe Haradinaj ka vazhduar të mbetet besnik i vendimit, të cilin e ka marrë. Mirëpo, me Merkel dhe me Gjermaninë, përgjithësisht, si duket ka një lloj përafrimi më të madh të raporteve në këtë periudhë kur jemi duke e parë një qasje pak më ndryshe të BE-së. Gjermania ka qenë shteti që ka qenë ndoshta me një qasje më miqësore ndaj Kosovës dhe ndoshta një tendencë për marrje me të butë, siç themi në popull, për të kërkuar gjendjen e një zgjidhje, të paktën një pezul lim i përkohshëm në mënyrë që t’i jepet rast dialogut të vazhdojë. Pastaj, të zgjidhet një zgjidhje përfundimtare sa i përket procesit të dialogut dhe të ardhmes së dy shteteve drejt rrugëtimit të tyre evropian”, shprehet ai.

Pas samitit të Berlinit, liderët shtetërore me ftesë të presidentit të Francës Emmanuel Macron me 1 korrik do të mblidhen në Paris.

Gjermania kërcënohet nga rënia e qeverisë?

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate gjermane Andrea Nales ka njoftuar publikun se do të japë dorëheqjen të hënën.

Socialdemokratët gjermanë pësuan një humbje të rëndë në zgjedhjet e fundit evropiane, por askush nuk priste dorëheqjen e shefes së tyre.

Kjo situatë mund të çojë në rënien e qeverisë gjermane. Në fakt, SPD do të zgjedhë një udhëheqës të ri, i cili ka gjasa të vijë nga një fraksion që kundërshton koalicionin e ri të madh të SPD-së dhe CDU një vit më parë.

Mediat thonë se një nga arsyet është se kryetari i mundshëm i ri i partisë Olaf Scholz, zëvendëskancelar dhe ministër i Financave, beson se nuk është e nevojshme të vazhdohet me një koalicion të madh.

Socialdemokratët përfunduan në zgjedhjet evropiane si partia e tretë më e fortë në vend, pas demokratëve dhe Të Gjelbërve.

Përplasje Merkel-Macron për zgjedhjen e presidentit të ri të KE

Periskopi.com Lajme

Përpara samitit ku do të diskutohen rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, kanë pasur një përplasje, shkak i së cilës është bërë mënyra e përzgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Europian.

Kreu i shtetit francez këmbëngul që procesi të mos jetë automatik. Merkel, nga ana tjetër, e bëri të qartë se Gjermania vazhdon të favorizojë zgjedhjen e kandidatit kryesor nga partia fituese e zgjedhjeve të së dielës.

Krerët e bllokut europian pritet të mblidhen në Bruksel për të folur mbi votimet në të gjithë BE-në, por edhe për caktimin e drejtuesve të rinj të institucioneve të Bashkimit Europian. Kancelarja gjermane këmbëngul që krerët e BE-së t’i marrin këto vendime sa më shpejt.

“Ne duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje, duke qenë se Parlamenti i ri do të mblidhet në fillim të qershorit dhe natyrshëm preferohet që deri në atë kohë të kemi një propozim nga Këshilli Europian”, ka thënë Merkel.

Ai që mbështesin aleanca konservatore CDU/CSU dhe partneri i saj i koalicionit qeverisës SPD është procesi “Spitzenkandidat”, sipas të cilit kandidati i përzgjedhur nga partia fituese votohet në PE si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Manfred Weber, kandidat i PPE/EPP për president të Komisionit Europian. E ndonëse pësoi humbje të mëdha të dielën, Partia Popullore Europiane dhe kandidati i saj kryesor, gjermani Manfred Weber, sërish dolën të parët.

Haradinaj më 6 qershor në Berlin, ja çka do t’i kërkojë kancelares Merkel

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj do të qëndrojë në Berlin në muajin qershor në një vizitë dy ditore. Më 6 qershor, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zyra e kryeministrit, në një përgjigje për Periskopin, ka thënë se nuk dihet ende agjenda e plotë e këtij takimi, por thonë se kërkesa e Haradinajt tashmë dihet, e ajo është liberalizimi i vizave.

“Me ftese te kreut te Bundestagut gjerman do te marr pjese ne lutjet e mengjesit qe organizohen atje. Pastaj do te kete takime me deputete te Bundestagut, si dhe me 6 qershor do te zhvilloj nje takim pune me Kancelaren Merkel”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Periskopin.

Megjithëse nuk dihet agjenda e plotë e kësaj vizite të Haradinajt në Gjermani, nga Kryeministria thonë se Haradinaj shkon atje me kërkesë për liberalizimin e vizave.

“Agjenda ende eshte ne finalizim, do ju njoftojme me kohe per detaje te tjera. Derisa tashme dihet qe kerkesat e Kryeministrit Haradinaj jane mbeshtetja e Gjermanise ne procesin e liberalizimit te vizave, dialogut dhe fuqizimin e marredhenieve bilaterale”, thuhet në përgjigje.

Më 29 prill në Berlin, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, kanë organizuar një samit ku kanë qenë pjesëmarrës liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Atje është folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pas këtij samiti, edhe më 1 korrik të këtij viti, organizohet një tjetër samit në Paris, por atje nuk do të jenë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, por vetëm Kosova dhe Serbia. /Periskopi/

Ende nuk ka përfunduar darka në Berlin, Macron insiston që palët të gjejnë rrugë për ecje në dialog

Periskopi.com Lajme

Darka në Berlin është duke zgjatur më shumë se që ishte parashikuar pasi presidenti francez Emmanuel Macron po insiston që palët të dakordohen për mënyrën e ecjes përpara në Ballkanin Perëndimor, mëson KTV-ja.

Hashim Thaçi më parë ka publikuar në FB se edhe gjatë kësaj darke janë duke biseduar për për të tashmen dhe të ardhmen e rajoni.

Kjo darkë ishte planifikuar të përfundonte në ora 22:00, por ajo si duket po vazhdon.

Samiti i Berlinit është thirrur nga kancelarja gjermane Anegela Merkel, duke u takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Dy këshilltarët e Merkelit sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Sot në Kosovë pritet të vijnë në një vizitë e dy këshilltarëve të kancelares, Angela Merkel.

Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Hale po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë.