messi Archives - Page 2 of 14 - Periskopi

Asisti i çmendur i Lionel Messit, nuk gabon De Jong

Periskopi.com Sporti

Në kuadër të xhiros së 17’të të La Ligës, skuadra e Barcelonës është mysafire e Huescas, ndaj së cilës po avancon me rezultat 1:0, përcjell Periskopi.

Autor i golit për skudrën e Koemanit është mesfushori holandez, De Jong, i cili shënoi pas asistit briliant të Lionel Messit.

Shihni golin. /Periskopi

Messi i tronditur pas barazimit: Doli i nervozuar nga ‘Camp Nou’

Periskopi.com Sporti

Barcelona është ndalur nga Eibari në kuadër të javës së 16-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Skuadra katalunase nuk arriti t’i fitonte tri pikë në shtëpi, e që në këtë sezon duket se do ta kenë të vështirë të luftojnë për titull.

Golat në këtë takim u realizuan nga Garcia Kike për Eibarin dhe Ousmane Dembele për Barcelonën që barazoi shifrat 1-1.

Lionel Messi ishte i pushuar për këtë takim nga Ronald Koeman, mirëpo ishte prezent në Camp Nou.

Ylli argjentinas nuk ishte i lumtur në fund të takimit nga loja që bënë bashkëlojtarët e tij, duke tundur kokën në shenjë pakënaqësie.

Barcelona është në vendin e gjashtë me 25 pikë.

 

 

 

Santos hedh poshtë raportimet, Messi nuk e ka thyer rekordin historik të Peles

Periskopi.com Sporti

Ish- klubi i legjendës së futbollit, klubi brazilian, Santos nuk mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thyer rekordin e Peles, përcjell Periskopi.

Messi realizoi golin e 644 me katalunasit, rekord të cilin më herët e kishte mbajtur Pele që kishte realizuar 643 gola zyrtare me Santosin.

Por, Santos ka kërkuar që Peles t’i numëron të gjitha golat, duke përfshirë ndeshjet miqësore dhe në të gjitha garat.

Në rast që numërohen të gjitha, klubi brazilian pretendon se Pele ka shënuar mbi një mijë gola për ta, më saktësisht braziliani ka realizuar 1091 gola.

Barcelona konfirmon lëndimin e Messit, ja sa do mungojë argjentinasi

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi ka pësuar lëndim në kofshën e këmbës së djathtë.

Barcelona konfirmoi se Messi do mungojë në ndeshjen e fundit për këtë vit, atë ndaj Eibarit, por pastaj do rikthehet në stërvitje.

“Lionel Messi është duke kompletuar shërimin nga lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë dhe pritet të rikthehet në stërvitje pas ndeshjes Barcelona – Eibar”, shkruhej në komunikatë.

Messi këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje duke realizuar 10 gola dhe ka thyer rekordin historik të Peles prej 644 golave për një klub të vetëm

Statistikat e Messit me të gjithë trajnerët që ka punuar gjatë karrierës

Periskopi.com Sporti

Zbulohen detaje të reja të intervistës së Leo Messit me gazetarin Jordi Évole në “La Sexta”.

Argjentinasi ka treguar në këtë rast se kush janë trajnerët më të mirë që ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij.

10-shi i Barcelonës i ka veçuar Pep Guardiolën dhe Luis Enriquen.

“Pep ka diçka të veçantë, ai të bën t’i shohësh gjërat në mënyre… si i përgatit ndeshjet, në aspektin mbrojtës, si të sulmosh… ta thoshte saktësisht se ku ishte loja, si duhej të sulmonim për të fituar. Unë isha i “pafat”, në thonjëza , sepse kisha punuar për shumë kohë me Guardiolën dhe Luis Enriquen, dy më të mirët. Puna e gjatë me ta më bëri të rritem shumë në futboll dhe në mençurinë taktike që ata më mësuan”, deklaroi Messi.

Më poshtë i keni gjitha statistikat Leo Messit, ndeshje, gola, asiste – me të gjithë trajnerët që ka punuar gjatë gjithë karrierës.

Messi zgjedh dy trajnerët më të mirë

Periskopi.com Sporti

Zbulohen detaje të reja të intervistës së Leo Messit me gazetarin Jordi Évole në “La Sexta”.

Argjentinasi ka treguar në këtë rast se kush janë trajnerët më të mirë që ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij. Ata janë Pep Guardiola dhe Luis Enrique.

 

Pep ka diçka të veçantë, ai të bën t’i shohësh gjërat në mënyre… si i përgatit ndeshjet, në aspektin mbrojtës, si të sulmosh… ta shoshte saktësisht se ku ishte loja, si duhej të sulmonim për të fituar. Unë isha i pafat, në thonjëza , sepse kisha punuar për shumë kohë me Guardiolën dhe Luis Enriquen, dy më të mirët. Puna e gjatë me ta më bëri të rritem shumë në futboll dhe në mençurinë taktike që ata më mësuan”.

“Është e vështirë për një tifoz të Real Madridit të pranojë se Messi është më i miri në histori”

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni i  Barcelonës, Carles Puyol, ka pohuar se është e vështirë për tifozët e Real Madrid të pranojnë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Tani në moshën 42-vjeçare, Puyol doli në pension në vitin 2014 duke bërë 593 paraqitje në ekipin e parë për Barcelonën dhe 100 ndeshje për ekipin kombëtar.

Puyol ishte një shkëmb në zemër të mbrojtjes së klubit katalunas për 15 sezone dhe ishte një shok skuadre i yllit argjentinas për tetë nga ato sezone.

Lajmet e Barcelonës muajt e fundit janë përcaktuar nga lajmet e Messit këtë vit sepse kapiteni i klubit kishte kërkuar një largim, megjithëse klubi qëndroi i vendosur për të ardhmen e tij verën e kaluar, duke mos lejuar largimin.

Këtë javë, Messi shënoi golin e tij të 644-të  golin për Barcelonën, duke thyer rekordin e Peles me Santosin, për të vazhduar për një rekord të ri.

Puyol ka folur për yllin argjentinas në një intervistë me Goal.com, ndërsa nuk ka hezituar ta cilësoj Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

“Unë e kuptoj që është e vështirë për një tifoz të Real Madrid të pranojë se është më i miri, është një mendim si çdo tjetër, por golat e tij janë e dhënë objektive”, ka thënë fillimisht Puyol.

“Ne kemi qenë me fat që kemi qenë në gjendje ta shijojmë atë për kaq shumë kohë dhe numrat nuk janë shpikur nga askush, por janë prova që ai është më i miri. Të kujtoj punën që kemi bërë së bashku më bën të ndihem shumë krenar”

“Unë kam besim se Barcelona e udhëhequr nga Leo do të vazhdojë të fitojë tituj”.

“Në Barcelona ai tashmë ka thyer të gjitha rekordet dhe nuk e di nëse do të ketë dikush që mund të konkurrojë me të në të ardhmen, sepse ai e ka vendosur limitin shumë lart”, përfundoi legjenda spanjolle.

Messi tregon edhe një herë se është i jashtëzakonshëm, shënon gol briliant

Periskopi.com Sporti

Katalanasit kanë arritur ta rezlizojnë edhe golin e radhës, duke i cuar në 3:0 shifrat e rezultatit, transmeton Periskopi.

Golin e tretë në minutën e 65’të për Barcelonën e shënoi argjentinasi, Lionel Messi.

 

Shihni golin. /Periskopi

Dallimi Messi – Ronaldo? Portugezit ia do nga penalltia – shënon golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka arritur ta thellojë në 0:3 epërsinë në takimin e sontëm në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër 5 herë kampionit të kësaj gare, Barcelonës, shkruan Periskopi.

Golin e tretë dhe të dytë personal e shënoi portugezi, Cristiano Ronaldo, i cili përsëri nuk gaboi nga pika e bardhë.

Vlenë të thekohet se, në 35 ndeshjet e kaluara, Messi ka 16 fitore 22 gola dhe 12 asistime ndërsa Ronaldo 10 fitore 19 gola dhe 1 asistim.

Shihn golin. /Periskopi

 

Dueli Messi – Ronaldo rikthehet sonte: Sa shumë ngjashmëri mes dy rivalëve të dekadës

Periskopi.com Sporti

Sonte në darkë, rikthehet përballja mes dy futbollistëve më të mirë në botë, 2 vite e gjysëm pasi kjo ka ndodhur për herë të fundit.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Juventusit, ka sonte të vetmen vlerë në këtë fazë të champions-league, duelin mes Mesit dhe Ronaldos.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, janë sot perenditë e futbollit, rivalët e dekadës së fundit në çdo drejtim, për trofe për ekipet, për topin e artë, për plot çmime të tjera.

Por, po ashtu, të dy kanë kaq shumë ngjashmëri me njëri-tjetrin. Ngjashmëri fatale

Edhe Mesi, edhe Ronaldo vijnë nga fëmijëri e varfër, modeste, me prindër punëtorë.

Të dy, ikën nga qytetet e tyre, për të ndjekur ëndrrën e madhe, në moshën 12 vjeçare.

Ronaldo la qytetin e vogël Madeira në Portugali, dhe shkoi drejt Lisbonës ku shpesh e tallën në fillim për dialektin.

Ndërsa Mesi, la Argjentinën dhe u vendos në Barcelonë.

Ronaldo debutoi për herë të parë me Sportingun e Lisbonës, 17 vjeç e 8 muaj, ndërsa Mesi veshi zyrtarisht për herë të parë fanellën e Barcelonës, kur ishte 16 vjeç e 4 muaj, në një ndeshje miqësore me Porton e Mourinhos.

Që prej atij momenti, specialistët dhe futbollistët e mëdhenj, u shprehën se kemi të bëjmë me dy djem të artë, secili për t’u cilësuar, Geroge Best-i i ri.

Kur i thanë George Bestit, se po e krahasojnë Ronaldon me të, ai u shpreh se ky ishte komplimenti më i madh që kishte marrë ndonjëherë.

Ndërsa Ronaldinjo, më i famshmi në atë kohë kur debutoi Mesi, u shpreh se djaloshi do të bëhej shumë shpejt futbollisti më i mirë në botë.

Kur pyeten sot njohësit e futbollit dhe specialistët, se kush është më i miri në botë, Mesi apo Ronaldo, disa e kanë gjetur zgjidhjen e dilemës. Janë të dy; Mesi është lojtari më i mirë në botë, ndërsa Ronaldo është sulmuesi më i mirë në botë.

Përballja e fundit mes Mesit dhe Ronaldos në fushë, ka qënë në maj të vitit 2018.

Ata rikthehen sonte sërish përballë njëri-tjetri.

Koeman shpjegon pse nuk e ftoi Messin për ndeshjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka shpjeguar se ndeshjet kundër Dynamo Kiev dhe Ferencvaros ishin në Ligën e Kampionëve ishin mundësia më e mirë për ta pushuar Lionel Messin, duke e parë orarin e ngjeshur të katalonasve në dhjetor.

Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Philippe Coutinho nuk u ftuan fare nga Ronald Koeman për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër klubit hungarez në Budapest

Barcelona e ka siguruar tashmë kualifikimin në mesin e 16-të më të mirëve dhe dëshiron t’i pushojë lojtarët kyçë, duke e parë orarin e ngjeshur të ndeshjeve në dhjetor.

Kapiteni Messi ishte pushuar edhe në ndeshjen e kaluar kundër Dynamo Kiev në udhëtim.

Koeman ka shpjeguar se ka biseduar me Messin për ta pushuar dhe se vendimi ka qenë i trajnerit.

“Nuk është e zakonshme për Messin të pushojë, e di këtë, por unë kam folur me të për këtë, pavarësisht se vendimi ishte i imi”, tha Koeman të martën në një konferencë për media.

“Duke e parë kalendarin e këtij sezoni, dy rastet kur kam mundur ta pushoj atë ishin në Kiev dhe nesër. Ne jemi kualifikuar tashmë dhe në këtë mënyrë kam mundësi t’u jap shanse të tjerëve. Ne kemi nevojë të fitojmë të shtunën në La Liga dhe kjo është koha e duhur për Messin të pushojë. Nuk do të kem mundësi ta pushoj më”, shtoi ai.

Histori interesante: Ja si fanella origjinale e Maradonës përfundoi tek Messi

Periskopi.com Sporti

Leo Messi nderoi ditën e diel legjendën e ndjerë Maradona duke shënuar një super gol e më pas u shfaq duke veshur fanellën me numër 10 që Diego mbante veshur tek Newell Old Boys.

Por a ishte fanella origjinale e Maradonës ajo me të cilën Messi festoi golin këtë të diel në Camp Nou?

Origjina e bluzës deri dje ishte e panjohur, por në Argjentinë tashmë e kanë zbuluar atë.

Webfaqja e revistës mitike “El Grafico” tregon historinë se si erdhi fanella tek Leo Messi.

Personi që ia dërgoi atë ishte Argjentinasi Sergio Fernández , një gjykatës me profesion dhe koleksionist.

“Çfarë t’i japësh dikujt që ka gjithçka?”

Ky tifoz mendoi të mendonte t’i bënte një ofertë Leo Messit.

Ai u përpoq disa herë dhe shkoi në të tretën, gjatë Kupës së Botës në Rusi dhe lindjes së djalit të tretë të futbollistit të Barçës, Ciro.

Sergio kurrë nuk mori një përgjigje nga Messi ose faleminderit për dhuratën … deri pas pak më shumë se dy vitesh që ia dha atë, shkruan Fjala.al.

Dhe ai e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme, në fushën e Camp Nou, me të, dhe duke i bërë homazhe Diego Armando Maradonës pas vdekjes së tij.

Kështu dhurata e Sergio të dielën bëri xhiro nëpër botë duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.

Messi dhuroi spektakël: Rriktheu ‘Dorën e Zotit’ të Diego Maradonës

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi, Lionel Messi dhuroi spektakël në ndeshjen e djeshme ndaj Osasunës, duke na e sjellë përsëri ‘Dorën e Zotit’ të legjendës argjentinase, Maradonës, transmeton Periskopi.

Messi ngriti dorën drejt topit në gjujtjen që bëri Braithwaite, duke pasqyruar kështu golin e famshëm të shënuar nga Maradona për të eliminuar Anglinë nga Kupa e Botës në vitin 1986.

Kujtojmë se, legjenda e futbollit, Maradona vdiq nga një sulm në zemër javën e kaluar. /Periskopi

Griezmann: Veprimi i Messit ishte një befasi e bukur për të gjithë lojtarët

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka zbuluar se askush nga skuadra nuk ishte në dijeni që bashkëlojtari Lionel Messi do nderonte legjendën argjentinase, Diego Maradona.

Messi pas golit të shënuar festoi si Maradona me fanellën e këtij të fundit të Newells Old Boys, derisa pastaj u ndëshkua me të verdhë.

Sidoqoftë, francezi ka bërë të ditur se askush nuk ishte në dijeni për këtë befasi të bukur.

“Nuk e dinim çfarë Messi kishte përgatitur për të nderuar Maradonan, ishte befasi e bukur”, tha ai.

Barcelona mposhti Osasunën me rezultat bindës 4 – 0

Messi jashtë listës së Barcelonës për ndeshjen ndaj Dinamo Kievit – kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Ronald Koeman nuk e ka ftuar Lionel Messin që të jetë pjesë e listës së lojtarëve që do të jenë prezent për takimin ndaj Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra ukrainase do të jetë nikoqir i katalunasëve në takimin e së martës mbrëma që fillon nga ora 21:00.

Por, Koeman ka thënë se ylli argjentinas ka nevojë të pushojë dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës.

“Atij i duhet pak pushim dhe tani është koha ideale që të ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë holandezi në konferencë për media”.

Messi luajti për më shumë se 90 minuta ndaj Atletico Madridit në fundjavën që shkoi, ndërsa tani do të ketë pushim.

Më poshtë mund të shikoni listën e 19-të lojtarëve të ftuar për takimin përballë Dinamo Kievit.

Shihni listen.

Image

Suarez zbulon çfarë flet me Messin: Nuk flasim për futboll, flasim për…

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Atletico Luis Suarez ka thënë se nuk i mungon ish-skuadra e tij Barcelona, nga ku u largua këtë verë.

“A mendoj se më mungon Barça? Jo, ata kanë planin e tyre taktik. Më duhej ta pranoja që nuk isha në planet e tyre. Të gjithë mund të nxjerrin konkluzionet e tyre. Më vjen keq që miqtë e mi”.

”Nuk u ndjeva i parespektuar. Isha i pikëlluar dhe i ofenduar nga mënyra se si duhej të largohesha nga Barcelona. Por jam krenar për ekipin që e gjeta më pas”, tha Suarez.

Uruguajani zbuloi se ai shpesh flet me Messin, por ata nuk flasin për futboll.

“Ne komunikojmë shumë shpesh, por sinqerisht, flasim për jetën personale. Të dy kemi fëmijë që thjesht festonin një ditëlindje. Ne po flasim për gjithçka përveç futbollit”

Messi në PSG? Reagon ashpër babai i argjentinasit

Periskopi.com Sporti

Jorge, babai dhe menaxheri i Lionel Messit, i ka hedhur poshtë thashethemet se superylli i Barcelonës po mendon t’i bashkohet Paris Saint-Germainit verën e ardhshme, duke i quajtur ato lajme të rreme.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe argjentinasi do të ketë të drejtë të flasë me klube të tjera nga janari, midis thashethemeve se ai do të largohet nga klubi i vetëm për të cilin ka luajtur deri tani në karrierën e tij.

Messi bëri kërkesë zyrtare për t’u larguar në verën e kaluar, por s’u lejua nga një klauzolë e lartë prej 700 milionë eurosh.

ESPN raportoi se PSG-ja i kishte nisur bisedimet me argjentinasin për ta sjellë atë në Paris.

Kjo është hedhur poshtë menjëherë nga Jorge Messi, i cili e ka quajtur të rremë lajmin e ESPN-së.

“Mjaft më me trillime. Lajm i rremë”, shkroi Jorge në Twitter.

Messi si baba për të rinjtë e Barcelonës, ja këshillat që ai ua jep lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Ylli adoleshent i Barcelonës, Pedri, ka zbuluar se si po mëson shumë nga shoku i skuadrës, Lionel Messi, përcjell Periskopi.

17-vjeçari u bashkua me blaugranët në një transferim prej 5 milion € nga Las Palmas verën e kaluar dhe konsiderohet gjerësisht si një nga produktet më të mira të të rinjve në futbollin spanjoll.

Ai tani është bashkëlojtarë me yllin argjentinas dhe ka këmbëngulur se po e përdor kohën e tij në fushë me kapitenin për të mësuar nga stili i tij i lojës.

“Ai më ndihmon shumë në fushë, Messi po më jep shumë këshilla dhe kjo është e shkëlqyeshme.
“Ai më tha se është mirë të luash në pozicione të ndryshme dhe të ndihmosh ekipin atje ku është e nevojshme. Aty ku gjeneroj më shumë rrezik është në mesfushë, por unë mund të luaj në pozicione të tjera dhe të punoj për të”, ka thënë Pedri për Messin.

Ylli adoleshent – emri i plotë i të cilit është Pedro González López – në ndeshjen e fundit për ish- ekipin, Las Palmas shënoi katër gola dhe bëri gjashtë asistime. /Periskopi

‘E din ku është dera’, zbulohet biseda e Setien me Messin – ja reagimi i argjentinasit

Periskopi.com Sporti

Sipas raportimeve, ish- trajneri i Barcelonës, Setien nuk kishte marrëdhënie të mira me yllin argjentinas, Lionel Messin, transmeton Periskopi.

Në një moment besohet se Messi kishte kërkuar nga Setien që t’i dëgjonte mendimet e futbollistëve me përvojë.

Kurse, Setien i ishte përgjigjur duke i thënë se e di se ku është dera.

“Nëse nuk të pëlqen ajo që thashë, ti e di se ku është dera”, i ishte drejtuar Messit, Setien.

Pas këtyre fjalëve të Setien, raportohet se Messi vetëm kishte qeshur.

Rrëfimi i padëgjuar i Setien: Messi i vështirë, kush isha unë ta…

Periskopi.com Sporti

I vogël tifoz i Real Madrid, ndërkohë që deri para pak kohësh drejtonte Barcelonën. Quique Setien mezi e kishte pritur të stërviste Leo Messin, edhe pse kjo është diçka e komplikuar. Nga e gjithë ajo eksperiencë ai ka marrë shumë gjëra, por ato që do të mbahen mend janë disfata kundër Bayern Munich me rezultatin 2-8 dhe deklarata e tij që la lopët e tij për të marrë drejtimin e katalanasve. Për këtë edhe është ngacmuar shpesh.

Setiem ka dhënë një intervistë të gjatë për “El Pais” dhe e ka bërë përballë një emri të njohur si Vicente Del Bosque. Trajneri i njohur spanjoll, në rubrikën e tij “Bisedë me Del Bosque”, është munduar ta zbërthejë Setien dhe deri diku ia ka dalë. Messi dhe humbja kundër Bayern janë ndër temat delikate dhe ish-trajneri i Barcelonës ka folur.

“Mendoj se Messi është futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave. Ka pasur lojtarë të tjerë të mëdhenj që kanë qenë të shkëlqyer, por vazhdimësinë që ky djalë ka pasur gjatë viteve nuk e ka pasur askush. Mbase Pele…”, thotë fillimisht Settien, i cili më pas pranon vështirësinë që ka çdo trajner për të punuar me një lojtar si argjentinasi.

“Leo është i vështirë për t’u menaxhuar. Kush jam unë për ta ndryshuar atë! Nëse e kanë pranuar ashtu siç është prej vitesh dhe nuk e kanë ndryshuar… Ekziston edhe një aspekt tjetër veç pjesës si futbollist. Ajo është më e komplikuar për t’u menaxhuar. Më shumë madje dhe është diçka e natyrshme për shumë sportistë, siç shihet edhe në dokumentarin e Michael Jordan (“The last dance”). Ju shikoni gjëra që nuk i prisni”, shton tekniku spanjoll.

Del Bosque i kujton më pas një rast tek Atletico Madrid, ku një mik i tij ishte përballur me një lojtar dhe situata ishte e tillë, “ose unë, ose ai”. A ka qenë Setien në të njëjtën situatë me Messin? Tekniku ndan me lexuesit qëndrimin e tij. Ai është shumë i rezervuar, por ju bën t’i shihni gjërat sikur dëshiron ai. Messi nuk flet shumë. Në momente të caktuara duhet të kisha marrë vendime të tjera, por ka diçka që është mbi ty: klubi.

Klubi është mbi presidentin, lojtarin dhe trajnerin. Është klubi, janë edhe tifozët. Janë ata të cilëve ju i detyroheni respektin maksimal, ndërkohë që duhet të bëni atë që është më e përshtatshme për klubin. Ka miliona njerëz që mendojnë se Messi, apo ndonjë lojtar tjetër, është më i rëndësishëm se klubi dhe trajneri. Ai dhe të tjerët përreth tij kanë jetuar për 14 vite në atë klub duke fituar tituj e gjithçka të mundshme”.

Tata Martino ka qenë një nga trajnerët e shkarkuar nga Barcelona, ndërkohë që më pas u zbulua edhe një bisedë e tij me Messin. “Unë e di që nëse telefonon presidentin mund të më flakësh tutje në çdo moment, por mos ma thuaj çdo ditë”, janë fjalët e Martino, të cilat Del Bosque ia kujton ish-trajnerit të Barcelonës, Setien.

“E kam dëgjuar atë frazë dhe të tjera. Nuk kam nevojë që askush të më tregojë se çfarë tha Martino apo dikush tjetër. Kam pasur përvoja të mjaftueshme për të bërë një vlerësim se si është ai djalë dhe të tjerët në të vërtetë”, shprehet Setien, i cili më pas pyetet edhe nëse ka qenë Quique i vërtetë gjatë kohës që drejtoi Barcelonën.

“Nuk isha vetvetja te Barcelona, ky është realiteti. Kur firmosni për një klub si Barcelona ju e dini që gjërat nuk do të jenë të lehta, pavarësisht se mund të kesh lojtarët më të mirë në botë. Realiteti është se nuk mund të isha unë dhe nuk e kam bërë atë që duhet të bëja. Është e vërtetë që mund të kisha marrë vendime drastike, por nuk do të rregullonin asgjë në një kohë të shkurtër.

Pas izolimit kishim ndeshje njëra pas tjetrës dhe ishim dy pikë para. E nisëm mirë, por situata u ndërlikua më pas dhe Reali bëri një ecuri fantastike. Duhet të kisha qenë ndryshe, por nuk kishte as kohë për të punuar e as për të menduar. Vendimet drastike në atë kohë do na dëmtonin. Kishim kampionatin dhe Championsin aty. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi kundër Bayern…”

Ajo disfatë 2-8 dhe shkarkimi normalisht që i dhembin Setien, i cili gjithsesi thekson se e ka kaluar periudhën e zisë. “Me atë humbje futeni në historinë e Barcelonës dhe normalisht dëmtoheni shumë. Unë marr përqindjen time të fajit. Më pas zbulova se vendimi për mua ishte marrë para asaj humbje 2-8. I mora vesh të gjitha.

A kam dëshirë të stërvit? Jo shumë… Jam rehat në shtëpi, me detin dhe me lopët e famshme. E kam kaluar periudhën e zisë. Mua nuk do të më dëgjoni kurrë të ankohem. Jetoj nga futbolli prej 40 vitesh. Do t’i jem mirënjohës futbollit për gjithçka më ka dhënë. Gjithmonë”, mbyll Setien, i cili para se të merrte drejtimin e Barcelonës kishte tërhequr vëmendjen në krye të Real Betis, më lojërat e bukura që zhvillonte skuadra e tij.