Anulohet miqësorja e Man Unitedit në minutat e fundit, trajneri del pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Një tjetër personazh i botës së sportit ka dalë pozitiv me koronavirus.

Në Angli këtë periudhë testet kanë qenë të shumta dhe ka pasur të infektuar me COVID-19. I fundit që është konfirmuar është një trajner, ai i Stoke City, Michael O’Neil.

Klubi i Championship kishte programuar edhe një miqësore me Manchester United, që është anuluar në minutën e fundit.

O’Neil tani do të duhet të izolohet për momentin dhe më pas do të testohet sërish, për të parë nëse e ka kaluar koronavirusin.

Stoke po kalon një sezon të vështirë dhe rrezikon të bjerë nga Championship, pasi është vetëm tre pikë larg zonës së rrezikshme.

Në klub shpresojnë që O’Neil të jetë gati sa më shpejt dhe të drejtojë skuadrën.