Portierja më seksi në botë lë sportin për të postuar foto provokative në Instagram

Periskopi.com Sporti

Mikayla Demaiter ka vendosur të heqë dorë nga sporti, për të iu përkushtuar karrierës së saj si “influencer”, një profesion i ri, që ka të bëjë me ndikimin që kanë njerëzit publik në rrjetet sociale, kryesisht Instagram.

19-vjeçarja ishte portiere hokeji, me skuadrën e Bluewater Hawks Girls Hockey, por vendosi të heqë dorë prej këtij sporti, për të kapur majat e famës nëpërmjet ekspozimit në Instagram, duke qenë se bukuria dhe hiret e saj ia japin mundësinë të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës dhe t’i sigurojë asaj të ardhura shumë herë më të larta se vetë sporti i hokejit në akull.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, bukuroshja kanadeze lajmëroi lamtumirën dhe falënderoi të gjitha ata që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e saj si sportiste.

Prej asaj dite, profili i saj është i mbushur me foto tepër të nxehta, ku vajza seksi ekspozon format dhe linjat e saj me poza nga më të ndryshmet. /Periskopi.com/

 

Njëra nga portieret më të mira në botë shkrin akullin nën këmbë

Periskopi.com Showbiz

Mikayla Demaiter (19) është një nga portieret më të bukura në botë dhe shumë thonë se ajo shkrin akullin.

Ajo është pjesë e ekipit të hokejit mbi akull Chatham nga Ontario, Kanada.

Megjithëse ka ofertën për t’u angazhuar në aktivitete të tjera, të tilla si modelimi, ajo nuk heq dorë, teksa në Instagram ka më shumë se 125.000 ndjekës.