Kosova nuk ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojciq, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Periskopi.com Lajme

Edhe pse në media është raportuar se ndaj Milan Radojciq, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviq, është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar, një i tillë nuk është lëshuar asnjëherë ndaj Milan Radojciq.

Lideri i iniciativës qytetare SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë mëngjesin e 11 janarit të vitit 2018 në veri të Mitrovicës.

Ndonëse në media ishte raportuar se tanimë është lëshuar fletë arrest ndërkombëtar, pranimin e kërkesës për fletë arrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojqiq e ka mohuar vetë autoriteti zbatues në këtë rast, përkatësisht Policia e Kosovës.

Po ashtu, burime të “Betimi për Drejtësi” brenda UNMIK-ut, si organ kompetent për të futur në sistemin e Interpol-it, fletë arrestet ndërkombëtare për Republikën e Kosovës, kanë thënë se asnjëherë nuk kanë pranuar kërkesë nga autoritetet Kosovare për lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar kundër Radjociq.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, Policia e Kosovës thotë se një kërkesë e tillë nuk është pranuar ende në Policinë e Kosovës.

“Lidhur me kërkesën tuaj për trajtimin e çështjes ne fjalë ju lutemi ti adresoheni autoritetit kompetent, përderisa ju njoftojmë se Drejtoria kompetente e PK-së deri në këtë datë, nuk ka pranuar kërkesën për lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj personit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Por edhe pse Policia e Kosovës ka thënë se ky institucion nuk ka pranuar kërkesë për fletrreshtim ndërkombëtar, zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, kanë thënë se më 3 korrik 2019, gjyqtari i procedurës paraprake e ka lëshuar letër rreshtimin qendror dhe ka dërguar kërkesën për lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar  tek Ministria e Drejtësisë.

“Me aktvendimin e kësaj gjykate PPR.KR.nr.362/18 të datës 18.01.2019 është lëshuar urdhër arresti ndaj të pandehurit M.R. Me datë 03.07.2019, gjyqtari i procedurës paraprake ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, për urdhërimin e letër rreshtimin qendror dhe ndërkombëtarë kundër të pandehurit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Mirlinda Gashit, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Betimi për Drejtësi”, më 2 gusht 2019 ka bërë kërkesë për informata edhe në Ministrinë e Drejtësisë se si ka vepruar ky institucion lidhur me procedimin e këtij rasti por edhe pse kanë kaluar mbi 10 ditë nga kjo kërkesë Ministria e Drejtësisë akoma nuk është përgjigjur.

Me urdhër të PSRK-s, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, me 23 nëntor 2018 kanë realizuar një aksion në veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar katër persona të dyshimtë se janë të përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së në Kosovë,  Oliver Ivanoviqit. Gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës ishte në kërkim edhe të dyshuarit Milan Radojqiq, i cili nuk ishte gjendur në vendqëndrimin e tij.

Katër të dyshuarit e arrestuar gjatë aksionit të 23 nëntorit të vitit të kaluar po mbahen në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lideri i iniciativës qytetare SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë mëngjesin e 11 janarit të këtij viti në veri të Mitrovicës.

Fillimisht, kjo lëndë ka qenë duke u hetuar nga dy prokurorë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, por më vonë, kjo lëndë ishte dërguar në kompetencë në PSRK.

Një muaj pas vrasjes së Ivanoviq, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kishte arrestuar Zarko Jankoviç dhe Dragica Markoviç si të dyshuar për “manipulim me prova” në këtë rast.

Dy policët Zarko Jankoviç dhe Dragica Markoviç, dyshohet se kanë larguar një gëzhojë nga vendi i ngjarjes ku ishte vrarë Oliver Ivanoviq dhe të njëjtën nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.

Ndaj Jankoviç dhe Markoviç, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte bërë kërkesë për caktimin e paraburgim.

Por, kjo kërkesë ishte refuzuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, vendim të cilin e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, duke lënë në liri dy të dyshuarit në këtë rast.

Ndryshe, Milan Radojciq ishte takuar në zyrën e Kryeministrit Haradinaj dhe vazhdimisht liderët e partive politike kanë bërë akuza të ndërsjella mes vete për lidhjet e tyre me Radojciq.

Haradinaj nuk i mohon takimet me Radoiçiqin për të cilat e akuzoi Thaçi

Periskopi.com Lajme

Krerë institucionalë kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radoiçiqit.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë në Rubikon të KTV-së.

Thaçi ka treguar se prezentë kanë qenë edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Këto deklarime, kryeministri Ramush Haradinaj nuk i mohuar, duke ka thënë se në çdo vend merr vendime dhe se është i hapur me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Më tutje, Haradinaj ka vazhduar të përsërisë se çështja për ndryshim kufijsh është mbyllur dhe se nuk do të lejohet “Dodik Republika” brenda Kosovës.

Kreu i ekzekutivit tha se Kosova, me bazën e vetë kushtetuese dhe ligjore, mund të themelojë gjykatë që dënon gjenocidin serb, por, sipas tij, sa pranohen kompetencat e saj është diçka tjetër.

Flet Milan Radojiçiq, thotë se u takua me Thaçin e Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Serbi Milan Radojiçiq, i dyshuar se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë në një prononcim ekskluziv me për Klan Kosovën, se pos kryeministrit Ramush Haradinaj është parë dhe ka biseduar edhe me zyrtarë tjerë të lartë në Prishtinë.

Mes tyre edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Në fakt, ai vetëm konfirmoi diçka që më herët gjatë ditës e tha Haradinaj.

Haradinaj foli për këtë takim pas deklaratave të ditëve më parë që bëri presidenti Thaçi në Tiranë, ku tha se pro ndarjes së Kosovës janë disa tjerë, e jo ai vetë.

Trajkoviq thotë se vizita e Gjuriqit në Kosovë lidhet me dorëzimin e Radojçiqit

Periskopi.com Lajme

Duke reaguar pas lajmeve se Millan Radoiçiq, i dyshuar për implikim në vrasjen e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit, ka angazhuar avokatin Zhivojin Jokanoviq, Rada Trajkoviq ka thënë se nëse ai vendos të dorëzohet, do të mund të jetë dëshmitar i mbrojtur në procesin e ndriçimit të këtij rasti.

Kryetarja e Lëvizjes Europiane, Rada Trajkoviq i tha RTV Kim se ka indikacione që Radoiçiq të dorëzohet dhe në këtë favor flet ardhja e befasishme e Marko Gjuriqit në veri të Kosovës si dhe për “shqetësimin e Listës Serbe”, transmeton Koha.net.

“Ai (Radoiçiqi) është në situatë të rëndë. Ai ka mundësi të ndryshme, por edhe rreziqe dhe mendoj se nuk është aspak budalla, madje e kundërta. Ai, nëse dorëzohet, do të mund të jetë madje edhe dëshmitar i mbrojtur dhe do të mund ta sqarojë rastin. Vetëm procesi juridik është legjitim që duhet të ndodhë dhe të jetë në funksion të drejtësisë për Oliverin”, është shprehur Trajkoviq.

Rada Trajkoviq pret që Lista Serbe “t’ia marrë të drejtën Radoiçiqit të flasë në cilësinë e nënkryetarit të saj”.

“Ky është komprometim për Serbinë, është komprometim për serbët e Kosovës, ky është komprometim për tërë këtë proces dhe hipotekë e rëndë ndaj të gjithë neve as të fajshëm as borxhlinj”, ka thënë ajo në këtë medium kosovar në gjuhën serbe.

Trajkoviq konsideron se ky proces gjyqësor për zgjidhjen e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit do të mund të kishte ndikim të theksuar në Marrëveshjen e Brukselit.

“Ky proces, nëse do të ndodhë, e unë besoj se po, do të ndihmojë që të dalim të pastër nga kjo kohë e rëndë dhe që Oliveri të pushojë përfundimisht i qetë, nëse zbulohen urdhërdhënësit dhe kryesit e kësaj vrasjeje”, ka shtuar ajo.

Por Trajkoviq nuk është e bindur se qasja e organeve gjyqësore të Kosovës ndaj Radoiçiqit varet nga fati politik i Ramush Haradinajt.

“Nuk besoj, sepse ata janë të afërm dhe disi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe disi i kanë besuar njëri tjetrit”, ka deklaruar Trajkoviq, transmeton Koha.net.

Ajo njëherësh nuk pret as rënien e Qeverisë së Ramush Haradinajt, por është e bindur se Lista Serbe do të kthehet dhe ta përkrah propozimin e buxhetit.

 

Rada Trajkoviq thotë se Serbia është shtëpi e sigurt për Radojçiqin

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Lëvizjes evropiane për Kosovën Rada Trajkoviq, në njëvjetorin e vrasje së liderit ë Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq, ka thënë se Prokuroria e Kosovës po punon shumë mirë lidhur me hetimet për këtë vrasje, transmeton Koha.net.

Ajo, siç përcjell “danas” ka theksuar se serbët në Mitrovicën veriore janë frikësuar të flasin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe kjo tregon se organizatorët e atentatit kanë qenë në këtë qytet.

„Rasti pastaj është transferuar në Prishtinë dhe ata që u shkuan atje u ndien më sigurt sepse nuk rridhnin informatat. Prokuroria nuk flet shumë e ajo që aktualisht e karakterizon Beogradin është se institucionet shtetërore serbe janë thellësisht të komprometuara , thotë Trajkoviq.

Kjo gjë, ka thënë ajo, shihet nga fakti se presidenti i shteti deklaron se poligrafi është metodë relevante e konfirmimit ë vërtetësisë dhe kështu e mbron funksionarin e listës Serbe Milan Radoiqi të cilin Prokuroria e Kosovës është përpjekur ta kishte për ta marrë në pyetje dhe ta paraburgoste pasi ka indice se ka marrë pjesë në organizatën terroriste e cila e ka vrarë Oliverin.

„Nëse dikur Serbia ka qenë shtëpi e sigurt për Mladiqin e Karaxhiqin, është e qartë se ky pushtet po përpiqet ta bëjë shtëpi të sigurt për Radoiçiqin. Mendoj se do të vijë momenti e vullneti për hetime të sinqerta, para së gjithash në Beograd dhe bashkëpunimi të jetë në nivel. Nëse Oliveri është mbajtur tri vjet në paraburgim në kuadër të procedurës së hetimeve, pse Radoiçiqi nuk do të dorëzohej Kosovës i cili është më pak i vlefshëm për serbët“, ka thënë ndër të tjera Trajkoviq.

Radojçiq kërkohet për vrasjen e Ivanoviqit, por ai organizon koncert në një fshat të Gjilanit

Periskopi.com Lajme

Milan Radojciq, i dyshuar për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, nga arratia po merret me organizim të festave.

I njohur si shefi i nëntokës në Veri të Kosovës, që zyrtarisht është nënkryetar i Listës Srpska, Milan Radojciq, po organizon ndejë në fshatin Kufcë të Epërme të Gjilanit, me rastin e krishtlindjes ortodokse më 7 janar.

Radojciq, i cili kërkohet nga policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar, përmendet në disa postera si organizator i festës në Gjilan.

“Në Kufcë të Epërme, organizim nga banorët për krishtlindjen ortodokse, nën patronatin e  Milan Radojciqit”, shkruhet në posterët, ku kumtohet se qytetarët serbë do t’i argëtojë këngëtarja Adrijana Radonjiq dhe Maskarada Band, transmeton Express.

Nuk dihet nëse nënkryetari i arratisur i Listës Srpska po planifikon të jetë pjesë e festës së tij, megjithatë ndaj tij është lëshuar urdhërarrest, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Policia e Kosovës më 23 nëntor bastisi disa shtëpi në Veri, mes tyre edhe shtëpinë e Radojciqit, i cili kishte ikur nga aty. U arrestuan disa persona, ndërsa edhe më tutje nënkryetari i Listës Srpska mbetet në listën e të kërkuarve kryesorë për vrasjen e Ivanoviqit.

Dy ditë pas bastisjes, Radojciq u shfaq në publik nga Beogradi dhe tregoi se ndodhej në Serbi.

Oliver Ivanoviq, kryetar i SDP’së dhe ish-ministër i Qeverisë së Kosovës, u vra më 16 janar të vitit 2018, në Veri të Mitrovicës.

 

 

Mediat serbe: Ja ku fshihet Radoiçiq- a do ta likuidojë Vuçiq?

Periskopi.com Lajme

Qëkur në publik doli e vërteta se nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq e ka likuiduar Oliver Ivanoviq në emër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ai nuk ndalon në publik të përmendë se Radoiçiq u vra ose se do të vritet, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq tha se Radoiçiq “është vrarë për shkak të fushatës” që po zhvillohet kundër tij. Një ditë më vonë, në faqen e parë të Informerit, Vuçiq njoftoi se shqiptarët po përgatitnin vrasjen e tij, transmeton KosovaPress.

Vuçiq po fsheh Radoiçiqin në Serbi dhe vetëm ai e di vendndodhjen e tij. Publiku dyshon se Vuçiq do të jetë ai që do të likuidojë Radoiçiq për të parandaluar çdo mundësi që ai të përfundojë në duart e autoriteteve hetuese të Kosovës, pasi ai rrezikon nën presionin për të treguar të gjitha rreth vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, transmeton komentator.rs.

 

 

Shfaqet “Boss”-i i veriut Milan Radojiçiq: Policia e Kosovës provoi të më vrasë para fëmijëve

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe dhe i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, Milan Radojiçiq ka folur pasi arriti t’i ikte forcave special të premten në mëngjes.

Ai u arratis, kurse Policia e Kosovës tashmë ka lëshuar flet-arrest.

Tanjug raporton se Milan Radojiçiq së fundi ka lëshuar edhe një komunikatë për publikun, ku ka sqaruar detaje nga ngjarja.

“Ata erdhën në apartamentin tim, ku jetoj me gruan dhe fëmijët e mi. Me armë në dhëmbë, me synimin e vetëm që të më vrasin. Dhe unë kam prova për këtë”, ka shkruar nënkryetari i Listës Serbe.

Tutje ai ka akuzuar institucionet e Kosovës se po duan ta shkatërrojnë, pasi pretendon se është shumë i rëndësishëm për serbët e veriut.

“Prishtina dëshiron të më heq qafer, pasi e dinë se unë jam i gatshëm të kundërshtojë çdo tentim për ta pushtuar Veriun. Por pavarësisht, nuk do të mund të më detyrojnë të largohem nga kjo zonë”, thuhet në deklaratën e Radojiçiq.

Policia e Kosovës në aksionin e të premtes ka arrestuar tre serbë sit ë dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në një njoftim ishte bërë e ditur se i arratisuri ishte edhe Radojiçiq.

Ky i fundit në një deklaratë kishte thënë se nuk ka asnjë informatë për atë se çfarë ka ndodhur.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, kishte thënë Radojiçiq.

Ndryshe të arrestuarit, tashmë janë në paraburgim me vendim të Gjykatës që e mori dje.

Haradinaj për veteranët: Ne jemi si viktimat e dhunës seksuale

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sërish për debatin mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi për numrin e veteranëve, raporton Periskopi.  

Në konferencën e sotme për media, Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se në Dukagjin ka pasur një mobilizim të madh të të gjithë banorëve të asaj zone, përfshirë burra e gra.

“Në Dukagjin, gjatë luftës gjendja ka qenë ashtu siç e kam përshkruar. Ka qenë mobilizim popullor. Kjo është e vërteta historike e Dukagjinit. Ekziston një dallim mes Dukagjinit dhe zonave të tjera. Lufta është instrument, e që te ne ka qenë e shenjtë. Jam i ndijshëm kur gjithkush mundohet me nëpërkëmbë. Munden mem ofendu mu, po nuk ia fali me ofendu kontributin e Dukagjinit. S’bën me i ofendu ata që luftuan për liri. Edhe ne veteranët jemi si viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka folur edhe për miqësinë e tij me Milan Radojçiqin dhe kritikat e presidentit Thaçi për këtë gjë.

“Edhe Thaçi takohet me njerëz si ai edhe në Prishtinë, edhe në Bruksel. Ata janë të njëjtë. Kam respekt për Radojqiqin, por nuk ka premtime për Asociacion”, tha ai.

Haradinaj përmendi edhe vizitën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, te Ujmani.

“Agim Bahtiri është i mirë për vota, po nuk duhet me u bë shkaktar për thellimin e mosbesimit me popull në veri. Ne jemi të interesuar për me u largu ura në Veri, po nuk mundet një njeri me destabilizu atë që është arritur deri më tani”, tha ai./Periskopi   

Trajkoviq për Radojiçiqin: Bin Ladeni i Veriut do t’i sigurojë 4 mijë njerëz në tubimin e Vuçiqit

Periskopi.com Lajme

Rada Trajkoviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është dhënë një urdhër nga “Bin Ladeni i veriut të Kosovës”, Milan Radojiçiq se në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që do ta mbajë me 9 shtator në Kosovë do të mbledh 4 mijë njerëz.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Trajkoviq ka shpjegur të gjithë planin i cili është bërë në ditën kur Vuçiq do të vie në Kosovë.

“Është dhënë një urdhër nga Bin Ladeni i veriut të Kosovës, Milan Radojiqiç, për sigurimin e 4000 mijë njerëzve që do të vijnë për të mbështetur fjalimin e presidentit të Serbisë në Kosovë. Po ashtu edhe ppërgjegjësi për transport, Srdjan Vuloviq ka treguar se do t’ gjejë 200 autobusë për transportimin e serbëve në tubimin e Vuçiqit”, ka treguar Trajkoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vie më 9 shtator në Kosovë ku raportohet se do të mbaj një fjalim me banorët serbë.

Abelard Tahiri nuk e di nëse nënkryetari i Listës Serbe ka probleme me Ligjin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar dje një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.

Takimi sidomos me këtë të fundit ka ngritur shumë reagime në vend.

Ka qenë Presidenti Hashim Thaçi që duke iu referuar këtij takimi ka thënë, se “në Presidencë nuk mund të zhvillojnë takime ata që kanë probleme me drejtësinë”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot në Info Magazine nuk ka dashur ta komentojë këtë takim dhe as deklaratën e Thaçit.

Ai ka thënë madje se nuk e di nëse nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka probleme me Ligjin.

“Kjo është çështje e Prokurorisë dhe gjykatave”, ka thënë ai në Info Magazine të Klan Kosovës.