Lluka: Politikat e së ardhmes, duhen të kenë për bazë ekonominë qarkore

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një konferencë të organizuar ka folur rreth Ekonomisë Qarkore për nxitjen dhe zhvillimin e saj, shkruan Periskopi.

Lluka në profilin e tij në Facebook ka shkruar se politika e së ardhmes duhet të kenë për bazë ekonominë qarkore.

“Perderi sa ekonomia aktuale (lineare) funksionon në konceptin Prodhim – Konsumim – Hedhje si mbeturina, koncepti i Ekonomisë Qarkore është Prodhim – Konsumim – Ripërdorim – Riciklim – Rifreskim”, ka shkruar Lluka.

Shkrimi i tij i plotë:

Ekonomia Qarkore (Circular Economy) ishte tema që sot biseduam në konferencën e parë të llojit të tillë të organizuar nga Kosovalive.

Qëllimi i kësaj konference është informimi dhe rritja e vetëdijes së përgjithshme mbi konceptin e ekonomisë qarkore dhe përgjegjësisë individuale dhe kolektive për nxitjen e zhvillimit të saj.

Perderi sa ekonomia aktuale (lineare) funksionon në konceptin Prodhim – Konsumim – Hedhje si mbeturina, koncepti i Ekonomisë Qarkore është Prodhim – Konsumim – Ripërdorim – Riciklim – Rifreskim.
Resurset natyrore nuk janë të pa limituara, prandaj kujdesi ndaj ambientit dhe shfrytëzimit të resurseve garanton të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.

Sot brendet e mirënjohura ndërkombëtare kanë filluar ta aplikojnë këtë koncept. Kompanitë Apple, Samsung dhe Amazon, të gjitha ofrojnë programe ku pajisjet e vjetra mund të përdoren për shkëmbim për pajisjet e reja. Çdo shtet i zhvilluar ofron stimuj për qytetarët e bizneset që aplikojnë këtë koncept siç janë pagesa për kthimin e shisheve të qelqit apo kanaqeve të aluminit.

Politikat e së ardhmes, duhen të kenë për bazë ekonominë qarkore nëse dëshirojmë një ambient të mirë dhe të sigurt për të fëmijët tanë.

 

Ministri Lluka nënshkruan marrveshjen për zhvillimin e projektit energjia nga dielli

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka nënshkruar sot marrëveshjen për zhvillimin e projektit energjia nga dielli me kapacitet 50MW, përmes partneritetit publiko-privat, shkruan Periskopi.

“Sot, në Vjenë të Austrisë, pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë në histori të Republikës së Kosovës me zv. Presidenten e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (pjesë e Bankës Botërore), Georgina Baker, për zhvillimin e projektit energjia nga dielli me kapacitet 50MË, përmes partneritetit publiko-privat, mbi baza konkurruese”, ka shkruar Lluka.

Shkrimi i tij i plotë:

Me marrjen e mandatit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dy vjetë më parë, pata dhënë zotim para qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik të vendit, krijim të kushteve për investime të huaja direkte, diversifikim të resurseve energjetike e promovim të energjisë së pastër me qëllim të mbulimit të nevojës për konsum të brendshëm, respektivisht zvogëlimin e importit e ndërprerjen e humbjeve të biznesit si pasojë e furnizimit jo të rregullt me energji.

Sot, në Vjenë të Austrisë, pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë në histori të Republikës së Kosovës me zv. Presidenten e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (pjesë e Bankës Botërore), Georgina Baker, për zhvillimin e projektit energjia nga dielli me kapacitet 50MË, përmes partneritetit publiko-privat, mbi baza konkurruese. Zhvillimi i projekteve të tilla të partneritetit publiko-privat, përveç se do të fuqizoj tutje aktivitetin ekonomik të vendit duke gjeneruar rritje ekonomike e vende të reja të punës, do të ndikojë drejtëpërdrejt në ulje të cmimit të energjisë për konsumatorë, rritje të transparencës dhe përmbushje të obligimeve të Republikës së Kosovës karrshi direktivave të Bashkimit Evropian për diversifikim të gjeneratorëve të energjisë elektrike.