MPJ: Nuk jemi në dijeni që Agnesa Vuthaj po lobon për njohjen nga Nigeria

Periskopi.com Lajme

Modelja shqiptare, Agnesa Vuthaj, përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se është duke punuar fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, gjë që sipas saj nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Minister i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President.

E për kërë përpjekje të saj, Insajderi ka kontaktuar me Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë që MPJ-ja nuk është dijeni për këtë angazhim të modelës Agnesa Vuthaj, mirëpo e vlerëson shumë vullnetin e shprehur per t’i shërbyer vendit.

”MPJ, aktivitetin e vet e zhvillon ne linje zyrtare, ndersa e vleresojme angazhimin e secilit qe jep kontributin e vet pozitiv ne kete drejtim. Sa i perket pyetjes tuaj, jo, nuk kemi qene ne dijeni per kete angazhim, pasi qe s’ka pasur koordinim me neve, perkunder faktit qe e vleresoj shume vullnetin e shprehur per t’i sherbyer vendit”, ka thënë Zyberaj.

 

Ngacmim seksual në mes të ditës në Prishtinë, modelja shqiptare reagon ashpër

Periskopi.com Showbiz

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale u publikua një video ku një person në Prishtinë ngacmoi seksualisht një femër.

Gjatë ditës së djeshme në lagjen Tophane në Prishtinë është ngacmuar seksualisht nga një mashkull i panjohur një femër teksa ishte duke ecur drejtimit të saj.

Kjo video është publikuar në rrjetet sociale dhe sipas qytetarëve që kanë publikuar video, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që personi në fjalë në po të njëjtin vend ngacmon femra.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka thënë për lajmi.net, se kanë marrë informatë gjatë ditës së djeshme dhe se janë në kërkim të personit në fjalë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe modelja Emine Çunmulaj,

“Çfarë do të postoj me radhë është ekstremisht shqetësuese , por është e nevojshme të flitet për të dhe veprimet që duhet të bëhen për këtë monster. Kjo ndodhi në Kosovë, në Prishtinë dhe policia duhet ta arrestojë dërgojë në burg këtë person. Në mes të ditës në Prishtinë, ku është policia?”, ka shkruar ajo.

Ajo çfarë pyet në gjitha këto postime Emina është fakti se ku është policia në këto momente.