Formacionet e mundshme: Napoli – Atalanta

Periskopi.com Sporti

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Atalantas.

 

Vendasit do jenë pa dyshen Dries Mertens dhe Fabian Ruiz, që janë të lënduar.

Disa ndryshime do jenë te “Napolitanët”, sepse Tiemuoe Bakayoko pritet të jetë në mesfushë pranë Diego Demme dhe Matteo Politano.

2.12% (660 vota)

Kurse, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jetë sërish në stol.

Nga ana tjetër, Atalanta pritet që sulmin ta ketë me Josip Ilcic dhe Duvan Zapata.

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Bakayoko, Demme, Zielinski; Politano, Lozano, Insigne.

Atalanta (3-4-3): Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Ilicic, Zapata

Ndeshja nis në ora 20:45.