Lojtarët japonezë priten si heronj, pavarësisht humbjes turpëruese nga Belgjika

Periskopi.com Botërori 2018

Qindra tifozë japonezë e kanë pritur ekipin e Japonisë në aeroportin Narita të Tokyos. Fansat japonezë i kanë mirëpritur si heronj lojtarët japonezë pavarësisht se ata nuk kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale.

Japonia është eliminuar në minutat e fundit pasi ishte në avantazh prej 2-0, por Belgjika mori nën kontroll ndeshjen dhe e fitoi 3-2 takimin, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Tifozët japonezë që morën pjesë në turne u bënë hit në stadium pas qëndrimit të tyre për të pastruar duke ndihmuar administratorët e stadiumit në Rostov Arena.

Lojtarët e Japonisë gjithashtu pastruan dhomat e zhveshtoreve, pavarësisht humbjes së tyre shkatërruese./Periskopi/