​Arrestohet ish-kryeministri pakistanez dhe vajza e tij

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif dhe vajza e tij Mariam, u arrestuan sot pasi u kthyen në vendin e tyre.

Policia e arrestoi Sharifin dhe vajzën e tij, pasi javën e kaluar ishin dënuar në mungesë për korrupsion.

Ata u ndaluan menjëherë pas uljes në qytetin e Lahore, pasi ishin kthyer në vendin e tyre për të vuajtur dënimin, raportojnë mediat vendore.