Hoti: Duhet t’i shpëtojmë nga falimentimi ndërmarrjet publike

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti është mburrur me disa vendime që Qeveria Kurti i ka marrë gjatë ditës së sotme, transmeton Periskopi.

Ai ka shkruar se duhet t’i shpëtojnë nga falimentimi ndërmarrjet publike.

‘’Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto nderrmarrje.’’, ka shkruar Hoti në Facebook./PERISKOPI/

Ndërmarrjet shoqërore u kthehen në kompetencë komunave serbe

Periskopi.com Lajme

Lideri i Listës Serbe dhe një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të privatizimit në veri të Kosovës e në mjediset me serbë, Goran Rakiq, nëpërmes një komunikate për mediet në veri ka thënë “se është ndaluar privatizimi, i cili ekonomikisht dhe politikisht ka rrezikuar mbetjen e popullit serb në Kosovë”, ndërsa ndërmarrjet u janë kthyer në kompetencë komunave me shumicë serbe

Ndonëse ende është larg formimi i të ashtuquajturit Asociacion i Komunave Serbe, i cili siç parashikon Beogradi do të jetë një “Republikë” në vete për shkak se pjesë e saj do të jenë dhjetë komuna me shumicë serbe, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore është ndaluar në këto komuna.

Siç ka njoftuar nëpërmes një komunikate Lista Serbe, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, ndërmarrjet shoqërore tani u janë kthyer në kompetencë komunave me shumicë serbe.