Komuna e Prishtinës sqarohet rreth ndërtimeve të planifikuara tek Badoci

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka sqaruar dhe publikuar disa dokumente në lidhje me ndërtimin në afërsi të Badovcit, pasi siç thotë me qëllim të menjanimit të keqintepretimeve të paqëllimshme dhe të qëllimshme:

 

Këto janë sqarimet:

  1. Në shtator të vitit 2017 pala ka aplikuar për kushte ndërtimore në pronën private në afërsi të Badovcit. Pjesa më e madhe është jashta Zonës II së Liqenit. Në vitin 2018 Komuna ka marr Vendim Refuzues për Kushtet, siç e keni të bashkangjitur në foton e parë, për shkak të vendimit të qeverisë për zonën e mbrojtur. KUSHTET NDËRTIMORE NUK JANË LEJE. Janë kushtet për të aplikuar për leje.
  2. Pala është ankuar në shkallën e dytë në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria ka marr vendim ku e ka pranuar ankesën e palës dhe ka obliguar Komunën e Prishtinës të veprojë sipas vendimit. Bashkangjitur në foto.
  3. Në shkurt të vitit 2019, Komuna e Prishtinës ka lëshuar edhe një Vendim Refuzues për Kushtet Ndërtimore duke u bazuar më së shumti në vendimin e Qeverisë, të vitit 2013 për mbrojten e ujërave. Bashkangjitur!
  4. Pala është ankuar prapë në shkallën e dytë në Ministri. Ministria i ka dhënë të drejtë palës dhe ka obliguar komunën që për parcelat e caktuara të veprojë sips PZHK dhe sa i përket vendimit të qeverisë së vitit 2013 të kërkojë pëlqimin mjedisor, sepse Zona II nuk është zonë e regjimit të rreptë dhe këto nuk janë objekte turistike apo të rrezikshme dhe se ministria e bën vlërësimin mjedisor kur të ketë aplikim nga pala. Bashkangjitur!
  5. Në bazë të vendimit të shkallës së dytë, Komuna lëshon kushtet mirëpo duke potencuar sipas vendimit të Ministrisë në tre paragrafe se kushtet nuk vlejnë pa Pëlqimin Mjedisor nga Ministria si pjesë e vendimit të vitit 2013, dhe se pala nuk mund të aplikojë për leje pa siguruar pëlqimin paraprak apo lejen mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pra, pala nuk ka leje, kushtet nuk janë leje, dhe pala ende nuk ka aplikuar për leje e as pëlqim mjedisor në Ministri. Pa marr pëlqimin mjedisor nga Ministria, Kushtet Ndërtimore nuk vlejnë. Bashkangjitur!

Pra edhe njëherë, po flasim për pronë private e cila në kohën kur është blerë ka qenë e paraparë për ndërtim me zhvillim të qëndrueshëm. Vetëm një pjesë e kësaj toke është në Zonën II ku nevojitet pëlqimi mjedisor nga Ministria. Pala sipas ligjit ka të drejtë të kërkojë të drejtat e veta që i takojnë sipas ligjit. Plani Zhvillimor Komunal është në fuqi që nga viti 2013.

Komuna e ka refuzuar dy herë vendimin për kushte në dy vite të ndryshme duke u bazuar në vendimin e qeverisë për mbrojtjen e ujërave. Ministria si shkallë e dytë dy herë pas vlerësimeve ligjore i ka dhënë të drejtë pales qe në Zonën II nuk është regjimi i rreptë dhe minsitria vendos se a janë marr masat e duhura për mbrojtjen e liqenit.

Edhe gjatë lëshimit të kushteve është potencuar që nuk mund të aplikohet për leje pa e marr pëlqimin paraprak nga Ministria në bazë të vendimit të vitit 2013 për mbrojtjen e ujërave. Pra kushtet nuk janë të vlefshme pa këtë pëlqim. Sipas informatave tona kompania e cila ka prezantuar zgjidhjen ende nuk ka aplikuar në Ministri të Mjedisit për Vlerësim Mjedisor.

Pra, mbrojtja është bërë sipas të gjitha normativave ligjore nga të gjitha institucionet.

Debati është i mirëpritur edhe pse me shumë keqinformime. Prishtina furnizohet nga tre burime kryesore – Batllava, Ujmani e Badovci. Nga dy të parat më shumë se sa nga Badovci, por realisht vetëm Badovci është në Komunën e Prishtinës. Kemi larguar të gjitha ujërat e zeza nga Liqeni i Badovcit me projektin me shtetin e Çekisë, dhe po ashtu nuk kemi lejuar asnjë ndërtim pa leje as në Zonën I, as në Zonën II, e as në Zonën III që i takon me territor komunës së Prishtinës.

Do të ishte mirë që e njejta situatë të jetë edhe në liqenin e Batllavës ku ka ende ndërtime pa leje në të gjitha zonat pa kurfarë mbrojtje. Në Liqenin e Batllavës kemi edhe mjete motorike në ujë të cilat janë rreptësisht të ndaluara në liqene artificiale. Ka edhe objekte turistike, si restorante të cilat janë të ndërtuara pothuajse në ujë. Pra edhe një herë Prishtina merr më shumë ujë nga Batllava se nga Badovci.

Nga Ujmani i marrim rreth 700 litra në sekondë, që në kanal të hapur të gjatë mbi 30 km vijnë deri në fabrikën e ujit në Shkabaj. Edhe kjo nuk është në teritorrin e Prishtinës prandaj nuk kemi informata për ndërtimet apo rrezikun potencial për ujin të cilin e përdorim në Prishtinë.

Pra, nuk jemi as të parët e as të fundit që kemi burime të ujit që mbrohen nga rreziqet. Si Komunë, në teritorrin tonë kemi ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar 24 orë ujë dhe po ashtu për ta mbrojtur liqenin nga rreziqet potenciale. Kemi zgjeruar pejsazhin e mbrojtur të Germisë në 2000 hektarë që kap pjesën më të madhe të Badovcit në teritorrin e komunës. Zona II nuk është e regjimit të rreptë dhe pëlqimin e jep ministria, edhe pse ne si komunë kemi refuzuar edhe këtë (ndoshta edhe pa bazë ligjore).

Por do të ishte mirë që të kemi debate të tilla për të gjitha resurset ujore e ku ndoshta kemi rrezik shumë më të madh se sa në Badovc. Tepër mirë që shoqëria jonë po vetëdijësohet për problemet dhe rreziqet ambientale por shpresojmë të jemi konsistent, të argumentuar dhe të bashkuar në mbrojtjen e ambientit.

 

Inspeksioni rrënon ndërtime pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka filluar ekzekutimin e vendimeve për rrënim në lagjen “Dardania” në kryeqytet

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ku ka treguar edhe arsyet e rrënimit.

“Sot kemi filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania. Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve”, ka shkruar Tahiri.

Alarmon inxhinieri shqiptar për disa ndërtesa në Prishtinë: Një tërmet si i Durrësit do t’i shembte

Periskopi.com Lajme

Mentor Llunji, inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë dhe autor i librave të inxhinierisë sizmike, pas tragjedisë që po kalon Shqipëria si pasojë e një serie tërmetesh, ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen disa ndërtimeve në Kosovë, konkretisht në Prishtinë.

Siç ka shkruar Llunji, në shumë ndërtesa në Prishtinë viteve të fundit janë bërë intervenime në katet përdhese të objekteve, pa kurrfarë kontrolli teknik dhe pa kurrfarë leje.

Ai thotë se këto ‘nën ndërtime’ që janë bërë, rrezikojnë stabilitetin e ndërtesave e jetën e banorëve, dhe potencon se në rast se kryeqyteti do të goditej nga një tërmet i ngjashëm me atë që ka goditur Durrësin, këto ndërtesa do të bëheshin të pabanueshme dhe do të shembeshin.

“Thënë shkurt, po të goditej Prishtina me tërmet të intensitetit të Durrësit, të gjitha objektet në fjalë në rastin më të mirë do të bëheshin të pabanueshme, dhe në rastin real do të shembeshin”, potencon inxhinieri Llunji në një shkrim autorial.

Për këtë dukuri të ‘nën ndërtimeve’, Llunji thotë është njoftuar  nga disa banorë të shqetësuar të lagjes ‘Ulpiana’ në Prishtinë para 3 vjetëve. Siç tregon ai në shkrimin e tij, për këtë rrezik i kishte shkruar letër kryetarit të Prishtinës dhe sekretarit për Urbanizëm, por thotë se s’ka marrë kurrfarë përgjigje në këmbim dhe nuk ka ndodhur kurrfarë reagimi i autoriteteve komunale.

Llunji thotë se intervenime të tilla në strukturën e objekteve në Prishtinë janë bërë në 15 vjetet e fundit në lagjet Ulpiana, Dardania, në objektet përreth sheshit “Nëna Terezë” dhe në pjesë të tjera të cilat i përkasin qendrës së qytetit. Kjo për arsye të hapjes së zyrave, lokaleve e kafeneve të cilat janë hapur në katet përdhese të ndërtesave.

“Nën-ndërtimet” në mënyrë të ‘pavërejtur’ nga opinioni profesional kanë goditur në tërësi bërthamën e qytetit të Prishtinës në 15 vjetët e fundit. Numri i lokaleve, i zyrave dhe i kafeneve të hapura në përdhesen e objekteve të banimit janë të panumërta. Bëhet fjalë për lagjet “Ulpiana”, “Dardania”, objektet e banimit përreth bulevardit “Nëna Terezë” dhe pjesët e tjera të cilat i përkasin qendrës së qytetit”, ka shkruar inxhineri Llunji.

Ai thotë se për këtë situatë duhet bërë një reagim urgjent sa i përket kësaj situate.

“Kjo nuk është një mendim i lirë, por konstatim që kërkon reagim sa më urgjent”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Nën-ndërtimet – kërcënim sizmik për qytetin e Prishtinës

Para tre vjetëve kam qenë i kontaktuar nga një grup i brengosur i banorëve të lagjes “Ulpiana” të jap mendimin tim lidhur me ndikimin e hapjes së lokaleve afariste (në përdhese) në stabilitetin e përgjithshëm të objekteve banesore.

Siç edhe dihet, ndërtesat e banimit në këtë lagje në masë të madhe janë të goditura nga fenomeni të cilin simbolikisht e kam emëruar “nën- ndërtim”apo ndërtim në përdhesen e objekteve pa kurrfarë kontrolli teknik dhe dokumentacion përkatës.

Këto intervenime të pakontrolluara në mënyrë direkte dhe indirekte po kërcënojnë stabilitetin e këtyre objekteve, gjegjësisht pronën dhe jetën e banorëve. Kjo nuk është një mendim i lirë, por konstatim që kërkon reagim sa më urgjent.

Thënë shkurt, po të goditej Prishtina me tërmet të intensitetit të Durrësit, të gjitha objektet në fjalë në rastin më të mirë do të bëheshin të pabanueshme, dhe në rastin real do të shembeshin. Rrjedhimisht në atë kohë kam ndier obligim moral t`iu drejtohem me një informatë mbi gjendjen e objekteve në këtë lagje organeve komunale të Prishtinës, konkretisht kryetarit të Komunës dhe sekretarit të Urbanizmit. Informatë kthyese nuk kam marrë dhe reagimi për këtë problem, siç edhe dihet, ka munguar në tërësi.

Në këto momente tragjike për qytetin e Durrësit, është e udhës t’i drejtohem opinionit publik, duke shpresuar që të hedhë dritë mbi seriozitetin e kërcënimit dhe t’i obligoj organet kompetente marrjen e hapave të duhur në këtë drejtim.

“Nën-ndërtimet” në mënyrë të ‘pavërejtur’ nga opinioni profesional kanë goditur në tërësi bërthamën e qytetit të Prishtinës në 15 vjetët e fundit. Numri i lokaleve, i zyrave dhe i kafeneve të hapura në përdhesen e objekteve të banimit janë të panumërta. Bëhet fjalë për lagjet “Ulpiana”, “Dardania”, objektet e banimit përreth bulevardit “Nëna Terezë” dhe pjesët e tjera të cilat i përkasin qendrës së qytetit.

Çka janë nën-ndërtimet

Çdo intervenim në përdhesen e objekteve  për qëllime të hapjes së objekteve afariste të të gjitha llojeve (dyqane, zyre, kafene dhe restorante) paraqet nën- ndërtim.

Intervenimet zakonisht përfshijnë largimin e mureve ndarëse (apo mbajtëse) të banesave (apo garazheve) në mënyrë që të krijohen hapësira më të mëdha të nevojshme.

Mënyra e largimit të mureve mba jtëse/ndarëse zakonisht është bërë pa ndonjë analizë se në çfarë mase ky largim ndikon në stabilitetin e përgjithshëm të objektit, si dhe pa prezencën e personave të kualifikuar.

Pjesa dërrmuese nuk posedon bile edhe një letër që do të vërtetojë që intervenimet për hapjen e lokaleve nuk kërcënojnë stabilitetin e objekteve. Arsyetimi se në shumicën e rasteve janë larguar vetëm muret ndarëse apo jokonstruktive aspak nuk qëndron.

Largimi i mureve jokonstruktive mund ta ketë po të njëjtin efekt negativ në qëndrueshmërinë e objekteve.

Nën-ndërtimet më të rrezikshme se mbindërtimet

Mbindërtimi nënkupton shtimin e peshës (katit shtesë) objektit ekzistues. Pothuajse çdo objekt i projektuar si duhet mund ta përballojë edhe një kat shtesë.

Ndërkaq, nën-ndërtimi nënkupton dobësimin e strukturës në pikën më të dobët të saj – përdhesen, aty ky përcillen të gjitha ngarkesat nga katet e sipërme.

Përveçqë dobësohet objekti në përcjelljen e ngarkesave vertikale (peshës nga katet e sipërme), dobësimi edhe më i rrezikshëm është ndaj ngarkesave anësore (p.sh. tërmetit), duke krijuar kështu ‘kate të dobëta’ për përcjelljen e këtyre ngarkesave.

Risku sizmik në këtë mënyrë rritet shumëfish, duke rritur shumëfish rrezikun për jetën edhe pronën e banuesve. Sidomos janë të rrezikshme rastet e kombinimit të mbindërtimit dhe nën-ndërtimit në të njëjtin objekt.

Çfarë duhet të ndërmerret

Të aplikohet i njëjti model që është aplikuar në të gjitha qendrat të cilat janë ballafaquar me këtë problematikë.

Pra, të evidentohen intervenimet në objektet ekzistuese dhe të bëhet kategorizimi i rrezikshmërisë së këtyre intervenimeve.

Konform kategorizimit do të ndërmerren hapat dhe vendimet lidhur me përforcimet e mundshme të objekteve apo edhe ndalimit e përdorimit të tyre të mëtutjeshëm derisa të mos sigurohet stabiliteti i nevojshëm.

(Autori është inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë dhe autor i disa librave nga lëmi i inxhinierisë sizmike).

 

Eliza Hoxha: Cilësia e ndërtimeve, një nga shkaktarët për gjithë këto jetë të humbura

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së e cila është edhe arkitekte me profesion, Eliza Hoxha, thotë se cilësia e ndërtimit është një nga shkaktarët për gjithë këto jetë të humbura.

Shkrimi i saj në Facebook:

Përtej tërmeteve që si kontrollon njeriu, cilësia e ndërtimit është një nga shkaktarët për gjithë këto jetë të humbura. Tek ne në dekada, objektet e reja të ndërtuara përtej mbikqyrjes shkel e shko, lëshohen në përdorim pa pranim teknik… Nuk e di nëse ju kujtohet kohë më parë një tërmet në Turqi kur u rrënuan disa objekte përtokë dhe më pas përfunduan në burg inxhinier e ndërtues…

Jetën nuk e bënë sasia, por përmbajtja. Dhe, kjo cfarë shohim sot, njerëz zemërhapur me apo pa shumë kushte ekonomike e që mundohen të jenë pranë njëri tjetrit dhe të ndihmohen pa kushte flet shumë…ashtu ishte edhe para 20 vitesh, kur dyer e zemra u hapën për ne në ditë të vështira.

Sfidat përherë na kanë mbajtë bashkë. Uroj ta kuptojmë këtë në thelb dhe të jemi bashkë edhe në të mira, suksese dhe procese për të ardhmen.

Është jetike.

Vazhdon kolonizimi serb në veri të Kosovës, shqiptarët kërkojnë ndaljen e saj

Periskopi.com Lajme

Rreth 100 shtëpi janë ndërtuar pa leje të institucioneve të Kosovës, në këtë pjesë të Komunës së Zveçanit.

Shteti i Serbisë, në këtë vend, planifikon të ndërtojë edhe 200 shtëpi të tjera, ku pritet të vendosen rreth 1,500 serbë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat veriore fajësojnë Qeverinë e Kosovës, se ka dështuar që ta ndalojë ndërtimin e këtij projekti të financuar nga Serbia.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, jetësimin e Luginës së Diellit e quan kolonizim.

Pavarësisht se Ministria e Mjedisit kishte urdhëruar Komunën e Zveçanit që ta ndalojë ndërtimin e Luginës së Diellit, vazhdimi i punimeve kishte bërë që kjo ministri ta dërgonte lëndën për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Ministria e Mjedisit nuk e kishte paditur Komunën e Zveçanit, por kishte bërë vetëm kërkesë për kundërvajtje në Themeloren e Mitrovicës, raporton KTV.

Në këtë gjykatë kanë konfirmuar se kjo lëndë është parashkruar në dhjetor të vitit të kaluar.

Veseli shpjegon si do të legalizohen 350 mijë prona të qytetarëve (Video)

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar një video ilustruese e shpjeguese të procesit të legalzimit të pëshpejtuar që ai ka premtuar se do ta përmbushë brenda dy vjetësh.

Kjo temë është një ndër kryesoret të fushatës së tij zgjedhore sepse sipas tij prek mbi 352 mijë familje dhe bllokon rreth 10 miliardë euro kapital që nuk mund të qarkullojë në ekonomi si pasojë e mungesës së fletave poseduese.

Ai i shfajëson qytetarët e shumtë që e kanë këtë problem duke thëne se kjo situatë ndodh për shkak të paaftësisë së administratës për t’iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim.

Për më tepër ai thekson se kjo situatë ushqen korrupsionin pasi “Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete”.

Veseli beson se nëpërmjet legalizimit që do kushtojë vetëm 1 euro për metër katror do të marr një hov të madh ekonomia ndërkohë që zotërimi ligjor i pronësisë do t’i bëj qytetarët të ndihen më të lirë, më të pasur, me besim më të madh në vetvete dhe më optimistë për të ardhmen.

Postimi dhe video:

Mbi 352 mijë familje nuk mund t’i gëzojnë ligjërisht pronat e tyre të patundshme, për shkak të paaftësisë së administratës për t’iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim. Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete atyre.

Përmes legalizimit të përshpejtuar, brenda dy vjetësh, mbi 10 miliardë euro kapital do të bëhen pjesë e ekonomisë sonë. Posedimi ligjor i pronësisë do t’i bëjë qytetarët të ndjehen më të lirë, më të pasur, me mundësi më të shumta dhe më optimistë për të ardhmen e tyre.

Legalizimi i ndertimeve pa fleta poseduese

Mbi 352 mijë familje nuk mund t’i gëzojnë ligjërisht pronat e tyre të patundshme, për shkak të paaftësisë së administratës për t'iu paraprirë nevojave në rritje të qytetarëve për strehim. Burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletat poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete atyre. Përmes legalizimit të përshpejtuar, brenda dy vjetësh, mbi 10 miliardë euro kapital do të bëhen pjesë e ekonomisë sonë. Posedimi ligjor i pronësisë do t’i bëjë qytetarët të ndjehen më të lirë, më të pasur, me mundësi më të shumta dhe më optimistë për të ardhmen e tyre.Shpërndajeni për t’i dhënë fund ankthit të të gjitha familjeve pa fleta poseduese! #PDK112

Posted by Kadri Veseli on Wednesday, 25 September 2019

Veseli: Legalizimi i ndërtimeve pa leje do t’i japë shtytje ekonomisë duke zhbllokuar 10 miliardë euro kapital

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës sonte ka vizituar edhe Lagjen e Trimave në Prizren, ku ka folur për Planin Kundër Korrupsionit dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Duke folur për legalizimin e ndërtimeve pa leje, Veseli ka thënë se ato ndërtesa e banesa kanë shërbyer si akomodim i thjeshtë ku njerëzit banojnë, por jo si kapital. Ai ka thënë se falë fletave poseduese ata do të mund t’i blejnë, shesin apo t’i lënë me qira ligjërisht dhe mund të marrin kredi për bizneset e tyre, duke e lënë shtëpinë si kolateral në banka.

Kjo nismë, sipas Veselit, do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i futur në qarkullim dhe duke i dhënë shtytje të jashtëzakonshme ekonomisë sonë.

Ky është statusi i plotë i Veselit për vizitën e tij në Lagjen e Trimave në Prizren:

Për mua është gjithnjë kënaqësi kthimi në Lagjen e Trimave në Prizren dhe takimi me aktivistët e shumtë të Partisë Demokratike të Kosovës aty. Me ta fola për Planin Kundër Korrupsionit, duke u ndalur te një pikë që i prek në mënyrë të posaçme, te legalizimi i ndërtimeve pa leje.

U tregova se në qeverisjen e ardhshme ne do të bëjmë përmirësimin e bazës ligjore ekzistuese për të siguruar legalizimin e përshpejtuar të ndërtimeve pa leje brenda dy vjetësh me vetëm 1 euro për metër katror, nëse ato nuk prekin pronën apo interesin publik. E njëjta gjë vlen edhe për banesat e qytetarëve që nuk kanë ende fletë poseduese.

Deri tani ato ndërtesa e banesa pa leje kanë shërbyer si akomodim i thjeshtë ku njerëzit banojnë, por jo si kapital. Falë fletave poseduese ata do të mund t’i blejnë, shesin apo t’i lënë me qira ligjërisht dhe mund të marrin kredi për bizneset e tyre, duke e lënë shtëpinë si kolateral në banka. Kjo nismë do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i futur në qarkullim dhe duke i dhënë shtytje të jashtëzakonshme ekonomisë sonë.

Shpërndajeni nëse ju apo të afërmit tuaj ende nuk kemi fletë poseduese për shtëpinë apo banesën tuaj!

Për mua është gjithnjë kënaqësi kthimi në Lagjen e Trimave në Prizren dhe takimi me aktivistët e shumtë të Partisë…

Posted by Kadri Veseli on Wednesday, 18 September 2019

Paralajmërohet rrënimi i objekteve pa leje që nuk futen në procedurë për legalizim

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor synon rrënimin e objekteve pa leje, të cilat nuk aplikojnë për legalizim sipas Ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

MMPH-ja, të enjten, ka lansuar fushatën “Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë”, me të cilën ka filluar procesin e ri për trajtimin e këtyre objekteve, shkruan sot Koha Ditore.

Në lansimin e kësaj fushate, Ministria ka shpalosur pesë udhëzimet administrative të cilat rregullojnë aspektet e veçanta të këtyre objekteve.

Në tentativën e parë të procesit të legalizimit, kjo ministri kishte krijuar një regjistër shtetëror, ku kishte identifikuar 352 mijë e 836 ndërtime pa leje në të gjitha komunat e Kosovës. Megjithatë, për legalizim të këtyre objekteve pati vetëm 8 mijë e 461 aplikime.

Shkaku i – siç thuhet – mangësive të ligjit paraprak, në shtator të vitit të kaluar është miratuar Ligji i ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Sot fillon trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se nga sot do të hyjnë në fuqi Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, pas nënshkrimit të këtyre udhëzimeve nga ministri, Fatmir Matoshi.

Me këtë rast, Ministri Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e udhëzimeve.

Me hyrjen në fyqi të këtyre udhëzimeve administrative fillon zyrtarisht edhe trajtimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë.

 

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Ndërtimet pa leje do të rrënohen

Periskopi.com Lajme

​Inspekotrati i komunës së Prishtinës i shoqëruar nga njësitet e Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion për rrënimin e një objekti në rrugën B, në kryeqytet.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri tha se sot kanë dal në terren për të zbatuar vendimin për rrënim të këtij objekti.

“Jemi këtu për ta zbatuar vendimin për rrënim të një pjesë të këtij objekti prapa meje, në këtë objekt rrënim ka pasur edhe vitin e kaluar por pala nuk e ka respektuar vendimin e inspeksionit dhe ka filluar me ndërtim përsëri. Në proces verbalet që kam gjetur një proces verbal të tetorit të vitit të kaluar dhe një tjetër të janarit, sipas inspektorit thuhet se është mbi ndërtim mbi objektin b+2 . Pavarësisht procesverbaleve, pala nuk i ka ndërprerë punimet ndonëse është urdhëruar nga inspeksioni dhe ka vazhduar me punimet. Ne javën e kaluar e kemi nxjerr vendimin për rrënim, vendim i cili e obligon palën që brenda 15 ditëve të filloj të rrënoi vetë objektin dhe në rastin kur vazhdon me punime ndërmarrim masa ne për shkak se pala ka vazhduar me punime”, tha ai.

Nga këtu drejtori i Inspektoratit të Prishtinës ka quar edhe mesazhin tek ndërtuesit që mos të bëjnë ndërtime të tilla, pasi fati i njëjtë do i përcjell të gjithë.

Tahiri po ashtu ka thënë se ndaj këtij shkelësi do marrin edhe masa të tjera siç e parasheh ligji.

“Sigurisht pas zbatimit të vendimit ka edhe procedura tjera të cilat i parasheh ligji i ndërtimit të cilat inspektorët e punës janë të obliguar t’i ndjekin deri në fund”, shtoi Tahiri.

Kurse njëri nga bashkë investitorët, Agim Mani tha se po kërkojnë  vetëm respektin të hapësirës ligjore dhe respektim të procesit të legalizimit.

Ai tha po ashtu se bashkëpronari i këtij objekti është edhe pronari i Rinora 4 , Shaban Kongjeli.

 

Shqiptarët punëkryesit e murit që ndan Mitrovicën (Dokument)

Kompania e cila ka ndërtuar murin në veri të Mitrovicës është nga Malisheva, bëhet fjalë për “7 Vëllezërit”.

Periskopi.com Lajme

Në vendimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës thuhet se murin afër Urës së Ibrit e ka ndërtuar kjo kompani.

 

 

Ndryshe, MMPH ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit.

Qeveria ndalon punimet në murin te ura e Ibrit (Dokument)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim sot që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Në mur sot është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet, transmeton Koha.net. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.

Portali Koha.net ka siguruar një fotografi nga afër teksa shiheshin zyrtarët që ngjisnin këtë vendim në mur, kurse “radiokontaktplus” ka publikuar nga afër vendimin.

Ahmeti lut qytetarët për kujdes: Objektet pa leje do të rrënohen patjetër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bënë thirrje te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga kush blejnë prona dhe mos të fillojnë ndërtime pa leje, ngase sipas tij, gjithsesi do të rrënohen.

Periskopi.com Uncategorized

Ai duke treguar përvojat e fundit që ka pasur me disa qytetarë thotë se ai nuk mund të ju tregojë inspektorëve se çfarë të bëjnë, raporton Periskopi

Ahmeti thotë se as ai as inspektorët nuk kanë qejf të shohin dhe të ndodhin rrënimet, por sipas tij, inspektorët kur e konstatojnë që është ndërtim pa leje nuk e pyesin askënd çfarë të bëjnë por kanë përgjegjësi penale nëse nuk e rrënojnë.

Ja postimi i tij i plotë:

Para dy jave dy qytetarë ishin duke më pritur para komunës për të biseduar.

– kryetar, kemi ardh me diskutu diçka urgjentisht

– cili është problemi?

– ka ardh inspekcioni me na thënë se duhet me i rrënu shtëpitë që i kemi pa leje

– a me të vërtetë i keni pa leje?

– po

– a ju ka thënë inspekcioni më herët që nuk bën me ndërtu pa leje

– po

– dhe ju keni vazhdu

– po

– kur ka qenë kjo?

– para dy muajsh

– pse keni ndërtu pa leje? pse nuk keni ardh me kërku leje, dhe edhe në qoftë se nuk keni pas mundësi me pagu e kishim diskutu para se me ndërtu

– nuk kemi mujt me marr leje, se nuk është toka jonë

– e në tokë të kujt po ndërtoni?

– të komunës që na e ka shit njani

– po ndërtoni pa leje në tokë të komunës dhe keni ardh me kërku ndihmë prej meje

– erdhëm me kqyr qysh me ja bo

Kur mërrin në këtë fazë nuk ka më qysh me ja bo. Pastaj në tv po dalin skena të rrënimeve që nuk janë të mira për askënd. I lus qytetarët e Prishtinës që të mos bijnë pre e mashtrimeve të shitësve të tillë të tokave e të materialeve ndërtimore. I lus qytetarët që ti drejtohen drejtorisë së urbanizmit, e ata në kushte të rënda sociale drejtorisë së shëndetësisë e mirëqenies sociale.

Unë inspektorëve nuk i tregoj ku me shku e ku mos me shku, e çka me rrënu e çka mos me rrënu, sepse nuk e kam atë të drejtë. Kur të konstatohet ndërtimi pa leje nga inspektorati, ata nuk kanë të drejtë të vijnë e të më pyesin çka me bo, sepse janë të detyruar të zbatojnë ligj. Përndryshe kanë përgjegjësi penale. Prandaj, mos detyroni inspektorët të bëjnë punën që më së paku e kanë dëshirë./ Periskopi.com