U përpoq të votonte, ja çka i kishte ndodhur gruas amerikane 147 vite më parë

Periskopi.com Lajme

E ashtuquajtura ”veprimtare për të drejtën e votimit”, Susan B. Anthony, para 147 viteve, konkretisht më 3 nëntor të vitit 1872, u përpoq të votonte në zgjedhjet presidenciale, por u arrestua për shkak të kësaj orvajtjeje.

Ajo kishte provokuar me qëllim arrestimin e saj në New York për të fituar publicitet për kauzën e të drejtave të grave për të votuar.

Ajo u nxor para gjyqit, u shpall fajtore dhe u gjobit me 100 dollarë se ishte përpjekur të votonte. Pas kërcënimit të saj për të mos e njohur vendimin e gjyqit dhe për të mos paguar gjobën, gjykatësi u shpreh se ajo mund të falej, po qe se do të largohej menjëherë nga shteti i New Yorkut.

Susan B. Anthony ishte një veprimtare e fuqishme për të drejtën e grave për të votuar. Ajo nuk mori parasysh fyerjet e vazhdueshme personale gjatë fushatës së saj gati gjysëm-shekullore për të drejtën e grave për të votuar.

Ajo e vazhdoi punën e saj për të drejtat e grave deri kur mbylli sytë në vitin 1906 në moshën 86-vjeçare. Fushata e saj përgatiti terrenin për miratimin në vitin 1920 të Amendamentit 19-të të Kushtetutës Amerikane, i cili u jep grave amerikane të drejtën për të votuar.

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Gjatë kësaj të mërkure të 26 qershorit, janë paraparë një mori aktivitetesh nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Sot shënohet Dita ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës, ku do të ketë një konferencë me qëllim të prezantimit të raportit të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës nga ora 10:00.

Po ashtu shënohet Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave.

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ioëa, në ora 09:00.

Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR, IOM dhe UNDP, do të shënojë 20-vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme nga ora 10:00.

Sot do të nëshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjegjësisht Agjencia  Regjistrimit të Bizneseve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë, ora 10:00.

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror mban konferencë përmbyllëse – ora 10:30)

Filharmonia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës mbajnë conference në ora 11:00)

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin financiar të Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit për vitin 2018 nga ora 11:00.

Komisioni për Legjislacion mban dëgjimin publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nga ora 11:00.

Ministri i Shëndetësisë, Uran ismaili, raporton para Komisionit për Shëndetësi lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave nga ora 11:00.

Drejtori i Agjencisë për Intelegjencë, Shpend Maxhuni, raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga ora 11:00.

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temën “Transparenca e punës së Komunës së Parteshit” nga ora 11:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim prezanton hulumtimin se sa shpenzojnë studentët e Universitetit të Prishtinës, Biblioteka Universitare, ora 15:00.