Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Gjatë kësaj të hëne një varg aktivitetesh janë planifikuar të ndodhin, shkruan Periskopi.

Po vazhdon edhe fushata parazgjedhore ku disa nga kandidatët do të kenë organizimet e tyre, ndër të tjera janë edhe aktivitet sportive dhe të tjera.

Më poshtë gjeni listën e ngjarjeve të planifikuara për tu mbajtur sot:

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim anëtarët e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës, HANDIKOS. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00)

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon forum rinor mbi të drejtat e njeriut. (Hotel ‘International’ Prishtinë, ora 11:00-12:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës do të hapë Javën Evropiane të Sportit, që mbahet nën përkujdesjen e ministrit në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi. (Hotel ‘Swiss Diamond’, ora 11:00-16.00)

Promovohet libri “Kosova e rrezikuar nga Serbia e madhe”, i autorit Enver Bytyçi. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 11.00)

Shoqata “Pema Kovrage” në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljes së mollës. (Kovrage – Istog, ora 11:00)

Grupi monitorues i organizatave jo-qeveritare të rajonit të Ferizajt publikon raportin e monitorimit të aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Sallës së Edukatës Fizike në fshatin Gackë– faza e dytë”. (Hotel “Rubis”, Ferizaj, ora 11.00- 11.30)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, shpalosë programin për shëndetësi, në Konventën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Hotel ‘Emerald’, ora 15:00)

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, merr pjesë në Javën e Diplomacisë së Klimës. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK,  nr. 90, Prishtinë, ora 17.00)

Kryeministri në detyrë Haradinaj mban tubim me qytetarë. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, ora 18.00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, takohet me struktura dhe qytetarët e Degës II në Prishtinë. (Taukbahqe, ora 18:00)