Veshja provokuese i kushton me burg

Periskopi.com Showbiz

Modeli vietnamez Ngoc Trinh së shpejti mund të gjendet në gjykatë për shkak të veshjes së diskutueshme në festivalin e Kanës.

Vietnami, ligjet e të cilit janë shumë strikte kur është fjala për shtrirjen publike të shtetasve të saj jashtë vendit, mund të ndëshkojë modelin e ri atraktiv jo vetëm me gjoba të larta, por edhe me burgim, nëse vërtetohet se veshja e saj dëmton reputacionin e vendit, transmeton KosovaPress.

“Gardëroba e saj ishte e papërshtatshme, fyese dhe provokoi protestë publike. Ne përcaktojmë nëse ka bazë për ndjekje penale për shkelje ligjore për rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës së Vietnamit.

Deri më tani, në praktikë, është treguar se shumë figura të tjera publike në Vietnam kanë pasur pasoja për shkak të paraqitjeve publike jashtë vendit.