Ambasadori britanik i drejtohet Rita Orës: Nëse ndjehesh e vetmuar, hajde në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe po përballet me një numër të madh të rasteve të shënuara me koronavirus, teksa atje jeton edhe ylli kosovar, Rita Ora. Mirëpo, Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka bërë thirrje asaj të kthehet në shtëpi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se nëse Rita ndihet e vetmuar, mund të kthehet në Kosovë.

“Nëse Rita ndihet e vetmuar, mund të vijë gjithmonë në shtëpi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në Britani ka mijëra të infektuar nga virusi dhe dhjetra viktima. Sa i përket Kosovës, në vendin tonë deri tash nuk është shënuar asnjë rast.

Edhe Apostolova dhe Abbott në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në Kuvend ka arritur edhe Agim Veliu, i propozuar për ministër të Punëve të Brendshme nga LDK-ja i cili nuk ka pranuar të prononcohet për medie.

 

Formimi i koalicionit, edhe Apostolova i shkon Isa Mustafës në zyrë

Periskopi.com Lajme

Derisa ende nuk ka asnjë lëvizje nga partitë që po synojnë formimin e koalicionit qeverisës, LVV e LDK, selinë e kësaj të fundit e ka vizituar sot edhe shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova.

Apostolova pas takimit me përfaqësues të LDK-së, tha se ky është një takim i rregullt që u bëhet të gjitha partive.

“Kjo është një vizitë normale që jemi duke bërë nga të gjitha partitë, nuk ka ndonjë lajm prej nesh”.

“Ne sigurisht që duam të shohim Qeverinë e re të formuar”, ka thënë Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë

Kjo vizitë vjen pas vizitës së djeshme që i bëri kësaj partie, ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe ai i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott.

Kujtojmë se dy partitë LDK dhe LVV kanë pasur thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që të përmbyllin marrëveshjen dhe të krijojnë qeverinë e re./Periskopi/

Revista britanike lavdëron FSK-në, gëzohet ambasadori britanik në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar lartë Qendrën e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur i lumtur me vlerësimin e bërë nga revista nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal.

Sipas tij, mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së kanë pasur ndikim pozitiv edhe jashtë Kosovës.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur të shoh që Qendra e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH) të marrë vlerësimin e merituar nga botimi i fundit i revistës nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal. Mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së veç se kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufinjve të Kosovës. Siç është e njohur edhe në rajon, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në QKTSH.

“QKTSH është bërë një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së dhe të Republikës së Kosovës. Tani ofrojnë mbi 20 kurse të ndryshme duke përfshirë reagim në fatkeqësi, komanda për incidente, shpëtim në ujë, mbijetesë në dimër dhe male, negociata në raste me pengje dhe studimet e terrorizmit.” – Crisis Response Journal./Periskopi/

 

LDK tregon se në takim me ambasadorin Abbott kanë folur për bisedimet me LVV-në

Periskopi.com Lajme

Një komunikatë është lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për një takim që kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka pasur me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

“Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe Bajram Gecaj kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott”, thuhet në njoftim.

“Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecuria e bisedimeve mes LVV-së dhe LDK-së, dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve”, thuhet më tej në njoftim.

Abbott: Në Kosovë ka njerëz që bëjnë jetë me standard të lartë në shpërputhje me të ardhurat persona

Periskopi.com Video

Abbott: Po çuditem me veturat dhe rrobat luksoze të disa njerëzve, s’mund t’iu kenë ardhur nga diaspora

Periskopi.com Lajme

Sistemi i drejtësisë në Kosovës duhet të hetojë dhe luftojë fenomenin e pastrimit të parasë, ndërsa vendi ballafaqohet me mungesë së konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme.

Kështu u tha në punëtorinë e organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike me temën “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott derisa ka ofruar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën për luftimin e kësaj dukurie tha se dënimi i veprës penale të pastrimit të parasë nuk është i plotë pa konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme.

Abbott shpreson se kjo punëtori do shërbejë si platformë e mirë për shkëmbimin  e përvojave, sfidave dhe praktikave më të mira në hetimin dhe ndjekjen penale të pastrimit të parasë dhe konfiskimit e pasurisë së fituar jashtëligjshëm.

Ambasadori britanik tha se dukuria e pastrimit të parasë është mjaft prezent edhe në Kosovë prandaj kërkoi nga gjyqtarët dhe prokurorët ta luftojnë këtë dukuri e sidomos të merren seriozisht me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme.

Ai madje tha se në  Kosovë ka njerëz që bëjnë jetë me standard të lartë në shpërputhje me të ardhurat persona, prandaj edhe kërkoi hetimin e tyre.

“Në Kosovë prapë se prapë shohim njerëz që qarkullojnë me vetura dhe rroba të shtrenjta, shohim hotele dhe kafiteri luksoze, shtëpi të bukura dhe mënyrë e të jetuarit në shpërputhje me të ardhurat personale. Këto raste që nuk gjenerohen nga bizneset apo punësimi i rregullt nuk besoj se janë duke u mbështetur as nga mjetet e dërguara nga kushërinjtë jashtë shtetit. Ju jeni ata që duhet t’i hetoni, zbuloni, dënoni dhe shkatërroni skemat e pastrimit të parasë. E nëse nuk konfiskoni pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme puna e bërë nuk është e plotë. Jo vetëm dënimet por edhe konfiskimet varen nga ju, jo nga politikanët e aq më pak nga bashkësia kombëtare”, u shpreh Abbott.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj deklaroi se përmasat e fenomenit të shpëlarjes së parasë është shqetësues , ndaj të cilit as Kosova nuk është e paprekshme.

Madje sipas tij kjo dukuri po shënon rritje në shoqërinë kosovare përkundër që ndjekja nga organet shënuar ka shënuar rritje.

“Ndaj këtij fenomeni fatkeqësisht në shoqërinë kosovare nuk kemi mbetur imun, përkundrazi trendët e kësaj dukurie kriminale po rriten anë që ndjekja nga organet shtetërore është me ritme të fuqizuara. Për më tepër edhe ne kemi në funksion njësinë e inteligjencës financiare e cila ka rolin që të ndihmoj autoritet nacionale për ndjekjen dhe hetimin e kësaj vepre penale. Duhet theksuar se në rrafshin legjislativ Kosova ka përafruar legjislacionin e saj me raportet e Konventës Ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së që i referohen kësaj fushe, por që padyshim mbetet ende punë dhe përkushtim më i fuqishëm nga të gjithë akterët relevant”, tha ai.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka thënë se Kosova ka sukses ne sekuestrimin e përkohshëm të aseteve por që mungon konfiskimi i pasurisë. Sipas tij sfidë për shtetin e Kosovës dhe veçanërisht për sistemin e drejtësisë  ka mbetur krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Meqenëse Këshilli Prokurorial ka krijuar një mekanizëm ndërinstitucional për të përmbledhur të gjithë akterët e përfshirë duke filluar nga nënshkruesit e këtij mekanizmi vepra penale karakteristike që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, shpëlarjen e parasë…Ne po provojmë që praktikisht të kërkojmë llogaridhënie në ditët në vijim për çështjen e konfiskimit si një prej problemeve më thelbësore që i kemi në sistem. Të gjithë jemi në dijeni që Kosova ka një sukses sa i përket sekuestrimit të përkohshëm të aseteve, kjo është me miliona euro vetëm po na mungon konfiskimi përfundimtar që është objektiv dhe për të cilën kemi organizuar edhe disa takime të përbashkëta”, theksoi Hyseni.

Nga Britania e Madhe për të shpalosur perspektivën e këtij shteti dhe Bashkimit Evropian në luftimin e krimit të organizuar kishte ardhur gjyqtari, HHJ Michale Hopmeier i cili tha se luftimi i shpëlarjes së parasë dhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme bëhet përmes ligjeve efikase të cilat zbatohen.

Hompemier i cili është gjykatës në Southwark Crown Court në Britani të Madhe u shpreh se bashkëpunimi rajonal është tejet i rëndësishëm për luftimin e këtij fenomeni.

“Ka një shkallë të bashkëpunimit të konsiderueshme në këtë fushë dhe bashkëpunimi në këtë fushë është aq i rëndësishëm sepse krimi i organizuar në Kosovë nëse ka persona të tillë dhe mua më është thënë se ka të tillë, nuk i lënë ato fitimet e tij nga veprimtaria e tij kriminale nuk i lënë në bankat e Kosovës…Por i dërgojnë në vendet tjera shtetet tjera prandaj shtetet duhet të bashkëpunoj me njëra tjetrën në kuptim të hetimeve për të gjetur të gjitha ato asete në mënyrë që ato t’i rikthehen”, theksoi gjyqtari britanez.  Në punëtorinë  ku po diskutohet për pastrimin e parave dhe riparimin e  aseteve pjesëmarrës ishin prokurorë e gjykatës nga vendi.

Abbott: Do të vazhdojmë ta mbështesim FSK’në

Periskopi.com Lajme

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se vendi i tij do ta vazhdojë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ka treguar mundësinë dhe gatishmërinë e saj që të investojë në këtë forcë të re dhe të aftë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot në Rezidencën time, pata kënaqësinë të prisja Alumnit e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka treguar mundësinë dhe gatishmërinë e saj që të investojë në këtë forcë të re dhe të aftë. Ne do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie dhe të mbështesim zhvillimin dhe aftësimin e FSK-së edhe në të ardhmen.

Shfrytëzova rastin ta përgëzoj Komandantin e FSK-së për ekipin e FSK-së që ka fituar Medaljen e Argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar. Suksesi i tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve dhe përkushtimit të madh të personelit të FSK-së, të cilët vepruan dhe u bazuan në iniciativat e tyre dhe shfrytëzuan aftësitë në rritje të FSK-së.

 

Haradinaj dhe ambasadori britanik flasin për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme rreth Kosovës por edhe më gjerë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Haradinaj e njoftoi ambasadorin Abbott për progresin e përgjithshëm në Kosovë, zhvillimet politike dhe ekonomike në vend,  për funksionimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe e njoftoi atë për procesin zgjedhor të 6 tetorit, që siç tha kryeministri në detyrë, Haradinaj, rezultoi të jetë fer dhe demokratik, përmes së cilit u dëshmua një pjekuri e lartë politike, por edhe qytetare.

“Populli dhe Qeveria e Kosovës janë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën në krijimin e marrëdhënieve të mira në funksion të zbatimit të shumë projekteve të rëndësishme dhe uroj që partneriteti ndërmjet dy vendeve tona të vazhdojë në të gjitha fushat e interesit reciprok”, tha kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke shprehur mirënjohje të sinqertë në emër të qytetarëve të Kosovës për gjithë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’i shtyrë përpara proceset jetike në konsolidimin e shtetësisë së vendit.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme që shteti ynë mik, Mbretëria e Bashkuar, i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fushat e zhvillimit, dhe tani në fazën e shtetndërtimit, në të njëjtën kohë ka kërkuar vazhdimin e mëtejmë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Nga ana e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritjen, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj edhe më tutje përkrahjen për Kosovën.

Mustafa e njofton Abbot për takimet e grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Samuel Paice, Kryesues i Departamentit Politik në Ambasadën e MB-së.

Abbott uroi Mustafën për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Mustafa njoftoi Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të përqendrohet në funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Poashtu, kreu i LDK-së, duke falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë – Mbretëri e Bashkuar.

Ambasadori britanik bën thirrje për dalje në votime

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje kosovarëve që të dalin në votimet e 6 tetorit pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe përkatësinë, sepse sipas tij, kjo datë është e rëndësisë së jashtëzakonshme që kosovarët të zgjedhin drejtimin e shtetit të tyre.

Ai shtoi se forca e qytetarit është vota e lirë, andaj duhet të votohet lirshëm dhe pa kërcënime.

I pari i Londrës në Prishtinë theksoi që në rast se kosovarët përballen me situata të kërcënimeve dhe shantazheve në ditën e zgjedhjeve, duhet të raportojnë menjëherë tek autoritet, të cilat këto do t’i marrin me seriozitet të lartë.

Po ashtu ambasadori deklaroi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhjet tona parlamentare.

Abbott: Moment i rëndësishëm për kosovarët t’i zgjedhin liderët e tyre

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar dje veriun e Kosovës, ku është takuar me përfaqësues të OJQ-ve, mediave dhe përfaqësues politikë.

Gjatë takimeve është diskutuar për tema të ndryshme duke përfshirë sundimin e ligjit, pajtimin, dialogun me Serbinë, arsimin, ekonominë dhe zgjedhjet e ardhshme, njofton Klan Kosova.

“Zgjedhjet janë pjesë e rëndësishme në çdo demokraci moderne. Është moment i rëndësishëm për popullin e Kosovës të zgjedhin liderët e tyre. Ne presim të shohim zgjedhje demokratike dhe të lira nga çdo lloj presioni apo kërcënimi ndaj votuesve”.

Ambasadori britanik: Liria e medias është element kyç për çdo shoqëri të hapur

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se liria e medias është element kyç për çdo shoqëri të hapur.

Abbott ka thënë se njerëzit duhet lejuar që të diskutojnë dhe debatojnë lirshëm, për të sfiduar qeveritë, dhe për të marrë vendime të informuara, duke u bazuar në fakte dhe perspektiva që mediat e fuqishme ofrojnë.

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1360569884102099

 

Veseli takon ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe: Mbesim të përkushtuar në luftimin e korrupsionit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.

Veseli njofton në Facebook:

Sot e prita ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë. Pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar. Ne mbesim të përkushtuar që ta forcojmë sundimin e ligjit dhe ta luftojmë korrupsion në shoqërinë tonë. Ambasador Abbott, mirë se erdhe në Kosovë!

O’Connell po ikën, ja kush është ambasadori i ri britanik në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Diplomati Nicholas Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ai do ta pasojë në këtë detyrë diplomatin e zëshëm britanik Ruairí O’Connell, i cili sot përfundoi mandatin e tij disa vjeçar në Kosovë, shkruan Sinjali.

Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë.

O`Connell me rastin e largimit i ka lutur kosovarët që  diplomatit të ri dhe familjës së tij t`i ofrojnë mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ia falën atij.

“Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë”, ka porositur O’Connell.

Abbott do ta nis detyrën në fillim të shtatorit.

Britania e Madhe është ndër shtetet kryesore mike të Kosovës e cila ka luajtur rol vendimtar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

 

A di të flasë shqip ambasadori i ri anglez në Kosovë, Nicholas Abbott?

Periskopi.com Lajme

Edhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës që do e zëvendësojë Ruairi O’Conell po mëson gjuhën shqipe.

Nicholas Abbott është emri që do ta zëvendësojë Ruairi O’Conellin, si ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Jashtme e Britanisë.

“Abbott është emëruar ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës, ai do ta pasojë Ruairi O’Connellin i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, ka bërë me dije ministria e Jashtme e Britanisë.

Metro ka mësuar se Abbott është duke ndjekur kurset e gjuhës shqipe në Gjakovë.

Kujtojmë se gjuhën shqipe, e fliste pa problem edhe ambasadori që do e lë këtë detyrë, O’Conell.

Ndryshe, Abbott do të marrë detyrën gjatë shtatorit të këtij viti. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

I dërguari i ri i Londrës në Kosovë ka shërbyer në misione të ndryshme nëpër botë.