Palmer: Pezullojeni taksën, Serbia do t’ju njoh si shtet

Periskopi.com Lajme

Në bisedimet e Serbisë e Kosovës nuk është fjala për atë se a do të ndryshojnë kufijtë a jo, por është fjala për njohje, ka thënë Palmer.

Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sovran, e të njëjtën gjë ta bëjë edhe Kosova, ka thënë në panelin kushtuar Evropës juglindore në Forumin Delfi, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të shtetit Mattheë Palmer, shkruan gazeta beogradase “Danas”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e moderatorit, Jovan Kovacic, për atë se cili në të vërtetë është pozicioni i ShBA-ve për bisedimet e Prishtinës e Beogradit, Palmer së pari ka konstatuar se ekziston një kuptim i gabuar i pozicionit amerikan. ShBA-të dëshirojnë të ndihmojnë atë që vetë aktorët duan ta bëjnë. Marrëveshja e Prespës ka pasur sukses për shkak se atë e kanë dashur liderët e të dy palëve. Ne dëshirojmë që kjo të përsëritet në bisedimet e Beogradit e Prishtinës dhe që marrëveshjen ta praninë edhe Beogradi edhe Prishtina, shkruan Metro.

Nuk ka vija të kuqe, por nuk ka as çeqe blanko, ka thënë Palmer. Palmer ka qenë i prerë se “Kosova duhet t’i heqë apo suspendojë taksat, sepse ato janë pengesë për avancim në bisedime”. Ai ka përkujtuar se ShBA-të me vite e mbështesin Kosovën dhe se tash është e nevojshme që Kosova “të përgjigjet si partner”. ShBA-të duan “të ndryshojnë kontekstin në të cilin merret mendimi” dhe për këtë shkak dëshirojnë që taksat të hiqen pa kushte.

Ahmeti: Nuk duhet të paguajmë me çfarëdo çmimi për njohjen nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet ta ketë një platformë për dialogun me Serbinë në mënyrë që t’ia hapet rrugë ekipit negociator se si duhet të negociohet.

“Në qoftë se po flasim për marrëveshje përfundimtare, është koha që Kosova t’i paraqes të gjitha temat që janë në interesë të saj, duhet të diskutojmë për vijat e kuqe. Nëse Rexhep Selimi mendon se Kosova po bisedon  pa platformë dhe se Hashim Thaji s’është njeriu i duhur, atëherë kuvendi duhet ta kornizojë këtë dialog. Nëse s’ka tentim për kufizim të rolit të Hashim Thaçit, ai do të vazhdojë. Ekziston frika e paarsyeshme ndaj fuqisë së tij sepse nuk është i gjithëfuqishëm. Si PSD mendojmë se duhet të ulemi, të gjitha subjektet për gjetjen e një emëruesi të përbashkët”, ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Dialogu do të ndodhë, prandaj duhet ulur për të folur për platformë. Nuk duhet ta paguajmë çfarëdo çmimi për njohjen nga Serbia. Çka të duhet njohja kur autonomia i tejkalon këto me Ahtisaarin. Shumica e dyfishtë i ka bllokuar shumë gjëra në Kosovë. Asociacioni me kompetenca ekzekutive për mua është e papranueshme edhe për PSD-në”.

Ahmeti ka thënë në Zona B se as bashkësia ndërkombëtare nuk e ka kohën e dikurshme që të merret me Kosovën.

“Platforma si pikë të parë duhet ta ketë çka bëjmë ne në fund të dialogut, njohjen nga Serbia, pranimin në OKB dhe organizata tjera. Nëse e duam si epilog njohjen duhet të ulemi dhe të diskutojmë se cka jemi të gatshëm që të paguajmë për këtë njohje. Në një situatë të pavolitshme ndërkombëtare, ka njerëz që besojnë se na duhet një durim strategjik. Në kuvend duhet diskutuar interesi i Kosovës. Nuk bën të rrehet populli”.