Roberti publikon foton e politikanit me të cilin Nora Istrefi darkoi para disa ditësh

Periskopi.com Showbiz

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë dy emra shumë të përfolur në publik, të cilët para pak ditëve i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Nora ditë me parë kishte dal më shoqëri e në mesin e tyre ishte edhe politikani i njohur, Besnik Tahiri.

Ky takim duket se kishte ndodhur për ta përkrahur kandidaturën e Tahirit për deputet.

E përkrahje për Besnik Tahirin ka dhënë edhe ish-burri i Nora Istrefit, Robert Berisha.

Ai sot ka publikuar një foto të Tahirit duke bërë thirrje që ta votojnë atë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 6 tetor.

Mësohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Norës dhe Robertit

Periskopi.com Showbiz

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Ky i fundit publikoi në profilin e tij në Instagram një foto ku njoftonte se ai dhe këngëtarja nuk ishin më bashkë dhe ky lajm i hidhur solli mërzitje të madhe tek fansat.

Madje, disa prej tyre organizuan një protestë kundër ndarjes së Robertit dhe Norës, duke i ftuar të gjithë të mblidheshin në Prishtinë.

Pas ndarjes, në rrjet nisën të qarkullonin lajme të shumta në lidhje me arsyen që e çoi çiftin drejt këtij vendimi, ndërsa burime për “Xing.al” bëjnë të ditur arsyen e vërtetë të ndarjes së çiftit.

Mësohet se Nora dhe Roberti kishin prej muajsh sherre të vazhdueshme në familjen e tyre.

Kjo e ka detyruar Robertin të marrë vendimin drastik për t’u larguar nga shtëpia dhe zhvendosjen e tij në një banesë të re.

Gjithashtu bëhet e ditur se largësia mes çiftit ka luajtur një rol kryesor në ndarjen e tyre. Ata kishin mundësi të qëndronin për shumë pak kohë bashkë, për shkak të angazhimeve të shumta në koncerte nga të dyja palët.

Megjithëse Roberti e bëri publik lajmin e ndarjes dy ditë më parë, Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

E konfirmon Roberti se është ndarë përfundimisht me Nora Istrefin

Periskopi.com Showbiz

Dy yjet e estradës shqiptare, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, nuk janë më bashkë.

Lajmin e ka bërë të ditur Robert Berisha në llogarinë e tij në Instagram.

“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Robert Berishës: