Plagosje e therje në Novobërdë e Kamenicë

Periskopi.com Lajme

Një burrë është plagosur me armë zjarri më një gusht në fshatin Strazhë të Novobërdës, derisa një tjetër, po në këtë datë, në Kamenicë është therur me thikë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë manipulimit me armë i dyshuari, që është arrestuar, kishte plagosur me armë zjarri viktimën derisa të dytë ishin brenda veturës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjete dhe konfiskuar edhe një fishek i armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Kurse në Kamenicë është arrestuar i dyshuari pasi ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

​Gjashtë muaj burg për komandantin e Policisë në Novobërdë

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me gjashtë muaj burgim, me të akuzuarin Sh.A.

I akuzuari më 2 shtator 2017 në cilësinë e personit zyrtar, komandant i Stacionit Policor në Novobërdë, ka pranuar dhuratë – dru  për ngrohje në sasi prej 5 metra kub, në këmbim për mos zbulimin e vjedhjes së pyllit nga personi N. M.

Sipas aktakuzës i pandehuri më 22 dhe 23 korrik të vitit të kaluar përmes telefonit komunikon me personin I. D., dhe nga i njëjti mëson se posedon një armë pa leje, e cila gjatë bastisjes është sekuestruar tek personi I. D.

Po ashtu i akuzuari ka qenë në dijeni se i pandehuri në fjalë është duke mbajtur në bashkësi jashtëmartesore personin nën 16 vjeç dhe nuk ndërmerr veprime, por i jep udhëzime që të ketë kujdes deri sa të mbush moshën 16 vjeçare.

Me këto veprime ka i akuzuari Sh. A. ka kryer dy vepra penale marrja e ryshfetit dhe veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo i kryerësve të tyre, vepra të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim unik për këto dy vepra, duke e dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti nëse nuk kryen vepër tjetër penale, gjithashtu ka shqiptuar edhe një dënim me gjobë në shumën prej 1500 euro./

Skandal në Novobërdë, barnat asgjësohen në furrë

Periskopi.com Lajme

Që nga viti 2014 deri me datën 6 të këtij muaji dyshohet se drejtori i Qendrës Familjare të Shëndetësisë në Novobërdë, Rrahim Veliu dhe laboranti i Mjekësisë në këtë qendër, Lulzim Llapashtica, kanë asgjësuar në formë ilegale barna me afat të skaduar dhe me përmbajtje narkotike, në një furrë që gjendet në oborrin e QKMF-së, e cila nuk është e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e lartpërmendur janë përgjigjur edhe para Gjykatës Themelore në Gjilan, për të cilët është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë tha se këtë parregullsi e kanë hasur Inspektorët Farmaceutikë gjatë inspektimit të kësaj qendre.

“Me datë 19.09.2018 gjatë inspektimit të praktikës së mirë farmaceutike, të planifikuar më parë), Inspektoret farmaceutikë të rastit kanë hasur në parregullsi të shumta lidhur me menaxhimin e produkteve medicinale me afat te skaduar dhe të papërdorshme dhe sipas kryeteknikut të QKMF Novobërdë, produktet me afat të skaduar dhe të papërdorshme janë shkatërruar pa asnjë procedurë si dhe pa e informuar asnjë institucion përgjegjës, në inserator (furrë) e cila gjendet në oborrin e kësaj qendre, produktet medicinale”, është thënë në përgjigjen e Ministrisë për kallxo.com

Po ashtu ministria ka sqaruar se për rastin në fjalë nuk kanë pasur informacione paraprake, por e kanë zbuluar rastin “aty për aty”.

“Aty për aty,  si masë preventive përmes procesverbalit përgjegjësi i shërbimit të barnatores në QKMF është urdhëruar që të mos asgjësoj asnjë produkt medicinal. Të gjitha produktet dhe Pajisjet Mjekësore “Të papërdorshme” (me afat të skaduar apo ndonjë arsye tjetër) të mos asgjësohen, por të evidentohen në regjistër dhe të ruhen në një vend të posaçëm dhe sipër tyre të hidhet mbishkrimi të papërdorshme. Po të njëjtën ditë përmes postës elektronike janë informuar Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion të Kosovës (nivelin Qendror) si dhe Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Kundër Trafikimit me Narkotikë pasi që në barnat e shkatërruara(asgjësuar) kishte pasur dhe barna narkotike”, është thënë në sqarimin e ministrisë.

KALLXO.com ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër furrën që janë asgjësuar barnat, por se Qendra e Mjekësisë Familjare ishte e mbyllur dhe nuk ka mundur të marrë më shumë informata.

Po ashtu ishte lëshuar një njoftim se QKMF nuk do të punojë për një kohë pasi nuk gjendet në QKMF drejtori, Rrahim Veliu.

 

Kryetari i Novobërdës hetohet nga Prokuroria për keqpërdorim detyre

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka nisur hetimet kundër kryetarit të Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq.

Ai dyshohet se i ka tejkaluar kompetencat ligjore, kur i kanë dhënë në shfrytëzim territorin e komunës Shoqatës së Gjuetarëve “Kalaja”.

Në një aktvendim për fillimin e hetimeve të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Ivanoviq i ka mundësuar kësaj kompanie përfitim prej 12 mijë euro, duke i shkaktuar dëme në anën tjetër komunës së Novobërdës.

Prokurori që ka  nisur hetimet ndaj këtij rasti është Arben Ismajli.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 15.11.2017, në kohë të pacaktuar, në Novebërdë, i pandehuri Svetisllav Ivanoviq, si person zyrtar në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm pasuror për personin juridik, Shoqata e Gjuetarëve ‘Kalaja’, në Novëberdë dhe shkaktim i dëmit të komunës së Novebërdë si dhe ka shkelur seriozisht të drejtat e personit juridik ‘Ujku’, në të mënyrë në kundërshtim më ligjin nr.02/L-53 dh udhëzimin e administrativë 10/2007, si dhe venimin e dt.07.11.2017 të Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë”, thuhet fillimisht në aktvendimin e Prokurorisë.

Gjithashtu kryetari i Novobërdës dyshohet se i ka dhënë kompanisë “Kalaja” një zyrë në objektin e komunës, duke dëmtuar buxhetin.

“Ai ka nxjerrur njoftimin me nr.08/666, ashtu që për vitet 2017/2018, së Shoqatës së Gjuhëtarëve ‘Kalaja’, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorit e komunës së Novobërdës, duke i mundësuar përfitim material në shumën prej 12.000 euro, si dhe suke i shkaktuar dëme materiale komunës Novobërdës më shumën e papërcaktuar , si dhe në kundërshtim me ligjin 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës Shoqatës së Gjuetarëve ‘Kalaja’ i ka dhënë shfrytëzim një zyrën objektin e komunës së Novobërdës, duke i shkaktuar dëme material më vlerë të pa përcaktuar”, pretendon prokuroria në aktvendimin që e ka siguruar Insajderi.

Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj Svetisllav Ivanoviqit pas një kallëzimi penal të deponuar ndaj tij me dyshimin për falsifikim.

Ky kallzim penal është dorëzuar më 16 maj në Prokurorinë e Gjilanit, nga Avdullah Gashi.

Kurse disa muaj më pas, më 16 tetor të këtij viti gjithashtu ndaj kryetarit të Novobërdës ishte ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Pas shqyrtimit dhe analizimit të kallëzimt penal dhe shkresa të tjera të cilat gjenden në shkresa të lëndës kjo prokurori sipas detyrës zyrtare ka konsideruar se përmbushen elementet e veprës penale keqpërdorimin i detyrës zyrtare nga neni 422 parag 1 të KRPK-së”, thuhet në aktvendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve.

Svetisllav Ivanoviq është zgjedhur për kryetar të Novobërdës në zgjedhjet e fundit lokale, pasi ishte kandidat i Listës Serbe.

Ai kishte fituar qysh në raundin e parë me mbi 58% të votive.

Burri sulmon gruan me sëpatë në Novobërdë

Periskopi.com Lajme

Një banor serb i Novobërdës është arrestuar me dyshimin se e ka sulmuar gruan e tij me sëpatë.

Sipas njoftimit të policisë personi është arrestuar në mesditë ndërsa analizat tregojnë se i njëjti ka edhe probleme psikike.

Me urdhër të prokurorit personi i arrestuar është paraburgosur.

 

Derdhjet toksike në Novobërdë shqetësojnë banorët

Periskopi.com Lajme

Mbetjet toksike të akumuluara që një kohë të gjatë në një hapësirë në Novobërdë po vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët.

Ndonëse ishte premtuar se ato do të largohen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje këto mbetje rrezikojnë të ndotin edhe lumin që është pak më lartë se vendi ku bëhet grumbullimi i tyre.

Fotografi Arben Llapashtica në një postim në Facebook ka publikuar tri foto të këtyre derdhjeve toksike, që thotë se vazhdon të jetë problem mjedisor.

“Qe një problem mjedisor. Këto derdhje toksike/acidike shumë ma herët e pata digju se do të mbulohet, ende ishte kështu në rajonin e Novobërdës”, ka shkruar Llapashtica.

Llapashtica  ka treguar se, “këto mbetje janë që një kohë të gjatë. Janë si një lloj hiri i flotacionit të minierës së Novobërdës. E lumi që shihet ngjyrë kafe, pak më lartë, është shumë i pastër, dhe në momentin që një përroskë e kap atë e bën ujin toksik dhe ia ndërron ngjyrën”.

Katër subjekte shqiptare me dy kandidatë për nënkryetar të Novobërdës

Periskopi.com Lajme

PDK-ja, AKR-ja dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ish-drejtori i Financave në këtë komunë Gani Mustafa të jetë kandidat i përbashkët për pozitën e nënkryetarit për komunitete.

E vetme ka mbetur LDK-ja, e cila do të garojë me Bajrush Ymerin, ish-kryetar dhe më pas nënkryetar i kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Selatin Nuhiu, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, thotë se ata besojnë se kandidati i tyre do të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar në mënyrën më të mirë.

Abdyl Gashi, këshilltar komunal nga radhët e VV-së, vlerëson se LDK-ja nuk meriton të udhëheqë me pozitën e nënkryetarit për komunitete. Ai thotë se pret që procesi të zhbllokohet.

Ramush Mehmeti, këshilltar komunal nga radhët e AKR-së, vlerëson se kandidati i tyre është i përgatitur të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar.

Kolegia e tij nga LDK-ja, Xhejlane Behluli, ka konfirmuar se kandidati i tyre për pozitën e nënkryetarit për komunitete do të jetë sërish Bajrush Ymeri, i cili ka ushtruar detyrën në këtë pozitë edhe mandatin e kaluar.