Zyrtare: Real Madrid transferon yllin spanjoll

Periskopi.com Sporti

Real Madrid e ka transferuar Alvaro Odriozolan

Alvaro Odriozola ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, shkruan Periskopi.

Klubi madrilen me anë të një njoftimi ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me Real Sociedadin për Odriozolan.

“Real Madrid dhe Real Sociedad kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Alvaro Odriozola dhe lojtari do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me klubin,” thuhet në njoftimin e Real Madridit. /Periskopi/