Ishte dështim që nga dita paraqitja e parë në fushë por Barcelona ende paguan këste për Dembelen

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmund, siç raporton “Kicker” kohët e fundit përfitoi pesë milionë euro të tjera nga Barcelona në bazë të kontratatës së firmosur në vitin 2017 për blerjen e sulmuesit francëz nga klubi katalan, që synoi me këtë lëvizje të mbushte boshllëkun e krijuar me shitjen e Neymarit te PSG.

Sipas marrëveshjes se tri viteve më parë, “blaugranat” paguan 105 miionë euro direkt dhe 40 milionë do të shlyheshin në forma të ndryshe.

Të dy klubet ranë dakord që Barcelona t paguante 5 milionë euro pasi Dembele të aktivizohej 25 ndeshje, 5 milionë për 25 ndeshje të tjera e kështu me radhë derisa të plotësoheshin 100 ndeshje (pra 20 milionë euro në total).

Deri më tani, Dembélé ka luajtur 83 ndeshje për Barçën në tre sezonet e gjysmë, shumë më pak se sa pritej për shkak të dëmtimeve të tij, dy prej tyre serioze që kanë kërkuar ndërhyrje kirurgjikale (një në vitin 2017 dhe një tjetër në shkurt të këtij viti).

Kjo do të thotë që, pasi të luajë edhe 17 ndeshje me Barçën, Borussia do të përfitojë edhe 5 milionë euro. Dembelé ka luajtur 57 ndeshje në kampionat, 18 në Champions, 7 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupën e Spanjës. Në total janë 83 ndeshjet, në të cilat ai ka shënuar 22 gola.

Mundo Deportivo: Dembele shumë afër Juves, përgatitet kalimi i Pjanic në ‘Camp Nou’

Periskopi.com Sporti

Dembélé e Juventus janë më pranë, që do të thotë se Barcelona është një hap larg Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’, sipas të cilës sulmuesi anësor francez është gati të pranojë transferimin në Itali tek klubi bardhezi, detaj që mund të përbëjë pikën vendimtare të transferimit të Miralem Pjanic tek Barcellona.

Pas refuzimit të Arthur e refuzimit të blaugrana për të përfshirë talentin Ansu Fati në operacion, karta Dembélé mund të zhbllokojë gjithcka. Juventus është i interesuar për lojtarin, por e do në huazim.

Barcellona është e gatshme për shitjen e Dembélé, që u mor nga Borussia Dortmund për 105 milionë. Tek Juventus lojtari do të kishte mundësinë të luante me më shumë vazhdimësi e të tregonte vlerën e tij, duke fituar kohën e humbur larg fushave për shkak të dëmtimeve. Mundo Deportivo sqaron se gjëerat tani kanë ndryshuar, sepse lojtari ka dhënë aprovimin për të kaluar në Torino.

Ngërci tani është tek kushtet, në kohën kur francezi vjen nga një ndërhyrje kirurgjikale në shkurt pas këputjes së tendinës në bicepsin e kofshës së djathtë.

Barcelona ka humbur durimin – vendos ta shesë Dembelen me një çmim shumë të ulët

Periskopi.com Sporti

Siç raporton Diario Sport, Barcelona ia ka ulur përsëri çmimin Ousmane Dembeles.

Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë për shifrën e 42 milionë eurove. Barcelona e transferoi Dembelen në vitin 2017 për shifrën e 125 milionë eurove, ndërsa vlera e tij tani është trefish më pak.

 

 

Blaugranët kanë humbur durimin me Dembelen dhe dëshirojnë ta shesin atë këtë verë, ndërsa interesim për francezin kanë shfaqur Paris Saint-Germain, Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich.

Në anën tjetër, Barcelona do të shpresojë që të transferojë Neymarin, në mënyrë që të forcojë më shumë skuadrën.

Dembele nuk do të testohet për koronavirus, kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez i Barcelonës, Ousmane Dembele, nuk ka qenë në gjendje t’i nënshtrohet testit për koronavirus, si pjesa e tjetër e bashkëlojtarëve të tij, shkruan “Cadena Ser”.

Dembele është jashtë fushe që nga 27 nëntori për shkak të një lëndimi në ligamente të gjurit dhe ai nuk figuron në listën e lojtarëve të Barcelonës që do të marrin pjesë në pjesën e dytë të stinorit 2019-20. Barcelona në vend të tij e ka sjellë sulmuesin danez Martin Braithwaite në një afat të veçantë kalimtar të lejuar nga federata spanjolle.

Testet për koronavirus janë paraparë vetëm për lojtarët që pritet të luajnë, kështu që Dembele nuk figuron në këtë listë.

Barcelona e ka humbur durimin me superyllin, mezi pret ta heqë qafe në verë

Periskopi.com Sporti

Durimi i Barcelonës me Ousmane Dembelen ka mbaruar, dhe po kërkon ta shesë francezin këtë verë, sipas “Diario AS”.

Thuhet se klubi e kishte informuar sulmuesin se viti i tretë i tij do ta definonte të ardhmen në klub, dhe e ardhmja e tij nënvizohet më së miri nga fakti se ai ka munguar më shumë ditë në stërvitje (344) se secili lojtar tjetër, që prej transferimit në “Camp Nou” më 2017, transmeton Periskopi.

Mungesa e diciplinës së Dembeles me dietë kur është jashtë qendrës sëtërvitore po ndikon në pësimin e shumë lëndimeve tek ai.

Dembele ka luajtur vetëm tri ndeshje të plota për kampionin spanjoll këtë sezon. /Periskopi.com/

Barça arrin marrëveshje për zëvendësuesin e Dembeles: E transferon pavarësisht se është mbyllur afati kalimtar

Periskopi.com Sporti

Pas zyrtarizimit të mungesës së Osman Dembelesë (6 muaj), Barcelona tani pret vetëm dritën jeshile nga federata spanjolle që të futet në merkato për të afruar një tjetër lojtar.

Një rregull në Spanjë e lejon një skuadër të zëvendësojë lojtarin nëse ai dëmtohet dhe qëndron jashtë fushave për më shumë se 5 muaj. Ndërkohë që federata do të japë miratimin, katalanasit duan që të jenë të përgatitur dhe të mbyllin menjëherë marrëveshjen.

willian_jose

Mediat bëjnë me dije se Willian Jose është i përzgjedhuri dhe mes Barcelonës dhe Sociedadit ka një akord paraprak. Një transferim i tillë do të kapte vlerat e 35 milionë eurove.

Willian Jose është një nga golashënuesit më të mirë të La Ligës, por zëra nga Barcelona e mohojnë faktin që kanë arritur marrëveshjen.

Rikujtojmë huqjen e Dembeles që ndryshoi absolutisht gjithçka për Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Riktheni memorien të mërkurën, më 1 maj në “Camp Nou”.

Barcelona po udhëhiqte 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Liverpooli pati një këndore dhe e kërkonte domosdoshmërisht golin si mysafir, transmeton Periskopi.

Në fakt, “Të Kuqtë” ishin aq ngusht të shënonin, sa që Jurgen Klopp kërkoi edhe nga portieri Alisson Becker të shkonte te porta e kundërshtarit.

p1dto4h5ubthj1g8t1u938212aif.jpg

Mirëpo, ai refuzoi ta bënte këtë gjë, dhe ky doli të jetë një vendim krucial për atë që do të ndodhte më vonë.

Pasi Gerard Pique spastroi rrezikun nga zona e tij, Barça filloi një kundërsulm në minutën e 97-të.

Ishte Ousmane Dembele, Lionel Messi dhe Pique kundër Andy Robertsonit dhe Jordan Hendersonit.

Vendësit luajtën në mënyrë perfekte, derisa Messi bashkëveproi me Dembelen, i cili sigurisht se pritej të shënonte nga ajo pozitë.

Por, befasisht, 160 milionëshi qëlloi direkt e në duart e Alissonit.

Messi kolapsoi në fushë dhe askush nuk ka mundur t’i paramendojë pasojat e mëvonshme të asaj huqjeje.

Shikoni deri në fund videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Njeriu me këmbë nga xhami, më shumë në shtratin e spitalit se në fushë, çka është duke ndodhur me të?

Periskopi.com Sporti

Ousmane Dembele u vërshua nga lotët pasi pësoi një tjetër lëndim gjatë përballjes së Barcelonës me Borussia Dortmundin, të mërkurën.

Sulmuesi francez u duk se lëndoi veten pasi kërceu për një top në pjesën e parë të kontestit, raporton Periskopi.

Dembele hoqi të dy këpucët u ul në fushë, dhe po priste trajtimin. U largua me asistencë dhe u zëvendësua nga Antoine Griezmann.

Ta shihnim Dembelen të përlotur derisa po largohej është mëkat i vërtetë. Ai është vetëm 22-vjeçar, por karriera e tij po shkatërrohet nga dëmtimet.

Ai tani ka pësuar plot nëntë lëndime që prej kur u transferua te Barcelona për 105 milionë euro, në vitin 2017.

– Shtator 2017, mungoi 106 ditë për shkak të lëndimit
– Janar 2018, mungoi 26 ditë
– Maj 2018, dëmtoi kyçin e këmbës
– Janar 2019, mungoi 18 ditë
– Mars 2019, mungoi 26 ditë
– Maj 2019, mungoi 34 ditë
– Shtator 2019, mungoi tri ditë
– Nëntor 2019, tjetër lëndim

Messi përdori një metodë interesante për ta shpëtuar Dembelen nga përjashtimi kundër Sevillas

Periskopi.com Sporti

Nuk është befasi se Barcelona ka formuar një ecuri të fitoreve që prej rikthimit të Lionel Messit nga lëndimi.

Gjiganti katalunas kishte vështirësi pa kapitenin gjatë javëve hapëse të sesonit dhe Ernesto Valverde, kryetrajneri i skuadrës, ishte nën presion serioz pas një serie të rezultateve pozitive, raporton Periskopi.

Por rikthimi i Messit në aksion pas dëmtimit ia ka mundësuar blaugranëve një ecuri prej katër fitoreve rresht, që filloi me një fitore 2-1 kundër Villarrealit muajin e kaluar.

Barça të dielën demoloi Sevillan 4-0 në “Camp Nou”, me Messin që shënoi golin e tij të parë të sezonit kundër skuadrës andaluziane.

FC Barcelona v Sevilla FC - La Liga

Ousmane Dembele në këtë përballje u përjashtua me të kuq disa minuta para përfundimit të ndeshjes.

22-vjeçari mori kartonin e dytë të verdhë pasi kritikoi gjyqtarin, Antonio Mateu.

Mateu në raportin pas ndeshjes tha se u detyrua ta përjashtonte Dembelen pasi lojtari iu drejtua atij me fjalët: “Shumë keq, je shumë i keq.”

Por Messi kërkoi nga Mateu të mos e përjashtonte sepse bashkëlojtari i tij nuk e di mirë gjuhën spanjolle.

Oh Messi…

“Cuatro” raporton se pesë herë “Topi i Artë” i tha Mateut: “Ai nuk mund të flas spanjisht.”

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Dembele mund të mungojë në ‘El Clasico’ për diçka shumë të çuditshme që i tha gjyqtarit mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Miguel Antonio Mateu Lahoz përjashtoi Ousmane Dembelen vonë në fitoren 4-0 të Barçës kundër Sevillas.

Në raportin e ndeshjes së gjyqtarit është zbuluar çka tha Dembele që e nxiti ta përjashtonte yllin francez, raporton Periskopi.

“Shumë keq, je shumë i keq,” thuhet të kenë qenë fjalët e lojtarit.

“Marca” raporton se Dembele mund të dënohet me më shumë se vetëm një ndeshje moslojë për këtë veprim të tij. /Periskopi.com/

Kuzhinieri i Dembeles: Ai po ia sheh sherrin shoqërisë së keqe, bën jetë të çrregullt

Periskopi.com Sporti

Ousmane Dembele nuk bën një jetë të rregullt, të udhëhequr nga disiplina që kërkon sporti në nivelin më të lartë.

Kjo është, të paktën, ajo që zbulon një nga ishkuzhinierët e tij, Mickael Naya, i cili thekson se shoqëria e keqe dhe paratë ndikojnë negativisht tek ylli i Barçës:

“Ousmane është një djalë i mirë, por nuk e ka jetën e tij në duar. Ai jeton vazhdimisht me xhaxhain dhe mikun e tij më të mirë, i cili nuk guxon t’i thotë asgjë. Ousmane dhe rrethi i tij i thonë vetes se, në çdo rast, ai do të kritikohet, pavarësisht se çfarë ndodh. Pra, ata nuk e vrasin shumë mendjen në këtë drejtim. Janë të pasur dhe nuk iu interesojnë gjërat që bën Dembele”, – komenton Naya për gazetën franceze “Le Parisien”.

Kuzhinieri i nxjerr të palarat: Dembele bën jetë të çrregullt, po e shkatërron shoqëria e keqe

Kuzhinieri insiston se me të, performanca e sulmuesit ishte më e mirë:

“Ousmane bën një jetë të çrregullt. Unë kurrë nuk kam parë duke pirë alkool, por nuk respekton fare periudhat e pushimit, nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth tij…

“Unë u përpoqa për ta organizuar në ngrënie, t’i përgatisja ushqimet e duhura, të respektonte momentet e rikuperimit dhe gjithçka shkoi mirë… Përveç kësaj, kur është pa miqtë e tij, Ousmane është krejtësisht tjetër. Ai është kurioz, i hapur dhe i përqendruar”.

Dembélé konsiderohet yll futbolli, por ka humbur pikë me disa akte disiplinore te Barça, e cila është e ngopur me sjelljen joprofesionale të sulmuesit francez. Gafa e fundit e tij?

Nuk u paraqit të shtunën e kaluar për teste mjekësore, që të vlerësonte shkallën e shqetësimit të tij. Ato teste u bënë të hënën dhe rezultati tregoi se kishte pësuar një çarje “brilare” në “femoris biceps” të kofshës së majtë, që do ta detyrojë atë të pushojë në pesë javët e ardhshme. /Periskopi.com/

Paraqitja katastrofale e Ousmane Dembeles kundër Bilbaos e përmbledhur në 90 sekonda

Periskopi.com Sporti

Barcelona pësoi një humbje befasuese 1-0 nga Athletic Bilbao në “San Mames”, të premten mbrëma.

Një gol i jashtëzakonshëm me gërshërë nga Aritz Aduritz në minutën e 89-të ia siguroi Bilbaos një fitore të rëndësishme në ndeshjen hapëse të sezonit në La Liga, transmeton Periskopi.

U vërejt qartë mungesa e Lionel Messit në këtë ndeshje, me argjentinasin që nuk ishte i disponueshëm për shkak të lëndimit.

Luis Suarez u detyrua të largohej poashtu në pjesën e parë pasi u dëmtua, duke e lënë Rafinhan, Antoine Griezmannin dhe Ousmane Dembelen për ta udhëhequr sulmin.

Nëse fokusohemi te Dembele, ai ishte thjesht i tmerrshëm.

Dikush ka përpiluar një video 90 sekondëshe të secilit moment të keq të tij përgjatë ndeshjes. /Periskopi.com/

 

Presidenti i Barçës po shëndrrohet në figurë qesharake – sidomos pas asaj që sapo ka thënë për Dembelen

Periskopi.com Sporti

Është afat kalimtar i verës kështu që, natyralisht, Neymar po lidhet me një transferim.

Braziliani raportohet se ka qenë objektiv i Real Madridit vazhdimisht që prej kur kaloi te Paris Saint-Germaini, transmeton Periskopi.

Asnjëherë nuk është ndërmarrë diçka konkrete në këtë drejtim, derisa një rikthim te Barcelona po duket shumë i mundur.

Sidoqoftë, komentet e fundit tejet interesante të presidentit të blaugranëve, Josep Maria Bartomeu ftohin paksa këto spekulime.

Coutinho and Dembele were bought with the Neymar money.

“[Ousmane] Dembele është i ri, i talentuar, ndryshe nga lojtarët aktual,” tha ai në konferencë për shtyp sot.

“Më pëlqen shumë si është. E konsideroj atë si një prej futbollistëve më të mirë sot dhe e konsideroj më të mirë se Neymari.”

Nuk ka nevojë të flitet shumë për talentin e Dembeles, por të thuhet se është më i mirë se Neymar vërtetë është e ekzagjeruar. /Periskopi.com/

Barcelona e ka vendosur zyrtarisht në shitje superlojtarin – Liverpooli opsion serioz

Periskopi.com Sporti

Karriera e Ousmane Dembeles te Barcelona e ka prekur fundin e fundit, pasi klubi e vuri atë në shitje të hënën mbrëma.

Anësori është listuar në mesin e objektivëve të Bayern Munichut, sipas gazetës spanjolle “Sport”, transmeton Periskopi.

FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-GETAFE

Sipas raportit të kësaj gazete, blaugranët duhet të grumbullojnë fonde për dy transferime të bujshme që planifikojnë t’i bëjnë gjatë verës.

Në mënyrë që të financohet transferimi i Antoine Griezmannit dhe Neymarit, klubi do të detyrohet të largojë emra të njohur – dhe këtu futet në temë Ousmane Dembele.

“Sport” raporton se rreth 100 milionë euro do të kërkohen për francezin, derisa klube si Bayerni dhe Liverpooli që janë të interesuara. /Periskopi.com/

A i kushtoi me eliminim Barcelonës kjo huqje e Dembeles në ndeshjen e parë?

Periskopi.com Sporti

Barcelona u tuërpërua nga Liverpooli mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë të Champions Leagues, duke u mposhtur me rezultat 4-0.

Dy gola nga Georginio Wijnaldum dhe dy të tjerë nga Divock Origi ia siguruan finalen Liverpoolit, skuadër që në përballjen e parë në “Camp Nou” ishte mposhtur me rezultat 3-0, shkruan Periskopi.

Tani, kur shikojmë prapa, i hedhim një sy gjërave që kishin ndodhur në ndeshjen e parë për të supozuar se gjithçka ka mundur të shkonte ndryshe nëse Ousmane Dembele do të shënonte nga një pozitë shumë e volitshme për gol.

Derisa rezultati ishte 3-0, sulmuesi francez u shërbye për mrekulli në zonë nga Lionel Messi, por i gjendur në një pozitë shumë të volitshme shënimi ai nuk realizoi nga afërsia.

Shikoni videon e mëposhtme dhe gjykojeni edhe vetë – a i kushtoi me eleminim Barcelonës kjo huqje e Dembeles? /Periskopi.com/

 

Manchester United merr lajm të tmerrshëm para ndeshjes me Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka konfirmuar se Ousmane Dembele ka lënë prapa shqetësimet e tij dhe është rikthyer të stërvitet normalisht me grupin. 

Anësori francez ka lënë prapa lëndimin dhe është kthyer në stërvitje para ndeshjeve shumë të rëndësishme që Barcelona do t’i zhvillojë, me Atletico Madridin të shtunën në La Liga dhe me Manchester Unitedin të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që ka filluar ta ndjejë presionin pas dështimeve në Premier Ligë dhe kualifikimi tutje në kompeticionin më të rëndësishëm evropian është një ‘detyrë’ për ta, transmeton Periskopi.

Dembele është jashtë fushave që nga fitorja 5-1 ndaj Lyon, kur pësoi një lëndim në muskujt e kofshës.

Edhe pse fillimisht është menduar që talenti francez do të mungonte në sfidën e parë ndaj ‘Djajve të Kuq’ më 10 prill, rikuperimi është arritur në kohë rekord dhe do të jetë i gatshëm plotësisht.

Ai pritet që ndeshjen e fundjavës ndaj Atleticos ta nis nga stoli, për të qenë 100 për qind i gatshëm për testin e vërtetë ndaj United. /Periskopi/

“Tmerr” për Barcelonën, Dembele jashtë fushave për dy javë

Periskopi.com Sporti

Ousmane Dembele do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për dy javë. Francezi në ndeshjen kundër Leganes luajti 69 minuta dhe më pas u zëvendësua sepse pësoi lëndim në kyçin e këmbës.

Sipas mediave spanjolle thuhet se Dembele do ti mungojë Barcelonës për 4 ose 5 ndeshje, përcjell Periskopi.

Për herë të parë, 21 vjeçari u pa si e ardhmja e Barcelonës dhe jo vetëm si transferi më i kushtueshëm i saj.

Barcelona shpenzoi 147 milionë euro për transferimin e tij. Në këtë sezon Dembele ka pasur paraqitje të mira. Atë e kanë mbështetur edhe shokët e skuadrës.

“Dembele është në një formë shumë të mire, shpresojmë që lëndimi i tij të mos jetë i gjatë”, potencoi Sergio Busquets.

Në 36 ndeshje në La Liga, Dembele shënoi 11 gola dhe asistoi 10 të tjerë./Periskopi/

Luis Suarez i dërgon mesazh Dembeles për veprimet fëmijërore të francezit

Periskopi.com Sporti

Ousmane Dembele nuk po arrin ta përballoj presionin e transferimit të tij të bujshëm nga Dortmundi tek Barcelona, për shumën e 105 milionë eurove.

Francezi ka luajtur në mënyrë adekuate, duke shënuar 10 gola në 38 ndeshje për klubin, por qëndrimi i tij te Barcelona ka ardhur në pikpyetje, transmeton Periskopi.

Pakënaqësitë e tij u shprehen edhe kur të enjten, ai nuk u paraqit fare në stërvitje.

Image result for dembele barcelona

Veprimet e tij kanë shkaktuar kundërthënie dhe tani, Luis Suarez ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Dembele.

”Unë mendoj se të jesh futbollist është një privilegj”.

”Mendoj se ai(Dembele) duhet të përqëndrohet në futboll dhe të marrë frymëzim nga profesionistët që janë tek Barcelona”, citohet të ketë thënë sulmuesi uruguajan.

Suarez vazhdoi më tej duke thënë se 21-vjeçari duhet të jetë më përgjegjës, përcjell Mundo Deportivo./Periskopi/

Talent i madh por shumë dembel: Barça largon Osman Dembelin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele do të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë miniafatit kalimtar të janarit, përcjell “Mundo Deportivo” të martën.

Mësohet se te Barcelona kanë marrë vendim për ta nxjerrë 21-vjeçarin në shitje, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe është treguar dembel gjatë seancave stërvitore.

Dembele te Barcelona u transferua në vitin e shkuar nga Borussia Dortmundi për 115 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

Këtë edicion, Dembele ka shënuar pesë gola në 12 paraqitje në të gjitha garat. Kjo nuk është pak por… Barcelona është Barcelonë.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro dhe interesim për të kanë shprehur Arsenali, Chelsea e Tottenhami.

Ylli i Dortmund dëshiron të luajë për Barcelonën

Talenti i Dortmund ka thënë se një ditë dëshiron të luajë për klubin katalunas .

Periskopi.com Sporti

19-vjecari  është duke kaluar në një supër formë pas transferimit të tij nga klubi  françez, Rennes.

Ousmane  Dembele ka deklaruar “ Jo  tani , sepse dëshiroj të rritem si futbollist në Dortmund dhe të shënoj në çdo ndeshje”

“Por një ditë dua të luajë për Barcelonën” tha ai per Mundo Deportivo.

Dembele ka shënuar një golë dhe një asist në 10 paraqitje per Dortmund këtë sezon.