Para ndeshjes me Liverpoolin, Barçës i dëmtohet superylli

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se lëndimi i Ousmane Dembeles do të jetë një goditje e rëndë për Barcelonën.

Dembele pësoi dëmtim në humbjen e Barçës 2:0 ndaj Celta Vigos të shtunën.

Sulmuesi francez e lëndoi veten duke bërë një vrapim të shpejtë në minutën e parë, qëndroi në fushë edhe për katër minuta të tjerë para se të detyrohej ta braktisë ndeshjen.

“Duket se është problem muskulor. Duhet të presim për ta vlerësuar shkallën e dëmtimit. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe është goditje e rëndë duke i parë ndeshjet që i kemi në vazhdim”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Nuk desha ta zëvendësoj atë me Philippe Coutinhon sepse nuk doja të rrezikoja më shumë”, shtoi ai.

Valverde luajti me formacionin e dytë ndaj Celtas, duke ditur se tashmë e ka siguruar titullin në La Liga dhe të martën e viziton Anfieldin për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të martën.

Barcelona ka marrë vendim për Dembele

Periskopi.com Sporti

Ekziston një mendim në rritje brenda Barcelonës se duhet të vendosin në shitje sulmuesin anësor francez, Ousmane Dembele.

Sulmuesi i Francës ka mërzitur shumë anëtarë të menaxhmentit të Barcelonës shkaku i ndodhive të fundit.

Mediat francez raportojnë se disa bashkëlojtarë të lartë të ekipit dhe menaxhmenti janë indinjuar me mos-disiplinën e lojtarit.

Sipas gazetës L’Equipe, tani ka një numër gjithnjë e më të madh drejtuesish që dëshirojnë të shohin Dembelen teksa largohet.

Burimet thonë se ata do të kërkojnë të shesin Dembele në janar nëse ai nuk arrin të ndryshojë qëndrimin e tij aktual.

Pavarësisht problemeve të tij këtë sezon, ndërmjetësit kanë siguruar bordin e Barçës se nuk do të kishin problem të gjejnë një blerës nëse ata do të vendosnin ta shesin Dembelen.

Pro largimit të Dembeles është edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili i ka sugjeruar drejtuesit të minimizojnë humbjet me një largim të shpejt të lojtarit.

Skuadrat e interesuara për Dembelen nuk mungojnë, ku në radhë janë gjigantë e Ligës Premier si Liverpooli e Arsenali dhe PSG në Ligue 1. /Periskopi/

Barça dënon Dembelen për ‘zhdukjen’, s’e lë as në bankë – Kthehet Messi

Periskopi.com Sporti

Ousmane Dembele ka stërvitur të shtunën me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, por trajneri Ernesto Valverde ka vendosur ta lërë atë jashtë listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjen e të dielës kundër Betisit.

Francezi ishte në qendër të vëmendjes këtë javë pasi mungoi në stërvitje dhe dështoi ta njoftojë klubin për këtë. Barçës i ishte dashur një orë e gjysmë kohë për ta gjetur atë, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai i thyen rregullat e stërvitjes dhe vonohet për të stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Të premten, ai u stërvit në palestër por sot stërviti rregullisht dhe u duk i gatshëm për të luajtur, ama duket se klubi ka vendosur ta dënojë duke mos e ftuar fare për ndeshjen e nesërme.

Ndërkohë, Lionel Messi, i cili ka kohë që është kthyer në stërvitje, është në listë për përballje ndaj Betisit dhe pritet të luajë, sipas mediave spanjolle.