​Gjen pasaportën me para në rrugë, ia kthen pronarit

Periskopi.com Lajme

Një qytetar ka gjetur sot një pasaportë me një shumë të parave në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Ai me këtë rast gjërat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Mitrovicë.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur pasaporta dhe paratë, të njëjtat ia ka dorëzuar, me ç’rast i njëjti ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

“Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë i është mirënjohës qytetarit për gjestin e ndërgjegjshëm të ndërmarrë si rasti në fjalë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

​Italia me paketë të re ekonomike: 50 miliardë euro të gatshme brenda muajit prill

Periskopi.com Lajme

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi ditën e sotme se do të vendosë në dispozicion 50 miliardë euro të tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ky dekret i ri ekonomik do të jetë gati brenda muajit prill.

Duke iu bashkuar dekretit të marsit, shkon në 75 miliardë euro paketa ekonomike në ndihmë të familjeve, punonjësve e bizneseve në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Nga Senati italian ai gjithashtu shprehet se distancimi social dhe maskat duhet të jenë të nevojshme deri sa të ketë një vaksinë kundër COVID-19.

Ja sa para grumbulloi diaspora deri më tani për të luftuar koronavirusin në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se deri tani janë grumbulluar  391.886 euro nga diaspora për fondin e Qeverisë për t’i ndihmuar institucioneve në kohë pandemie.

Bislmi ka treguar se edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë dhuruar rreth 22 mijë euro.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.

Shumë faleminderit secilit prej jush”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë nëpërmjet një videomesazhi kërkoi nga kosovarët që jetojnë në diasporë që të ndihmojnë vendin duke dërguar para kundër covid-19.

Ndërkohë partitë opozitare në vend nuk e përkrahën këtë kërkesë të Kurtit.

PDK’ja e sheh kërkesën e Kurtit si të pavend e të rrezikshme, në AAK thonë se kryeministri po improvizon, ndërsa sipas Nismës, Kurti nuk ka të drejtë morale të kërkojë ndihmë nga diaspora pas mbylljes së Ministrisë së Diasporës, e anulimit të projekteve që, sipas saj, ishin të dedikuara për afaristët e diasporës.

Aktualisht në Kosovë 449 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus, 12 kanë humbur jetën derisa 79 janë shëruar.

Rama: 1 mijë euro shtesë në për mjekët dhe infermierët

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbledhur qeverinë për masat e ndërmarra për parandalimin e koronavirusit.

Shqipëria ka konfirmuar deri më tani 10 të prekur nga koronavirusi, ndërsa janë kryer 114 teste ndaj personave të dyshuar. Ndërkohë Rama ka thënë se të gjithë infermierët dhe mjekët që shërbejnë për pacientët e prekur nga koronavirusi do të paguhen nga 1 mijë euro.

“Do ti paguajmë atë persona dhe mjeket e infermierët nga 1000 euro ndërsa shoferët 500 euro. Ka disa figura të mëdha mjekësia. Mendja dhe eksperienca janë pasuria më e çmuar. disa njerëz që janë dinamik edhe pse janë në pension janë të ftuar. Edha ata do të paguhen 1 mijë euro për të kontribuar në këtë luftë. Nuk e përsëris për asnjë zmadhim. Nuk e kam zmadhuar. Është një armik. Ky virus është një armik do të bëjmë çmos që të përballojmë këtë armik. Dhe do ta vrasim si një armik. Do të zvogëlojmë plagët dhimbjet dhe humbjet. Në vendin fqinj po qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë.” tha Rama.

Mblidhen 300 mijë dollarë për djaloshin australian që e tallën shokët

Periskopi.com Lajme

Një iniciativë për ta ndihmuar djalin e vogël australian, ka gjetur përkrahje të pabesueshme.

Në një video të plasuar nga nëna e tij në rrjetet sociale, ai shihet shumë i dëshpëruar dhe kërkon t’i jep fund jetës së tij, pasi po e qeshnin shokët e klasës.

Nëna e tijm Yarraka Bayles postoi videon e djalit të saj, Quaden, duke qarë pasi ai ishte në shënjestër të shkollës për trupin e tij të shkurtër.

Faqja GoFundMe kishte filluar një iniciativë për të mbledhur fonde për t’ia dërguar djalit 9 vjeçar, Quaden Bayles, në Disneyland dhe ka rritur të mbledh fonde 30 herë më shumë sesa objektivi i saj prej 10,000 dollarëve. Janë mbledhur rreth 300,000 dollarë.

Quaden Bayles po ashtu ka marrë shumë ftesa nga të famshmit e muzikës dhe sportit, që të jetë pjesë e shfaqjeve të tyre si i ftuar special.

KQZ-ja ndan 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Këto mjete janë ndarë për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e punës të secilit deputet.

Kjo shumë u ndahet partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8 458.34 euro për aktivitetet e deputetëve.

LDK-ja 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8 1666.68 për deputetët. PDK-së i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6 999.94 për nevojat e deputetëve.

Për AAK-në, KQZ-ja ka nda 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3 791.68 euro.

Nisma morri 15 e 750 euro, deputetët 1 750.06 euro. Listës Serbe iu ndan 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie 2 916.70 euro.

Bënte qejf me kartëmonedha false prej 50 eurosh: Kapet kosovari 27-vjeçar

Periskopi.com Lajme

Natën e së dielës (26 janar 2020), një i ri 27-vjeçar në një pijetore në qytetin e Zug-ut ka paguar për pijet që ka konsumuar 12 herë me nga 50 euro, shkruan polizeinews.ch. Por, ndërkohë u mor vesh se eurot e tij kishin qenë të falsifikuara dhe ai u raportua në polici.

Hetuesit policorë i kanë dërguar shërbimet e urgjencës tek një 27-vjeçar kosovar që jeton në kantonin e Schwyz-it, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, të bërë me urdhërin e  Prokurorisë publike të kantonit Zug, është gjetur dhe konfiskuar edhe një tjetër kartmonedhë e rreme prej 50 eurosh.

 

 

Mashtruesi i dyshuar është marrë në arrest të përkohshëm dhe është marrë në pyetje nga policia. Pastaj ai është lënë i lirë nga mbajtja e policisë.

Se si i ka siguruar 27-vjeçari eurot e rreme, është objekt i hetimeve në vazhdim.

Nga perspektiva e tanishme, nuk mund të përjashtohet që kartëmonedha të falsifikuara kanë qenë në qarkullim tashmë në ditët para kapjes së 27-vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Policia ka lutur personelin që të ketë vëmendjen e nevojshme kur pranojnë kartëmonedhat. Perceptimet e dyshimta në lidhje me paratë e falsifikuara duhet të raportohen menjëherë në polici (T 041 728 41 41).

Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për komunën e Bujanocit

Periskopi.com Lajme

Me një minutë heshtje, në nderim të policit të rënë në krye të detyrës, dje në Zhur të Komunës së Prizrenit, kabineti qeveritar ka filluar mbledhjen e 118-të.

Kabineti qeveritar gjithashtu ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë dhe nga 10 mijë euro për policët e plagosur.

Me propozimin  e Ministrisë së Punëve të Jashtme, është aprovuar “Akti Global për të Drejtat e Njeriut Magnitsky”, i cili sanksionon të gjithë shkelësit e të drejtave të njeriut kudo në botë. Ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e bënë Kosovën shtetin e parë në Evropën Juglindore që ka miratuar këtë akt, dhe e afron në partneritetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët ndërkombëtar në luftën për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare si shtesë e pensionit familjarë për zyrtarët policor të rënë në krye të detyrës sipas Ligjit të Policisë. Shuma prej 300 (treqind) eurove do të ndahet si shtesë e pensionit në bazë mujore, për familjarët e zyrtarëve të rënë në krye të detyrës, siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e rasteve të zyrtarëve policor të cilët vdesin në detyrë apo në kryerje të detyrës. Vendimi obligon Policinë e Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë  e Punëve të Brendshme  dhe Ministrinë e Financave të zbatojë atë.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për një periudhë tre vjeçare për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj.

Në mbledhjen e sotme është bërë plotësimi i Bordit të Ndërmarrjes Publike “Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave”, pas dorëheqjes së një anëtari në këtë bord.

Duke vendosur sipas kërkesës së Shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës, Qeveria ka ndarë 36,600 euro. Mjetet e ndara do të përdoren për shpenzimet elementare të Shoqatës dhe për përgatitjen e vëllimit të parë të “Leksikonit të të dënuarve politik shqiptarë të Kosovës në Jugosllavi 1945-1999”.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar edhe kërkesën nga Komuna e Bujanocit që Qeveria e Kosovës të mbështes financiarisht realizimin e Projektit “Aftësimi profesional i të rinjve në këtë Komunë. Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të Komunës së Bujanocit për realizim të këtij projekti që do të krijojë hapësirë dhe kushte për punësimin e të rinjve dhe parandalimin e migrimit të tyre.

Miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë edhe Rregullorja për ndihmën De Minimis, që nënkupton ndihmat në vlerë të vogël që nuk konsiderohen ndihmë shtetërore dhe nuk janë subjekt i autorizimit të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

Edhe Rregullorja për performancën e agjencive është miratuar në mbledhjen e sotme. Me këtë Rregullore përcaktohen rregullat e hollësishme dhe procedurat e mbikëqyrjes së agjencive ekzekutive dhe vlerësimit të performancës së tyre. Rregullorja do të jetë e zbatueshme nga të gjitha agjencitë ekzekutive dhe rregullatorë, si dhe të institucioneve shtetërore që mbikëqyrin performancën e agjencive ekzekutive.

Kabineti Qeveritar ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Grupit punues për koordinimin e aktiviteteve promovuese, me theks të veçantë brendimin dhe sloganin shtetëror. Grupi punues do të merret me mundësitë e inicimit të procedurave të krijimit të identitetit- identifikues të njohjes për publikun vendor dhe ndërkombëtar, si parakusht për të nxjerr në pah avantazhet konkurruese dhe atë që dallon një shtet nga shtetet tjera. Grupi punues do të koordinoj punën ndërinstitucionale të përfaqësimit brenda dhe jashtë vendit për këtë qëllim.

Është aprovuar në parim edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Letonisë për transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

Ka marr miratimin  në mbledhjen e sotme edhe Koncept dokumenti për Protokollin e shtetit. Koncept dokumenti rekomandon ndarjen e Protokollit diplomatik nga Protokolli i shtetit. Protokolli diplomatik duhet të vazhdojë të mbetet strukturë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa Protokolli i shtetit të organizohet brenda Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për shpronësime për interes publik të pronës së paluajtshme, objektit të ish “Gjykatës Themelore në Prishtinë”, për nevojën e akomodimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Me miratimin e tri vendimeve të veçanta, Qeveria e Kosovës ka aprovuar nismat e Ministrisë së Financave për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit “Fondi i sfidave të Kosovës – Arsimi profesional dhe trajnimi”; negocimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së “Customs 2020” dhe negocimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së “Fiscalis 2020”.

Me propozimin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal është aprovuar vendimi preliminar për fillimin e procedurave për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore në Komunën e Gjakovës dhe të cilat preken nga realizimi i projekteve të interesit publik.

Presidenti finlandez dhuron 200 mijë euro për fëmijët e varfër

Periskopi.com Lajme

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhuroi 200,000 euro fëmijëve të varfër për të shpenzuar në arsim.

Sipas mediave finlandeze, presidenti i Finlandës ka vendosur t’u dhurojë shoqatave dhe organizatave humanitare paratë e mbetura pas fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ai kërkoi që paratë të shpërndahen për fëmijët e familjeve në nevojë, në mënyrë që ata të sigurojnë libra, kompjuterë dhe pajisje të tjera arsimore të nevojshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti i Finlandës mblodhi rreth 1.5 milion euro në formë donacioni, transmeton KosovaPress.

Dy të rritur e ndihmojnë të miturin ta vjedhë një çantë plotë me para

Periskopi.com Lajme

Një fëmijë i mitur, së bashku me dy persona të tjerë të cilët e kanë ndihmuar, janë arrestuar në Pejë, pas vjedhjes së një çante nga një shtetase e Shqipërisë.

Sipas Policisë, shtetasja e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se ishte ndalur në rrugën ’Adem Jashari’ dhe kishte hyre në një market, veturën e saj e kishte lenë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale.

“Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty. Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’. I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48h. Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që të kanë përkujdesje të shtuar ndaj pronësisë së tyre.

Vuçiq nga Tirana: Të hënën do të ndaj një shumë parash për Shqipërinë, këtu morëm vendime të rëndësishme

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në një konferencë gjatë samitit për ‘mini-Shengenin’ në Tiranë ka thënë se të hënën do të ndajnë para nga Qeveria e tyre për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, raporton Periskopi.

‘’Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë parash Shqipërinë dhe besoj që do të jenë dy apo katër donatorët më të mëdhenj për Durrësin,Thumanën dhe zonën tjetër në Shqipëri’’, ka thënë ai.

Tutje Vuçiq thotë se morën vendime të rëndësishme për Ballkanin në Tiranë.

‘’Njësitet tona të emrgjencës do të bashkëpunojnë më  ngushtë në të ardhmen në rast të ndonjë tragjede. Kemi folur  si të zhvillojmë tregtinë, ta lehtësojmë atë. Kemi marrë vendime të rëndësishme. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin’’.

Kujtojmë që Kosova ka bojkotuar këtë samit./PERISKOPI/

Tiranë – Deklarata e përbashkët për shtypTakimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor për të diskutuar mbi axhendat e përbashkëta dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.20-21 Dhjetor 2019

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. Dezember 2019

 

Gjakovë: Arrestohet një vajzë, bashkë me të dashurin morën para nga viktima

Periskopi.com Lajme

Një femër është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj dhe shokun e tyre ia kanë marrë paratë viktimës mashkull.

Janë identifikuar edhe dy të dyshuarit tjerë dhe janë në kërkim.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Tayna dhuron të ardhurat e koncertit të ardhshëm për familjen Abazi (VIDEO)

Periskopi.com Showbiz

Reperja e njohur Tayna ka treguar se ka zemër të madhe.

Ajo në emisionin NIN në Klan Kosova ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë e grumbulluara nga koncerti i saj i ardhshëm për familjen Abazi e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

“Unë kam ndihmuar edhe më herët edhe pse nuk kam qejf kurrë që publikisht të tregojë për një gjë të tillë. E kam parë që nuk po interesohen shumë për familjen Abazi të Gjilanit që kanë qenë pjesë e kësaj fatkeqësie dhe kam dëgjuar po ashtu që nuk i kanë kushtet shumë të mira. Po dua që të ardhurat e koncertit të ardhshëm t’i dedikoj te familja Abazi, përveç atyre që i kam dhuruar në Shqipëri”.

Ajo ka bërë apel te të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë familjen Abazi pas humbjes së dy djemve të saj të cilët pas vetes kanë lënë edhe fëmijë.

Tayna ka thënë po ashtu se e ka zemrën e thyer nga kjo gjendje e vështirë në Shqipëri, por në anën tjetër tha po ndjehet mirë se shqiptarët janë bërë bashkë dhe po  e ndihmojnë Shqipërinë.

Drenasi ndan 10.000 euro për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Komuna e Drenasit ka marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit Komunal, propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10.000 eurove, për të ndihmuar Shqipërinë nga dëmet që i janë shkaktuar nga tërmeti.

Po ashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Drenasit ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare, në mënyrë që sado pak të lehtësojnë gjendjen e familjeve në këto ditë të vështira.

Për këtë çështje, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka marrë vendim për formimin e ekipit koordinues që do të përkujdeset për pranimin dhe dërgimin e ndihmave nga bizneset dhe qytetarët.

Kësaj iniciative të komunës, i janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët kanë treguar gatishmërinë që në shtëpitë, banesat e tyre, të strehojnë familjet që janë prekur nga tërmeti.

Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe mundësi t’i ndihmojnë, mund të kontribuojnë duke u bërë pjesëmarrës në këtë aktivitet, që nesër, më datë 28.11.2019, nga ora 08:00 në oborrin e objektit të vjetër të komunës, të sjellin pako dhe gjërat e tjera që me mjet transportues kamion do të nisen për në Shqipëri.

Pasuria marramendëse e kuzhinierit të famshëm turk, ja sa para bëri duke “hedhur kripë”

Periskopi.com Showbiz

Të presësh e të përgatisësh mishin nuk ka qenë kurrë kaq artistik. Dhe askujt më parë nuk i kishte shkuar mendja që hedhja e kripës mund të kthehej në një lloj arti.

E gjitha meritë e kuzhinierit dhe pronarit turk të një zinxhiri restorantesh Nusr-Et Steakhouse, i cili tani më ka shtrirë biznesin tij edhe në Nju JorkNusret Gökçe, ndryshe “artisti i mishit” në internet njihet si #saltbae.

Trajtimi pothuajse “erotik” që i bën një cope mishi, fotografitë pa bluzë, qëndrimet prej Marlon Brando-je euro-aziatik, takimet me personalitetet e ndryshme të artit dhe sportit që i dorëzohen tërheqjes për të shijuar pjatat më të mira të mishit në Stamboll i dhanë atij papritur famë.

Sefudnmi është publikuar vlera e kompanisë së tij ku sipas mediave turke, zinxhiri i restoranteve “Nusr-et” kap shifrën 1,5 miliard euro.

Me publikimin e këtyre statistikave, Nusret Gökçe në llogarinë e tij në instagram ka shkruar: “Para 10 vite punojsha për 400 euro kure sot posedoj një kompani me vlerë 1.5 miliard euro”.

3 persona grabisin 300 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Familja e 2 të moshuarve Shabani në Fushë Milot përjetoi momente tmerri mbrëmjen e së martës. 3 persona të maskuar dhe që u prezantuan si policë hynë në shtëpi dhe sipas familjarëve grabitën 300 mijë euro dhe sende me vlerë që ndodheshin në kasafortë.

Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë. Autorët i thanë se po kërkonin djalin e arratisur nga burgjet italiane.

“Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek. Ku e ke djalin? Hyri njëri, jemi prej Tirana tha, të ka dalë djali nga burgu, ku e ke futur, e ke këtu? Tre persona pashë unë që këtu. Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke futur djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ikur, ku e ke futur. Ku e ke strehuar? Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë, ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne. I kallëzova mbrapa kalajmave dhe erdhën. Ne kujtuam se ishte policia ata kishin qenë duke vjedhur”.

Lekët e familjes Shabani mbaheshin në një kasafortë në dhomën e gjumit.

“Sharruan lekët që kanë qenë atje brenda në kasafortë. Kanë marrë edhe plaçkat e nuses. Kasafortën e kanë hequr nga muri dhe e kanë marrë. Kanë marrë lekët e tokës, kanë ditur sikur janë lekë dhe i kanë marrë të gjitha, i kanë bërë grumbull dhe i kanë marrë me vete”.

Sipas dy të moshuarve, lekët që u grabitën nga tre autorët ishin kursime të fëmijëve emigrantë.

 

Keqpërdori detyrën zyrtare, arrestohet

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti në cilësinë e personit zyrtar ka bërë falsifikim të dokumentit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rreth 40 milionë euro remitenca në vit Kosova i jep për BE’në

Periskopi.com Lajme

Kosova jo vetëm pranon para në formë të remitencave nga diaspora, por miliona euro dërgohen nga Republika e Kosovës në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në pesë muajit e parë të këtij viti, rreth 13 milionë euro ka qenë vlera e remitencave dalëse, kurse gjatë vitit të kaluar 39 milionë euro ka qenë vlera e parave që janë dërguar nga punëtorë të huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë.

Ekspertë për çështje financiare pohojnë se vlera më e madhe dërgesave nga Kosova janë të punëtorëve të misioneve të huaja në Kosovë dhe studentëve nga Kosova që studiojnë në vende të ndryshme të BE-së, e që familjarët financojnë obligimet e nevojshme.

Mejdi Bektashi, ekspert për çështje financiare, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se vlera e remitencave dalëse është ulur për shkak të zvogëlimit të numrit të ndërkombëtarëve në Kosovë.

“Kjo mund të arsyetohet në radhë të parë për shkak të prezencës se madhe ndërkombëtare, po flas për ata që kanë vende qëndrim në Republikën e Kosovës, siç janë institucionet e ndryshme financiare, duke filluar nga zyra e Bankës Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, pastaj EULEX-i, UNMIK-u dhe shumë organizata dhe biznese tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Kurse një pjesë të konsiderueshme e përbëjnë studentët kosovarë që studiojnë ne vendet e Bashkimit Evropian. Me rritjen e numrit të studentëve, me siguri që edhe remitencat do të rriten nga Kosova në periudha të ardhshme, ndërkaq për prezencën ndërkombëtare kemi zvogëlim të remitencave dalëse”, thotë Bektashi.

Edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës thonë se “remitencat dalëse janë kryesisht të lidhura me vendet e Bashkimit Evropian, ngase shumica e atyre që dërgojnë para jashtë vendi janë rezident të Kosovës me origjinë të huaj (kryesisht punëtor të EULEX-it dhe UNMIK-ut). Sipas standardeve statistikore ndërkombëtare, të huajt që punojnë në Kosovë me kontratë një vit e më shumë, janë rezident të Kosovës”, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë të BQK-së.

Një punëtor ndërkombëtar që punon për një organizatë të huaj, i tha Radios Evropa e Lirë se rrogat e stafit sillen nga 5 mijë deri 8 mijë euro, varësisht nga pozita si dhe nga organizata.

Por, Mejdi Bektashi, thotë se punëtorët ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë paguhen nga buxheti i shteteve që vijnë dhe jo nga buxheti i Republikës së Kosovës.

 

Prizren, e rrah nënën natën e Bajramit për shkak të parave

Periskopi.com Lajme

Një person në Prizren është arrestuar, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e tij, pas një mosmarrëveshje për para.

Viktima si pasojë e sulmit që ndodhi mbrëmë, ka pësuar lëndime truprore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili pas një mosmarrëveshje verbale për shkak të parave e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij e cila si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

A ka para për zgjedhje të parakohshme?

Periskopi.com Lajme

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që më 22 gusht të mbahet seancë për shpërndarjen e Kuvendit, u ka hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit.

Subjektet politike në Kosovë tashme kanë shprehur gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, madje edhe kanë nisur fushatën parazgjedhore pa u caktuar zgjedhjet.

Në anën tjetër, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se ende nuk kanë para për fillimin e përgatitjeve për zgjedhje.

Valmir Elezi, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky vit nuk ishte parashikuar si vit zgjedhor dhe prandaj në Ligjin e Buxhetit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Ai thotë se pas shpalljes së zgjedhjeve, KQZ-ja do të bëjë kërkesë në Qeveri për mjetet e nevojshme financiare.

Ndërsa, sa më shpejt që do të miratohej kërkesa për mjete financiare, pas paraqitjes së saj, Elezi thotë se kjo do ta lehtësonte tej mase punën e KQZ-së në organizimin e zgjedhjeve.

“Mbështetur edhe në praktikat e kaluara, pra kur janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, KQZ-ja bën kërkesë në Qeverinë e Kosovës për mjetet financiare për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Zgjedhjet e kaluara parlamentare, të cilat po ashtu kanë qenë të paplanifikuara, kanë kosto të përgjithshme shumën 4 milionë euro. Por, se sa do të kushtojnë zgjedhjet eventuale, ne nuk mund ta dimë tani. KQZ-ja fillon me përgatitjet intensive të një procesi zgjedhor vetëm pasi të merret vendimi përshpalljen e tij. Prandaj, në këtë drejtim ne ende nuk kemi bërë ndonjë planifikim të buxhetit. Qeveria po pret kërkesën e KQZ-së” , thotë Elezi.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave, ndërkaq, pohojnë se mjetet financiare për organizimin eventual të zgjedhjeve, ekzistojnë në këtë ministri.