Enca patriote, me fotografi provokuese nga plazhi: 100 për qind shqiptare

Periskopi.com Showbiz

Pas angazhimeve të shumta muzikore, këngëtarja Enca Haxhia është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke treguar momentet e këndshme që po shijon atje.

Së fundmi, Enca vendosi të tregojë ndjenjat e saj patriotike, duke pozuar krah flamurit kombëtar.

Teksa dukej mjaft atraktive dhe prvokuese në bikini të kuqe, këngëtarja ka marrë pranë shkëmbit në plazh flamurin e Shqipërisë dhe ka pozuar pranë tij.

“100 për qind shqiptare”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtij imazhi të ndarë me dy milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Përndryshe, Enca po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit, “Jealous”, që është pritur mirë nga fansat e saj të shumtë.

 

View this post on Instagram

 

?% Albanian ???

A post shared by ENCA (@enca) on