Kuvendi në pauzë, rifillon në 14:30

Periskopi.com Lajme

Seanca e jashtëzakonshme për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të vazhdojë pas pauzës e cila do të zgjasë deri në ora 14 e 30.

Para fillimit të saj, do të hedhet në votim rezoluta për ndalimin e udhëzimit administrativ për homologimin e veturave.

Lidhur me këtë pikë, shefi i grupit parlamentar të VV-së kërkoi nga deputetët që të jenë në seancë, pasi sipas tij, në rast se sot nuk merret një vendim nga Kuvendi atëherë marrëveshja do të vazhdohet automatikisht deri në vitin 2029.

Në seancën e thirrur për Luginën e Preshevës, është kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve atje, e për të cilën u tha se është duke u përkeqësuar dita ditës.

Kuvendi përsëri bosh dhe pa kuorum, shkon në pauzë

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës, ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00 pasi deri tani një sërë pikash janë diskutuar por nuk kanë pasur kuorum që të votohen.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se seanca do të vazhdoj në ora 14:00 dhe ka kërkuar nga deputetët të kthehen për votim.

“Vazhdon seanca në ora 14:00 dhe prapë po ju lus që t`i thirrni kolegët që të marrin pjesë sepse duhet të kryhet votimi ose duhet nesër me u mbledh sërish kështu ma mirë është sot me u kry”, tha Haliti.

Si pikë e radhës pas pauzës është pika 38 Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.