Shpallet në kërkim 42 vjeçari, dyshohet se përdhunoi një të ri me aftësi të kufizuara

Periskopi.com Lajme

Një 42 vjeçar në Elbasan është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një 18 vjeçar me aftësi të kufizuara. Kallëzimi është bërë nga vetë i riu dhe menjëherë burri është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas  kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Policia po vijon punën për kapjen e ndalimin e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë. /TCH