AAK-ja e do PDK-në në Qeveri, por e duan edhe ‘hisen’ e tyre në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Çështja e dialogut, u bë mollë sherrri për lëkundjen e raporteve mes partnerëve të koalicionit LDK-AAK.

E në anën tjetër, nisma e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë Hoti po duket e pamundur, shkruan Periskopi.

Përfshirjen e PDK-së në koalicion, deputeti i AAK-së, Gazmend Syla duke folur për Periskopin thotë se partia në të cilën bën pjesë janë pro zgjerimit të koalicionit nëse një gjë e tillë i duhet Kosovës.

‘’Ne kemi marrëveshje të nënshkruar me LDK-në për bashkëqeverisje. Nëse vlerësohet se Kosovës i duhet një koalicion më i gjerë, Aleanca nuk e kundërshton dhe nuk vendos kushte, por, përfshirja e AAK-së duhet të bëhet në bazë të forcës politike që e ka në Kuvendin e Kosovës.’’, përfundon Syla.

Duke shtuar tutje duan ta kenë ‘hisen’ e tyre në Qeveri në proporcion me numrin e ulëseve në Kuvendin e Kosovës. /Periskopi/