Skuadra e madhe evropiane mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Një lajm tronditës dhe i bujshëm vjen nga Franca ku “L’Equipe” bën me dije se skuadra e Paris Saint Germain mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Skuadra parisiene akuzohet për nënshkrimin e kontratave të sponsorizimit me institucionet e Katarit, ku UEFA hetoi për këtë vetëm pas vitit 2015.

Ndërsa, së fundmi është raportuar se Qeveria Evropiane e Futbollit ka hetuar edhe sezonin 2013-2014, 2014-2015.

Image result for PSG 2018/2019 celebrating

Qershorin e 2017-ës lidershipi i klubit francez pati një takim me UEFA-n ku dhe u ra dakord për të ulur 37 për qind të këtyre kontratave të nënshkruar kryesisht me Autoritetin e Turizmit të Katarit.

Në vitin 2014, PSG u sanksionua me bllokim të përforcimeve që është kthyer tashmë në një dënim të përsëritshëm, i cili tashmë mund t’i largojë nga Liga e Kampionëve./Periskopi/