Plaku që ruan flamurin kuq e zi qe 50 vjet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Xhemajl Kurti, plaku nga fshati Abri, tash e 50 vite e ruan me nostalgji flamurin Kuq e Zi. Ai këtë flamur e ka që nga viti 1968 – shkruan Periskopi.

Këtë flamur plaku 84 vjeçar e quan “Flamuri i Fazli Graiçevcit” dhe e ruan me shumë dashuri.

Edhe pse në moshë të shtyer e në kushte të rënda ekonomike, kujtesa e Kurtit është e freskët. Ai mbanë mend shumë kujtimet nga e kaluar e vështirë e popullit shqiptar që kishin ndër shekuj.

Me Kurtin 84 vjeçar ka publikuar disa fotografi edhe zv/ministri Isa Xhemalaj, i cili e ka vizituar të hënën dhe i ka uruar atij jetë të gjatë./Periskopi/