I riu dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Shëngjinit, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin

Periskopi.com Lajme

Ka më shumë se dy orë që në plazhin e Shëngjinit, saktësisht tek ‘Rana e Hedhun’ po kërkohet një i ri.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dyshohet se 18 vjeçari është mbytur në det.

 

 

Duhet përkujtuar që gjatë ditës së sotme tre persona të tjerë gati patën vdekjen me sy në plazhin e Velipojës.

Të riun në Shëngjin janë duke e kërkuar edhe ekipet e shpëtimit në këtë anë dhe e gjithë zona po kontrollohet nga zhytësit.