E bujshme: Në Angli do ta vendosin lojtarët për rinisjen e kamponatit

Periskopi.com Sporti

“Project Restart”, ose ndryshe “Rinisja” në Premier League është ende në një fazë embrionale dhe pritet që të vijë “ok” sidomos nga aktorët kryesorë, që janë futbollistët.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, nëntë klube të Premier League nuk kanë ndër mend që të marrin një pozicion zyrtar edhe për shkak se futbollistët janë ata që duhet të zgjedhin se çfarë duan të bëjnë.

Klubet nuk mund të marrin vendim edhe për futbollistët, pasi do të ishte përgjegjësi shumë e madhe, duke ditur se Anglia është ende në valën epidemologjike dhe për numër viktimash ka arritur në vend të parë në Europë, duke kaluar edhe Italinë dhe duke e vendosur e dyta në botë.