​Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur sonte një takim të shtabit të krizave për të parandaluar efektet e mundshme negative të shkaktuara nga koronavirusi.

Në një fjalim drejtuar qytetarëve të Serbisë, Vuçiq ka bërë të ditur se është vendosur gjendja e jashtëzakonshme në vend.

“Në bazë të një letre dërguar Qeverisë dhe ministrit të Mbrojtjes, dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ne marrim një vendim për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ndër tjera Vuçiq.

Në Serbi janë regjistruar 48 raste me koronavirus

Vuçiq: Priten tërheqje të reja të njohjes së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë në Uashington se vendi i tij do të pezullonte veprimet diplomatike për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse shqiptarët pushojnë së kërkuari që Serbia ta njohë Kosovën.

“Mos kërkoni njohje, ne nuk do të bëjmë njohje. Por ata kurrë nuk donin ta pranonin,” tha Vuçiq, duke shtuar se Prishtina beson se veprimi diplomatik i Serbisë për të bindur vendet që e njohën Kosovën të tërheqin njohjen “dëmton pozicionin e tyre si një vend i pavarur.”

Ai përsëriti se Serbia është e gatshme për bisedime nëse Prishtina heq tarifat.

“Kur shqiptarët tërheqin tarifat e tyre, ne jemi të gatshëm të flasim për gjërat thelbësore,” u tha Vuçiq gazetarëve në Uashington.

Vuçiq tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkuan ndonjë lëshim nga Serbia në këmbim të heqjes së tarifës nga Kosova.

“Ne mund të diskutojm ë vetëm për diçka që është thelbësore kur taksa të hiqet,” tha Vuçiq.

Si problem, ai tha se nuk mund të shohë në këtë moment se çfarë zgjidhje kompromisi mund të ofrohet, dhe se, siç tha, të dy palët janë njësoj të pakënaqura.

Ai gjithashtu tha se do të diskutojë çështjen me kancelaren gjermane Merkel brenda disa ditësh.

“Ajo që është e rëndësishme është që dialogu duhet të vazhdojë, të mos e nënvlerësojmë njëri-tjetrin, pasi këtu nuk ka fitues. Ne duhet të jetojmë krah për krah për njëqind vjetët e ardhshëm”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu njoftoi se tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës priten në ditët e ardhshme.

Vuçiq: Pa heqjen e plotë të taksës nuk ka vazhdim të dialogut

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq këmbëngulë në heqjen e tërësishme të taksës nga ana e Qeverisë Kurti.

Ai thotë se dialogu me Kosovën mund të vazhdojë vetëm pas largimit të plotë të masës 100 për qind të vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor 2018.

Pas takimit në Uashington me Matthew Palmer, presidenti Vuçiq tha se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor është pro heqjes së plotë të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

“Palmer pajtohet me ambasadorin Richard Grenell që tarifat duhet të hiqen plotësisht. Nuk ka diskutime thelbësore me Prishtinën dhe nuk do të ndodhë derisa ata të heqin tarifat. Mund të flasim për asgjë, mund të takohemi, por nuk ka diskutime thelbësore për çështje të rëndësishme”, është shprehur Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë në SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralaj mëruar se më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditore. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën deri në zbatimin e reciprocitetit”, është shprehur Kurti.

Vuçiq: Një vend i fuqishëm evropian e kërkoi taksën për të penguar kompromisin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se një vend i madh, i rëndësishëm dhe i fuqishëm evropian i ka kërkuar Prishtinës të vendos taksën me qëllim që Serbia të dalë nga dialogu, i që sipas tij “në ato momente po shkonte drejt një zgjidhjeje kompromisi”.

“Kjo u bë për të thënë se Serbia po e linte dialogun dhe se çdo plan do të rrëzohej që Serbia të fitonte diçka”, theksoi Vuçiq për Tv Happy, duke kujtuar se ideja e demarkacionit mund të jetë rezultat i një dialogu në të cilin Serbia do të merrte diçka.

“Unë nuk e dija menjëherë, tani i di të gjitha. Ka një forcë domethënëse dhe të fuqishme në diskutim”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se e gjithë bota doli kundër taksës, se amerikanët ishin më të zëshëm se evropianët, sepse, siç theksoi Vuçiq, një vend evropian e dëshironte atë, transmeton Klan Kosova./Periskopi/

Vuçiq tregon çfarë foli në telefon me Ramën dhe Zaevin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot me telefon ka biseduar me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama për takimin e ardhshëm në Ohër me të cilën vazhdohen bisedimet për vendosjen e të ashtuquajturës “Shengeni i vogël”.

Vuçiq në Instagram ka publikuar fotografi ku gjendet në tavolinën e punës, pranë telefonit dhe dokumenteve të shumta si dhe fotografi me bashkëpunëtorët e tij me porosi “bisedë e shkëlqyeshme për konferencë me Ramën dhe Zaevin para samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”.

Biseda telefonike me kryeministrin Zoran Zaev dhe Edi Rama pason menjëherë pas bisedimeve që ai sot i ka pasur në Beograd me përfaqësuesin special të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Matthew Palmer.

Në pres konferencën e përbashkët Vuçiq ka deklaruar se Serbia “angazhohet për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor që shihet edhe përmes vazhdimit të takimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj edhe gjitha tjerat (i ashtuquajtur “Shengen i vogël”) gjatë javës në Ohër” duke iu falënderuar mbështetjes së SHBA-së për këtë ide./tch

Vuçiqi: Merkel dëshiron që Kosova e Serbia të bisedojnë derisa të gjejnë zgjidhje

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë të martën se Evropa pa dyshim se dëshiron zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë.

Duke folur pas një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Vuçiqi tha se Gjermania insiston në këtë.

“Plani dhe ideja nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Merkel është të organizojnë një takim rajonal dhe të nisin bisedimet intensive mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ai, raporton televizioni serb N1, transmeton Koha.net.

Vuçiqi shtoi se Merkeli dëshiron stabilitet afatgjatë dhe, sipas tij, “ajo do të investojë të gjitha përpjekjet në ruajtjen e stabilitetit”.

“Ajo dëshiron që ne të flasim derisa të gjejmë një zgjidhje”, tha presidenti serb.

Vuçiqi është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit i ka thënë se “do të jemi të përkushtuar në mbështetjen e punës suaj në mbështetje të paqes dhe stabilitetit”.

Temë kyçe e këtij takimi ka qenë Kosova, por që s’është treguar se çfarë është biseduar rreth kësaj teme.

Vuçiq: Përfaqësuesit e huaj në kafene u dhanë para politikanëve serbë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se “përfaqësuesit e huaj në kafene të ndryshme” po bindnin dhe po u jepnin para disa politikanëve serbë në Kosovë që të garonin kundër Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Duke vlerësuar se do t’i bashkonte më tej serbët dhe se Lista Serbe do të fitonte “bindshëm”, Vuçiq pyeti se si mund të pritet që dikush që merr para nga ambasadat e huaja, të mbrojë interesat e Serbisë.

“Për mua është e rëndësishme që serbët të jenë sa më të bashkuar, dhe kur të merrni para nga ambasada dhe asnjëherë të mos përgjigjeni në pyetjen se ku keni marrë 200,000 euro si Vuk Jeremiq, si e prisni një njeri të tillë të mbrojë interesat serbe”, tha Vuçiq

Tanku që tregoi Vuçiq nuk ndodhet përpara stadiumit të Dortmundit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tregoi sot një foto të një tanku për të cilin tha se ndodhet para stadiumit të klubit gjerman të futbollit Borussia Dortmund, por fotografia është marrë në një kazermë gjermane, raporton N1.

Duke komentuar atë që ai tha se ishte një “fushatë histerike” kundër vendosjes së një tanku përpara stadiumit të Crvena Zvezdës në Beograd, Vuçiq tha se CSKA Moska ka një tank në stadium, Arsenali i Londrës ka topa përpara stadiumit, dhe Borussia Dortmund ka një tank si simbol, vendosur përpara stadiumit Westfalen.

“A jemi dakord që gjermanët janë një popull i qytetëruar, se ata janë kundër luftës? Me siguri klubi i dytë më i suksesshëm gjerman është Borussia Dortmund, të paktën kohët e fundit. Këtu ju shihni, ky është një simbol i Borussia Dortmund – një tank, me shenja që kujtojnë disa herë të kaluarën, përpara stadiumit Westfalen. A keni dëgjuar ndonjëherë nëse dikujt i pengon ky tank? Ju kurrë nuk keni dëgjuar as që e kanë, “u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd gjatë një vizite në Departamentin e Urgjencës së qytetit.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që sugjeron se tanku-simbol i Borussia Dortmund ekziston dhe se fotografia që tregoi Vuçiq nuk u mor para stadiumit Westfalen, por në një kazermë gjermane.

Fotoja e tankut, ku janë vendosur shenjat e Borussia Dortmund gjatë ‘Ditëve me dyer të hapura’ të kazermës, u postua në Facebook më 2014, në një faqe kushtuar forcave të armatosura gjermane – Bundeswehr.

Administratori gjerman i faqes etiketimin e klubit të futbollit në eksponat – tankun në kazermë – e quajti “përdhosje”.

Vuçiq: Jem të interesuar për Kosovën dhe raportet me të

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me kryesuesin e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister, me të cilin, në mes tjerash ka biseduar edhe për vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Vuçiq ka theksuar se “Serbia vendosmërisht e përkrahë dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, nën patronazhin e BE, por se si kusht për kthimin e Serbisë në tryezë të bisedimeve ka theksuar heqjen e taksave kosovare për prodhimet e Serbisë.

“Kur bëhet fjalë për punën e parlamentit të Serbisë, në disa aspekte ka ekzistuar hapësira për avancim andaj edhe rekomandimet janë miratuar. Drafti i strategjisë për medie, i cili është përpiluar në mënyrë shumë transparente dhe inkluzive, është dërguar Komisionit Evropian për mendim.

Me këtë dokument do të sigurohen kushtet për vazhdimin e reformave në fushën e medieve dhe avancimi i shprehjes së lirë”, ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq.McAllister gjatë bisedës me presidentin e Serbisë ka theksuar se është e domosdoshme të punohet në reformat e ligjit për zgjedhje, ka kumtuar kabineti i presidentit të Serbisë.

Serbia falënderon Bjellorusinë për avionët bombardues dhe Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në takimin presidentin e Bjellorusisë Alaksandar Lukashneko ka thënë se Serbia nuk do ta harrojë kurrë vizitën e tij në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s.

“Më duket se ia kam dalë t’ia sqaroj pozicionin e Serbisë detajisht pos falënderimit të zakonshëm që Bjellorusia s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Gjendem në vendin mik”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vuçqi pas takimit me Lukashenkon.

Ka treguar se presidentin bjellorus e ka njoftuat me bisedat rreth Kosovës derisa e ka dhënë me plot gëzim lajmin se Lukashenko do ta vizitojë së shpejti Serbinë, transmeton Koha.net

“Serbia nuk mund ta harrojë kurrë vizitën e Lukashenkos në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s ndërsa e kam falënderuar në mënyrë të veçantë për katër migët (avion bombardues rus) që na i ka dhënë Bjellorusia”, ka thënë Vuçiq.