Për shtëpinë dhe planetin tonë! Eko Kredi nga Banka ProCredit

Periskopi.com Lajme

Banka ProCredit, në bashkëpunim me Programin GEFF të BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), ka lansuar Eko Kredinë për klientët privat të cilët zbatojnë masa për efiçiencë të energjisë në shtëpi, duke pasur kështu mundësi që të përfitojnë grant deri në 20% të shumë së kredisë.

Një familje në Kosovë shpenzon mesatarisht 50% të kostove vjetore të energjisë për ngrohje dhe ftohje.

Investimi në produkte me efiçiencë të energjisë në shtëpi ose banesa zvogëlon konsumin e panevojshëm të energjisë, duke rezultuar në kursime të drejtpërdrejta financiare.

Përveç kursimit të energjisë dhe të parave, produktet me efiçiencë të energjisë përmirësojnë standardin e jetës dhe zvogëlojnë shkarkimin  e gazrave serë, si CO2.

Për t’u kujdesur për shtëpinë dhe planetin tonë, Banka ProCredit, në bashkëpunim me BERZH-in ka lansuar Eko Kredi për klientët privatë të cilët zbatojnë masa për efiçiencë të energjisë.

Aktivitetet që mbështeten me Eko Kredi janë:

  • Dritaret, dyert, xhamat (izolim)
  • Izolimi i mureve të jashtme
  • Izolimi i çatisë
  • Izolimi i dyshemeve
  • Izolimi i mureve ndarëse
  • Stufat/kaldajat me biomasë
  • Ndriçimi me efiçiencë të lartë
  • Ngrohja solare e ujit
  • Kaldaja/bojler efiçientë me gaz
  • Pompat e nxehtësisë (me energji elektrike ose me gaz)
  • Sistemet fotovoltaike të integruara në ndërtim
  • Ventilimi mekanik i balancuar me rikuperim të nxehtësisë
  • Rezervuarët e ujit të ngrohtë

Klientët të cilët aplikojnë për Eko Kredi kanë mundësi të përfitojnë grant deri në 20% të shumës së kredisë pasi të plotësojnë kushtet e paracaktuara për ndërtim dhe renovime që rrisin efiçiencën  e energjisë, ashti si janë përcaktuar nga BERZH-i nëpërmjet Programit Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).

Për të llogaritur me përafërsi kursimet që vijnë nga instalimi i teknologjive me efiçiencë të energjisë, Programi GEFF ka zhvilluar një Kalkulator të Kursimeve të Energjisë i cili gjendet online. Familjet mund t’i përllogarisin lehtësisht kursimet që mund të arrijnë nëse investojnë në teknologji të ndryshme, në varësi të burimit të energjisë që përdorin.

Programi GEFF gjithashtu ka krijuar një katalog online të produkteve me efiçiencë të energjisë – Selektori i Teknologjisë i cili paraqet  të gjitha produktet të cilat janë të paktën 20% mbi ato standarde, kur bëhet fjalë për efiçiencën e energjisë.

Investoni në teknologji të gjelbra, zvogëloni shpenzimet për energji dhe mbroni mjedisin!

Aplikoni për kredi këtu.

 

 

 

ProCredit lanson ofertën loçkë për blerjen e shtëpisë

Periskopi.com Lajme

ProCredit lanson ofertën loçkë për blerjen e shtëpisë

Oferta e re nga banka ProCredit i dedikohet klientëve privatë që planifikojnë të blejnë shtëpi/banesë apo patundshmëri dhe ofrohet me normë efektive prej 3.70%.

Apliko Online KËTU

Oferta vlen deri më 15 janar 2019; vetëm për klientët që aplikojnë për kredi përmes ueb faqes:

https://www.procreditbank-kos.com/shq/apliko-online/?interest=1

www.procreditbank-kos.com

Përfitimet tjera për klientët privatë:

  • Fonde Flex deri në 200% të pagës tuaj me normë efektive prej 9,37%
  • Kredi Investive me normë efektive vjetore prej 5.55%
  • Platformë të avancuar të bankimit online – ProCredit Direkt
  • Oferta vlen edhe për Eko investimet tjera në përgjithësi

Gjeni disa shembuj këtu për orientimin tuaj; shuma dhe periudha e kthimit të kredisë përshtatet me nevojat dhe potencialin financiar të klientit.

https://www.procreditbank-kos.com/shq/lajme/a-ke-ni-cfare-oferte-per-shpi-1181/

Shënim: norma e interesit është e ndryshueshme varësisht nga qëllimi, shuma dhe periudha e kthimit të kredisë.

 

Pamje nga fishekzjarrët e ProCredit Bank në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

 Pas përfundimit të koncertit të organizuar sonte nga “ProCredit Bank” pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, janë ndezur fishekzjarrët.

Edhe pse ka pasur tërë ditën protesta dhe reagime kundër ndezjes së fishekzjarrëve, ato janë hedhur në qiell.

Banka kishte marrë leje nga Ministria e Brendshme për këto fishekzjarre. Në koncert ishte  e ftuar këngëtarja Elvana Gjata, e cila argëtoi një masë të madhe të qytetarëve.

 

Përkundër kundërshtimeve, fishekzjarrët u hodhën sonte në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Përkundër shumë kundërshtimeve, fishekzjarrët janë hedhur sonte  në koncertin e organizuar nga ProCredit Bank në Prishtinë .

Gjithçka nisi rreth orës 22:00 në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ditë para koncertit, ambientalistët kishin dalë kundër ndezjes së fishekzjarrëve duke kërkuar sqarime nga institucionet, që pavarësisht ajrit të ndotur, po japin leje për hedhjen e mjeteve piroteknike.

Komuna e Prishtinës ka thënë se nuk i takon asaj të vendosë për mjetet piroteknike dhe organizatorin e kishte drejtuar te Ministria e Punëve të Brendshme. E kjo ministri duket se nuk ka komunikim fare me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që ka dalë haptas duke thënë se është kundër mjeteve piroteknike.

Viteve të fundit, Prishtina është një nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

 

 

 

Gjithçka gati për koncertin e Elvana Gjatës, interesim i madh i fansave

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata ka ditë që ka paralajmëruar një koncert në Prishtinë, të cilin e ka organizuar ProCredit Bank.

Pritjes së fansave të saj tashmë i erdhi fundi, ngase sonte mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtares.

Elvana do të performojë tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ndërsa ende pa nisur ai shihet interesim i madh i fansave të këngëtares.

Shihet numër i madh i fansave që janë mbledhur për ta dëgjuar nga afër atë.

MPB i ka dhënë leje ProCredit Bankës për hedhjen e fishekzjarreve

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë leje Bankës ProCredit për hedhjen e një ton fishekzjarrëve.

Pasi që aktivistët mjedisorë kosovarë kanë bërë thirrje për bojkot të koncertit të këngëtares Elvana Gjata që pritet të mbahet të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, duke thënë se fishekzjarrët e paralajmëruara rrezikojnë njerëzit dhe kafshët, MPB ka thënë se kjo bankë ka leje për hedhjen e tyre.

Në përgjigjet e dërguara për KALLXO.com zyrtarë të MPB-së kanë thënë që përdorimi i fishekzjarrëve lejohet me ligjin për përdorimin civil të eksplozivëve dhe se kjo ministri i ka dhënë leje PCB-së për hedhjen e një ton fishekzjarresh.

“Në këtë rast, ministria ka dhënë lejen për përdorimin e fishekzjarreve në oborrin e Bibliotekës Kombëtare,  kompania posedon pëlqimin e Bibliotekës dhe Komunës së Prishtinës për mbajtjen e evenimentit (këtu është përfshirë edhe koncerti dhe ndezja e fishekzjarreve)”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dhënë BIRN.

Tutje thuhet se eveniment i njëjtë është mbajtur edhe viteve të kaluara, ku në vitin 2017 janë përborur 3000 kg fishekzjarre, ndërsa këtë vit është zvogëluar kjo sasi.

“..duke mare parasysh edhe çështjet e ambientit dhe të sigurisë, për  këtë vit ministria e ka aprovuar lejen me sasi të kufizuar prej 1000 kg”, thuhet në përgjigje.

Më pas ministria thotë se kjo sasi prej 1000 kg bruto, llogaritet sasia e letrës, kartonit, gipsit dhe dheut që përbëjnë fishekzjarret, kurse sasi neto te barutit këtu mund te ketë rreth 60 kg.