Mirena: Sipas zyrtarëve të VV, koalicioni me LDK’në projekt i Kurtit e jo i partisë

Periskopi.com Lajme

Gjatë debatit në RTV Dukagjini, analisti, Ilir Mirena tha se sipas reagimeve nga Vetëvendosja dhe fjalëve të Glauk Konjufcës, plani për të bërë një koalicion me LDK-në ka qenë projekt i Albin Kurtit, e jo i VV-së, raporton Periskopi.

“Haziri përpiqej t’ia lente fajin VV por e dimë që ka qenë me jo-konsistent dhe i ka akuzu si parti e majtë, parti e kuqe. Konjufca megjithatë e ka pasë një konsistencë që nuk ia vlenë me pas koalicion. Ai la me kuptu që ky ka qenë një projekt personal i zotit Kurti, nga deklaratat e anëtarëve të Vv-së lë të kuptojnë që ky ka qenë një projekt i Albin Kurtit e jo i Vetëvendosjes”, tha Mirena.

Sipas tij, edhe pse vërehej kujdes i madh gjatë debatit mes Konjufcës e Hazirit, ata  prapë lanë të kuptohet se nuk do të bashkëpunojnë në këto zgjedhje.

“Na e pamë që janë marrë vesh për mos me u marr vesh për kurrgjë. Të dy palët po shfrytëzojnë si pretekst, të dy palëve po ju shërben si alibi për me ja hedh fajin njëri-tjetrit që kjo parti nuk ishte e gatshme për kompromis. Sonte në këtë debatin mes Konjufcës dhe Hazirit edhe pse përpiqeshin që të jenë të kujdesshëm, nuk kanë rrëshit në ofendime, sidoqoftë vëreheshin që këto dy parti e kanë vendosur që të shkojnë të vetme, mundet me ndodh një mrekulli deri me 30 gusht, por personalisht nuk besoj se mund të bëjnë koalicion. Duke marrë parasysh brumin politik prej kujt janë bë mendoj se është e pamundshme që këto dy parti munden me ba koalicion dhe të shkojnë në zgjedhjet e 6 tetorit bashkë”, u shpreh Mirena. /Periskopi