Kryeministri i Etiopisë thotë se dështoi puçi ushtarak

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Etiopisë thotë se Qeveria e tij ka arritur që të parandalojë një grushtshtet në një rajon jashtë kryeqytetit, Addis Ababa.

Kryeministri Abiy Ahmed tha për transmetuesin publik më 22 qershor se një gjeneral ushtarak dhe të tjerë brenda ushtrisë së vendit, kanë orkestruar një tentim-puç në rajonin e Amhara.

Abis tha se disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur gjatë operacionit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se është në dijeni të raportimeve për të shtëna me armë në Addis Ababa.

 

Puçi në Venezuelë, automjeti ushtarak shtyp dhunshëm protestuesit (Video)

Periskopi.com Lajme

Në Venezuelë është duke u zhvilluar grushshtet ndaj presidentit Nicolas Maduro nga Juan Guaido, i cili shpalli veten president i përkohshëm i Venezuelës.

Përkrahësit e Guaidos që janë duke demonstruar në rrugë po ballafaqohen me forcat ushtarake.

Në një video të shpërndarë në Twitter shihet një automjet ushtarak që shtyp disa protestues.

Guaido i ka bërë thirrje edhe ushtrisë që të rreshtohet krah tij dhe të merr pushtetin.

Ndërkaq, në krah të tij kanë dalë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili dhe të gjitha shtetet demokratike.

Çfarë ka premtuar Guaido?

35 vjeçari ka premtuar që do të transformojë Qeverinë dhe zgjedhje të lira për t’i dhënë fund sundimit të regjimit socialist Maduro, i cili ka udhëhequr vendin e naftës dhe e ka shndërruar në një kolaps ekonomik dhe krizë humanitare.

Çka thotë Maduro?

“Situata është nën kontroll,” tha zëvendësministri i Komunikacionit të Maduros, Isbemar Jimenez, për CNN të martën. “Të gjitha garnizonet ushtarake mbështesin presidentin venezuelian Nicolás Maduro.”

 

 

 

Kurti, Jahjaga e Sejdiu në tubimin e Erdoganit në Prizren në dyvjetorin e puçit

Periskopi.com Lajme

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Prizrenit që vjen nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada e Turqisë për “15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi .

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, në fjalën e saj gjatë ceremonisë kujtoi të gjithë dëshmorët dhe veteranët e 15 korrikut, të cilët siç u shpreh ajo, luftuan për demokracinë dhe për popullin turk në atë natë të paharruar.

Të kontaktuar nga KTV-ja zyrtarë të VV-së nuk kanë dashur të komentojnë duke thënë se për këtë do të mund të deklarohen ditën e nesërme.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ish presidentët Atifete Jahjaga e Fatmir Sejdiu.