Haxhiu: Qaq keq i ka Kosova punët saqë nuk guxojmë me ia lënë në dorë ato LDK’së

Periskopi.com Lajme

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje thotë se kjo parti nuk ia lë kryeministrin LDK’së. Kështu nënkupton ajo me deklaratën e saj në TV Dukagjini kur thotë se ‘qaq keq i ka Kosova punët saqë nuk mund t’ia lë dikujt në LDK këto punë”.

“Albini ka qenë më i votuari në zgjedhjet e fundit edhe a besoni bre që qaq keq i ka Kosova punët sa ne nuk guxojmë me ia lënë në dorë ato dikujt në LDK”, ka thënë Haxhiu, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se LDK dhe VV, janë ndër partitë e para opozitare që kanë nisur diskutimet për një bashkëpunim të mundshëm. Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar të paktën dy herë deri më tani. Mirëpo gjatë dy ditëve të fundit, fjalori mes dy partive është anashkaluar tej mase pasiqë Vetëvendosje thotë se nuk ia lë kryeministrin LDK’së derisa këtë të fundit poashtu e thonë të njëjtën gjë. /Periskopi/